Nënshkruhet marrëveshja mes qeveris ëhsiqptare dhe kompanisë që do të ndërtojë Portin e Jahteve në Durrës. Projekti 2 miliardë euro i Durrës Yachts & Marina ëhstë gati tani q ëtë kalojë në fazën tjetër, atë të zbatimit.
“Ky është hapi përfundimtar i një procesi të gjatë që e kemi bërë transparent dhe e kemi ndarë me publikun. Kjo është kontrata përfundimtare pasi kemi kaluar të gjithë hapat duke nisur nga AIDA nga letra e interesit nga investitori në atë kohë dhe të gjithë hapat e tjerë në një negocim shumë të gjatë dhe më pas deri në aprovimin nga Parlamenti dhe sigurisht dekretimin e këtij ligji të posaçëm nga Presidenti.
Ky është projekti më i madh ekonomik që Shqipëria ka pasur ndonjëherë dhe për herë të parë shteti shqiptar është bashkëaksioner në një projekt që do të ketë vlerë investimi rreth 2 miliardë euro. Për me tepër duhet të kemi parasysh që ky projekt do të ndryshojë pamjen për të gjithë rajonin”, deklaroi Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ndërsa kryeministri Edi Rama pranoi se procesi për projektin e Portit të Durrësit ka qenë i vështirë, por tashmë i hapet rruga transformimit dhe zhvillimit ekonomik të vendit në një treg të gjerë ndërkombëtar.
“I hapet rrugë këtij transformimi të paimagjinueshëm. Procesi ka qenë i gjatë i vështirë me shumë yçkla në aspektin tekniko ligjor dhe me firmosjen e kontratës sot ky proces përfundon dhe fillon një proces tjetër ai i çeljes së kantierit, fillimit të punës dhe hapjes së një fronti të ri punësimi. Durrës Marina hyn në ekonominë shqiptare si lokomotivë që do të sjellë impakt të jashtëzakonshëm në zhvillimin ekonomik por edhe në treg shumë të gjerë në atë ndërkombëtare që do të ofrojë jo vetëm shërbime të një cilësie të padiskutueshme por edhe punësim cilësor dhe shumë profile pune të mirëpaguara për shumëkënd që nuk do të ketë më asnjë arsye. Do të sjellë në vend njerëz jo vetëm nga Durrësi por edhe të tjera për të punuar në Shqipëri. Për natyrën dhe ambicien e këtij investimi është pozicioni në radhën kryesore të konkurrentëve në Mesdhe, në një botë si ajo e turizmit që është marramendëse për nga kërkesa dhe larmia e pafundme e aktorëve. Durrës marina duhet të bëjë realitet të gjitha ato që ne i dimë që është më i madhi në histori”, u shpreh Rama.
Investitori Mohamed Alabbar u ndal më shumë në procesin e negocimit të projektit sesa në detaje të tij duke nënvizuar vetëm se ky do të jetë një projekt tërësisht inovator ku do të zhvillohen aspekte që nuk i gjen as në Dubai ndërkohë sipas tij modeli i zhvillimit do të jetë ai i qëndrueshëm si për energjinë edhe për menaxhimin e mbetjeve.
Kryeministri Rama deklaroi se Durrës Marina hyn në ekonominë shqiptare si lokomotive që do sjellë ndikim të jashtëzakonshëm në rritjen e shpejtësisë së zhvillimit ekonomik por edhe si konkurrent në një treg të ri, atë ndërkombëtar ku do të ofrojë jo vetëm shërbime të një cilësie të padiskutueshme por edhe punësim cilësor.
Sipas kreut të qeverisë profilet e punës do të jenë të mirëpaguara dhe për ata që duan realisht të punojnë është një formë e mirë që të shohin të ardhmen e tyre këtu dhe jo jashtë.
Porti i ri në Porto Romano
Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes ministrja Balluku u ndal edhe te Porti i ri në Porto Romano. Sipas saj. Durrësi tani do të bëhet me dy porte një port turistik i Marinës dhe Jahteve dhe nga ana tjetër, porti tregtar i Porto Romanos.
Sipas Ballukut interesi për këtë projekt është i lartë nga kompanitë e huaja. Në datën 1 shkurt kompania holandeze e kontraktuar nga qeveria shqiptare do të bëjë prezantimin e projektit të detajuar inxhinierik dhe janë të paktën 40 kompani që kanë shfaqur interes për të qenë pjesë e kësaj tryeze.
“Ky do të jetë port i lidhur me dy porte të thata një në Prishtinë dhe një në Strugë dhe tashmë kemi marrëveshje me qeverinë e Kosovës dhe Maqedoninë e Veriut.
Ka disa shifra krahasuese, flasim për një port që do shtrihet në 450 hektarë. Është një port që është studiuar për të qenë i aksesuesëhm për 3-4 dekada dhe do akomodojë anije të mëdha pasi thellësia do të jetë mbi 16 metra.
Këto projekte do ta kthejnë Durrësin në pikë kyçe dhe reference për Ballkanin dhe Mesdheun” tha Balluku.