• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Bien interesat e letrave me vlerë afatgjata të qeverisë

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Finance
0
Bien interesat e letrave me vlerë afatgjata të qeverisë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pavarësisht thirrjes së kryeministrit që qytetarët të investojnë në letrat me vlerë të qeverisë, në bono thesari dhe obligacione, ato nuk po rezultojnë një alternativë shumë e leverdisshme investimi. Sipas të dhënave të bankës së Shqipërisë, interesat e obligacioneve 2-vjeçare të qeverisë shqiptare pësuan një rënie të ndjeshme në ankandin e parë të këtij viti.

Yield-i mesatar i këtyre instrumenteve zbriti në 5.8%, nga 6.24% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm, që ishte zhvilluar në fillim të dhjetorit. Madje, yield-i dhe kuponi i obligacioneve rezultuan edhe më të ulëta se kuponi indikativ prej 6% i përcaktuar nga Ministria e Financave para ankandit.



Nga katër miliardë lekë që ishte shuma e shpallur për financim, vlera totale e kërkesave në ankand arriti në pothuajse gjashtë miliardë lekë, në vijim të tendencës rritëse të pjesëmarrjes së investitorëve në ankandet e bonove dhe obligacioneve të qeverisë shqiptare. Edhe yield-et e Bonove 12-mujore në ankandin e parë të këtij viti zbritën në 5.34%, nga një nivel maksimal prej 5.83% që kishin prekur në muajin nëntor.

Rënia e yield-it të Obligacioneve dyvjeçare konfirmon një tendencë të korrektimit të yield-eve të instrumenteve të borxhit qeveritar, pas një rritjeje shumë të fortë të tyre, veçanërisht në periudhën gusht-nëntor.

Faktori përcaktues ishte rritja e shpejtë e normave të interesit nga Banka e Shqipërisë. Norma bazë u rrit tre herë radhazi me nga 0.5 pikë përqindje mes gushtit dhe nëntorit. Kjo rritje e shpejtë krijoi pasiguri të ndjeshme në tregun financiar, të shoqëruar me ulje të pjesëmarrjes në ankandet e titujve qeveritarë dhe rritje të yield-eve të kërkuara për të financuar borxhin e qeverisë. Nëse norma bazë në këtë periudhë u rrit me 1.5 pikë përqindje, yield-i mesatar i Bonove 12-mujore u rrit pothuajse dy herë më shumë.

Pas

“A e ke ndryshuar pastruesen kohët e fundit,” amnistia fiskale “përplas” Krajën me deputeten socialiste

Para

Filmi ‘Avatar 2’ renditet në listën e 10 filmave më të parë në kinematë botërore

Para
Filmi ‘Avatar 2’ renditet në listën e 10 filmave më të parë në kinematë botërore

Filmi ‘Avatar 2’ renditet në listën e 10 filmave më të parë në kinematë botërore

Të Gjitha

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

nga Fast News
16:45 | 11/05/2025
0

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

nga Fast News
16:11 | 11/05/2025
0

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

nga Fast News
10:00 | 11/05/2025
0

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

nga Fast News
09:57 | 11/05/2025
0

Recent News

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

16:45 | 11/05/2025
Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

16:11 | 11/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar