• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“A e ke ndryshuar pastruesen kohët e fundit,” amnistia fiskale “përplas” Krajën me deputeten socialiste

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
“A e ke ndryshuar pastruesen kohët e fundit,” amnistia fiskale “përplas” Krajën me deputeten socialiste
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

I gjithë debati që është ngritur mbi amnistinë fiskale për deputeten socialiste Pranvera Resuli vjen nga disa keqkuptime ndaj nismës që pritet të marrë qeveria Rama.

Në një lidhje direkte me “A2 Business” të gazetares Aurora Sulce, zonja Resuli, e cila është edhe anëtare e Komisionit parlamentar të Ekonomisë, theksoi se nga kjo amnisti janë të përjashtuar të gjithë individët që mund të jenë gjykuar penalisht apo mund të gjykohen në të ardhmen.

E pyetur sesi do të bëhet dallimi mes atyre që janë raste përjashtimi dhe pjesës tjetër, deputetja socialiste tha që nuk do të përfitojë askush rreth të cilit ka paragjykim se mund t’i ketë fituar paratë nga veprimtari kriminale.

“Njerëzit janë evazorë sepse mungon edukimi fiskal apo njohurive. Në mënyrë taksative nuk mund të përfitojë asnjë zyrtar që shihet si i paragjykuar nga opinioni se i ka fitimet nga burime të paligjshme.”

Kurse, për ekspertin e ekonomisë Akil Kraja amnistia fiskale është thjesht një mënyrë që paratë e realizuara nën mbështetjen e pushtetit aktual të injektohen në realitetin ekonomik.

Nga ana tjetër, Artan Gjergji thekson se problemi kryesor qëndron tek mungesa e transparencës nga ana e qeverisë.

“Debati për amnistinë është pak teorik. Në parim mendoj që Shqipëria e meriton një amisti fiskale por ne kemi abuzuar shumë me këtë term. Biznesi ka të drejtë të rifusë në ekonomi disa asete të fjetura. Ka mungesë të transparencës. Nuk ka një draft publik që ekspertët të shohin, të mirat e saj. Le hapësirë për të dyshuar që nuk do të ketë një filtër. Që te shifra tavan e vendosur. Nëse do ketë transparencë nuk e shoh si proces negativ.”

Duke u ndalur te ajo pjesë e shqiptarëve të diasporës që mund të përfitojnë nga amnistia, deputetja socialiste Resuli argumentoi se ata e meritojnë që të zyrtarizojnë kapitalet në Shqipëri. Por deklaratat e saj u kundërshtuan nga Akil Kraja.

Kraja: “Së pari nëse një individ do të blejë një apratament në cash mund ta marrë. Për të marrë një leje ndërtimi për një godinë në Shqipëri, nuk kërkohet burim financimi. Diskutimi mbi amnistinë fiskale është tagji-komik.”

Resuli: “Nuk fitojmë asgjë nga fokusimi në sensin politik. Uroj që amnistia të bëhet me instrumentet e duhura. Nuk është amnisti penale.”

Kraja: “Dy ministrat tuaj thanë që do të ketë amnisti penale dhe fiskale. Për të ligjëruara pasuritë e krijuara nga veprat penale. Nuk e kuptoj këtë. A keni ndryshuar pastruese kohët e fundit?”

Pas

Po përdoret buxheti në funksion të zgjedhjeve? “Trefishimi i fondit për pagat tregon për një administratë elektorale”

Para

Bien interesat e letrave me vlerë afatgjata të qeverisë

Para
Bien interesat e letrave me vlerë afatgjata të qeverisë

Bien interesat e letrave me vlerë afatgjata të qeverisë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

”La Dolce Vita”, Italia rikthen eksperiencën luksoze të udhëtimit me tren

”La Dolce Vita”, Italia rikthen eksperiencën luksoze të udhëtimit me tren

nga Fast News
17:45 | 06/11/2025
0

Pagat në shtet do të rriten, Rama tregon çfarë shtohet përveç indeksimit vjetor

Pagat në shtet do të rriten, Rama tregon çfarë shtohet përveç indeksimit vjetor

nga Fast News
17:10 | 06/11/2025
0

Pagesat për koncesionet dhe PPP-të arritën në 100 milionë euro! Analiza: Disa janë debatuar si raste madhore korrupsioni

Pagesat për koncesionet dhe PPP-të arritën në 100 milionë euro! Analiza: Disa janë debatuar si raste madhore korrupsioni

nga Fast News
16:20 | 06/11/2025
0

Fatura e Strasburgut për dëmshpërblimet e ish-pronarëve arrin në 18 milionë euro

Fatura e Strasburgut për dëmshpërblimet e ish-pronarëve arrin në 18 milionë euro

nga Fast News
09:00 | 06/11/2025
0

Recent News

”La Dolce Vita”, Italia rikthen eksperiencën luksoze të udhëtimit me tren

”La Dolce Vita”, Italia rikthen eksperiencën luksoze të udhëtimit me tren

17:45 | 06/11/2025
Pagat në shtet do të rriten, Rama tregon çfarë shtohet përveç indeksimit vjetor

Pagat në shtet do të rriten, Rama tregon çfarë shtohet përveç indeksimit vjetor

17:10 | 06/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar