• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Ndryshojnë rregullat për dokumentet e pronave në Kadastër

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Ndryshojnë rregullat për dokumentet e pronave në Kadastër
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli i Ministrave ka ndryshuar rregullat dhe procedurat e trajtimit të kërkesave për dokumentacion në drejtim të zyrave kadastrale.  Përmes një vendimi të publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare, qeveria përcakton se kërkesa për shërbime kadastrale pranohet vetëm on-line, nëpërmjet portalit qeveritar “eAlbania” dhe sistemeve elektronike të regjistruara si baza të të dhënave shtetërore.

Me dërgimin e kërkesës për shërbime kadastrale, ajo regjistrohet në  mënyrë automatike në regjistrin elektronik të kërkesave dhe trajtohet nga drejtoria/zyra vendore e ASHK-së, sipas kompetencave të përdoruesve të brendshëm të bazës shtetërore të të dhënave kadastrale (ALBSCAD).

Trajtimi i kërkesave për shërbime kadastrale bëhet në mënyrë kronologjike, dhe llogaritja e afateve për marrjen e këtyre shërbimeve fillon nga e nesërmja e ditës së konfirmimit bankar të pagesës së tarifës së shërbimit.

Për kërkesat për shërbime kadastrale, për të cilat është njoftuar subjekti për kryerjen e pagesës së tarifës së shërbimit dhe nuk është konfirmuar kryerja e saj, ASHK-ja njofton subjektin për mosofrimin e shërbimit.

Në varësi të llojit të shërbimit kadastral, kërkesa shoqërohet me dokumentacionin përkatës tekniko-ligjor. Ky i fundit ngarkohet me nënshkrim elektronik kur përcillet nga institucionet shtetërore dhe si kopje elektronike kur përcillet nga kërkuesi, vetë apo nëpërmjet përfaqësuesit të tij. Kur dokumentacioni shoqërues ngarkohet vetëm si kopje elektronike, ai përcillet edhe nëpërmjet shërbimit postar pranë drejtorisë/zyrës vendore të ASHK-së.

Menjëherë me administrimin e dokumentacionit nëpërmjet shërbimit postar, ai i nënshtrohet digjitalizimit të plotë nga drejtoria/zyra vendore e ASHK-së dhe, vetëm pas këtij procesi, ajo ka të drejtë të trajtojë kërkesën për shërbim kadastral në përputhje me afatet ligjore.

Drejtoritë/zyrat vendore të ASHK-së ofrojnë vetëm në mënyrë digjitale shërbimet kadastrale për të cilat është kryer konfirmimi i pagesës së tarifës, sipas afateve të miratuara.

Kërkesat për shërbime kadastrale paraqiten nga pronari i pasurisë së paluajtshme, titullari i një të drejte reale apo personi fizik/juridik, që ka një interes të ligjshëm mbi një pasuri të paluajtshme, si dhe nga noterët të cilëve u është dhënë kjo e drejtë nga subjektet e interesuara.

Rregullorja e re përcakton se shlyerja e pagesave të tarifave për shërbime kadastrale bëhet në llogarinë bankare të drejtorisë/zyrës vendore përkatëse të ASHK-së, ku kërkohet shërbimi.

Pas

Katër parashikime për Bitcoin në 2023-in. A do bjerë çmimi në 5 mijë apo do rritet në 50 mijë dollarë?

Para

Orët më të gjata të punës në Europë i kanë meshkujt e femrat shqiptare

Para
Orët më të gjata të punës në Europë i kanë meshkujt e femrat shqiptare

Orët më të gjata të punës në Europë i kanë meshkujt e femrat shqiptare

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Juristët parashikuan në “Terminal” vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj: Ja cfarë thanë Edlira Çepani dhe Alban Duraj

Juristët parashikuan në “Terminal” vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj: Ja cfarë thanë Edlira Çepani dhe Alban Duraj

nga Fast News
18:01 | 03/11/2025
0

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Erion Veliaj, nuk ka zgjedhje në Tiranë

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Erion Veliaj, nuk ka zgjedhje në Tiranë

nga Fast News
17:29 | 03/11/2025
0

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa të këtyre 2 shteteve

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa të këtyre 2 shteteve

nga Fast News
11:30 | 03/11/2025
0

Kursi i këmbimit valutor, ja sa shkëmbehet euro sot

Kursi i këmbimit valutor, ja sa shkëmbehet euro sot

nga Fast News
10:56 | 03/11/2025
0

Recent News

Juristët parashikuan në “Terminal” vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj: Ja cfarë thanë Edlira Çepani dhe Alban Duraj

Juristët parashikuan në “Terminal” vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj: Ja cfarë thanë Edlira Çepani dhe Alban Duraj

18:01 | 03/11/2025
Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Erion Veliaj, nuk ka zgjedhje në Tiranë

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Erion Veliaj, nuk ka zgjedhje në Tiranë

17:29 | 03/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar