• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Borxhlinjtë e bankave, mbi 341 mijë familje shqiptare me kredi

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Finance
0
Borxhlinjtë e bankave, mbi 341 mijë familje shqiptare me kredi
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Afro 341 mijë individë shqiptarë kishin kredi në bankat tregtare në fund të vitit 2021. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, numri i huamarrësve në segmentin familjar (të individëve) shënoi një rritje modeste me 0.5% krahasuar me një vit më parë.

Rritja e numrit të huamarrësve gjatë vitit 2021 rezultoi shumë më e ngadaltë krahasuar me vitin 2020, kur rritja kishte qenë 8.6%. Numri i përgjithshëm i huamarrësve vazhdon të dominohet nga huamarërsit burra, me afërsisht 57% të totalit. Pesha e tyre ka ngelur pothuajse e pandryshuar krahasuar me një vit më parë.



Ndërkohë, gjithnjë duke iu referuar statistikave të Bankës së Shqipërisë numri i llogarivëe huamarrëse (huave) në fund të vitit 2021 arriti në afërsisht 401 mijë, në rritje me 1.6% krahasuar me vitin paraardhës. Edhe numri i huave regjistron një rritje ndjeshëm më të ngadaltë krahasuar me vitin 2020, kur, sipas Bankës së Shqipërisë, ishte rritur me 5.7%.

Statistikat e huamarrësve në sektorin bankar nxjerrin në pah faktin se, megjithë rritjen e shpejtë të kredisë për individë gjatë vitit 2021, me 11.8%, në fakt numri i kredimarrësve nuk është rritur me një ritëm të krahasueshëm, përkundrazi.

Kjo tregon se rritja e kreditimit të ekonomisë ka ardhur kryesisht nga rritja e shumës mesatare të huave dhe jo edhe aq nga shtimi i numrit të shqiptarëve që kanë kredi në bankë.

Duke pasur parasysh strukturën e kreditimit të individëve, që dominohet kryesisht nga kredia për blerjen e pasurive të paluajtshme, mund të arrihet në përfundimin se rritja e kredisë pas vitit 2021 ka ardhur sidomos nga rritja e çmimeve të pasurive të paluajtshme.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2021 indeksi i çmimeve të banesave, i llogaritur prej saj, u rrit 9% me bazë vjetore, ndërsa për Tiranën rritja arriti në 12.3%. Në mesin e vitit 2022, rritja vjetore e çmimeve të pronave, gjithmonë sipas Bankës së Shqipërisë, arriti në pothuajse 40%.

Gjithashtu, rritja e numrit të huave me ritme më të shpejta se numri i huamarrësve tregon se një numër në rritje i këtyre të fundit po marrin më shumë se një kredi. Në mënyrë të tërhtortë, kjo mund të tregojë edhe një rritje të tendencës së huamarrësve ekzistues për të marrë kredi të reja, me qëllim për të investuar në pasuri të paluajtshme, duke parë rritjen e shpejtë të çmimeve në vitet e fundit.

Këto të dhëna nënkuptojnë një ngarkesë më të madhe me borxh për huamarrësit ekzistues dhe një zgjerim të dobët të bazës së huamarrësve në sektorin bankar.

Shifrat krahasuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) tregojnë që numri i huamarrësve nga sektori bankar në Shqipëri është më pak se 154 për çdo 1000 mijë persona në moshë madhore (ose rreth 15.4%).

Për këtë indikator, Shqipëria renditet e dyta nga fundi në rajon, duke lënë pas vetëm Kosovë, ku numri i huamarrësve në raport me popullsinë në moshë madhore është afërsisht 13%. Për vendet e tjera të rajonit, angazhimi i popullsisë në hua nga sektori bankar është shumë më i lartë. Ky raport fillon nga 30% në rastin e Maqedonisë së veriut, deri në 55.5% në rastin e Serbisë.

Pas

Samsung tregon vizionin e tij në CES(R) 2023

Para

Pas FMN, edhe Moody’s: 2023-shi nuk do të jetë viti më i mirë financiar

Para
Pas FMN, edhe Moody’s: 2023-shi nuk do të jetë viti më i mirë financiar

Pas FMN, edhe Moody’s: 2023-shi nuk do të jetë viti më i mirë financiar

Të Gjitha

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

nga Fast News
15:18 | 09/05/2025
0

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

nga Fast News
15:15 | 09/05/2025
0

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

nga Fast News
11:00 | 09/05/2025
0

Limiti në kreditë për shtëpi/ Shembulli ilustrativ sa para do të japin bankat tani

Limiti në kreditë për shtëpi/ Shembulli ilustrativ sa para do të japin bankat tani

nga Fast News
10:30 | 09/05/2025
0

Recent News

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

15:18 | 09/05/2025
Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

15:15 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar