• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Sinjale pozitive/ Inflacioni shënon rënie për herë të parë në një vit

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Sinjale pozitive/ Inflacioni shënon rënie për herë të parë në një vit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Për herë të parë që prej fillimit të këtij viti, infacioni ka pësuar rënie. Një sinjal që ndoshta rritja e çmimeve mund të ketë arritur pikun.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, inflacioni në nëntor arriti në 7.9% nga 8.2% që ishte në tetor. Gjithsesi, rritja e çmimeve mbetet e lartë në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku ndikimin kryesor vijon ta ketë shtrenjtimi i ushqimeve, ndërsa është zbehur efekti i karburanteve.





Banka e Shqipërisë ka rritur disa herë normën bazë të interesit këtë vit, duke e çuar aktualisht në 2.75%, nga 0.5% që ishte në fillim të vitit, në një përpjekje për të luftuar rritjen e çmimeve përmes shtrenjtimit të kostos së parasë.

Sipas INSTAT, Rritja vjetore e çmimeve në muajin Nëntor është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +5,12 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +0,58 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,60 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,47 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,29 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,21 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,28 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,14 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Shëndeti” dhe “Shërbimi arsimor” me +0,09 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,04 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” +0,03 pikë përqindje.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Nëntor 2021, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 14,7%, pasuar nga grupet “Transporti” me 9,6 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 6,2%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 6,1%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 5,8%, “Veshje dhe këpucë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,6% secili, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3,1%, “Shërbimi arsimor” me 1,9%, “Shëndeti” me 1,3%, “Komunikimi” me 1,1 % dhe “Argëtim dhe kulturë” me 1,0%. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u rritën me24,1%, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 23,3%, “peshk” me 16,2%, “bukë dhe drithëra” me 15,8%, “zarzavate përfshirë patatet” me 15,0 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 14,8%, “mish” me 12,4%, etj.

Pas

Për herë të parë, çmimet e naftës bien nën 200 lekë/litër

Para

Amazon do paguajë 2 dollarë në muaj për të gjurmuar të dhënat e klientëve

Para
Amazon do paguajë 2 dollarë në muaj për të gjurmuar të dhënat e klientëve

Amazon do paguajë 2 dollarë në muaj për të gjurmuar të dhënat e klientëve

Të Gjitha

Sanksionet ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë shtyhen edhe për 30 ditë

Sanksionet ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë shtyhen edhe për 30 ditë

nga Fast News
08:30 | 29/07/2025
0

Bëhuni shef i vetvetes

Bëhuni shef i vetvetes

nga Fast News
08:00 | 29/07/2025
0

Metoda të reja financimi për ndërtimin, Rama: Jo shitje në gropë apo klering

Metoda të reja financimi për ndërtimin, Rama: Jo shitje në gropë apo klering

nga Fast News
07:30 | 29/07/2025
0

Ndryshon “bonusi i bebes”, pagesa çdo muaj për fëmijët deri në 5 vjeç

Ndryshon “bonusi i bebes”, pagesa çdo muaj për fëmijët deri në 5 vjeç

nga Fast News
16:15 | 28/07/2025
0

Recent News

Sanksionet ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë shtyhen edhe për 30 ditë

Sanksionet ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë shtyhen edhe për 30 ditë

08:30 | 29/07/2025
Bëhuni shef i vetvetes

Bëhuni shef i vetvetes

08:00 | 29/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar