• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Rritja e çmimeve uli konsumin, mbështetja e qeverisë e ulët”, ekspertët: Duhen strategji për krizat

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
“Rritja e çmimeve uli konsumin, mbështetja e qeverisë e ulët”, ekspertët:  Duhen strategji për krizat
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Realiteti shqiptar është më tepër i ekspozuar se vendet e tjera nga rritja e çmimeve që ka dëmtuar konsumin, shtresën e mesme dhe atë vulnerabël. Kështu u shpreh ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj në emisionin A2 Business të gazetares Aurora Sulce. Sipas saj, mbështetja e qeverisë është e ulët.

“Mbështetja e qeverisë ndaj shtresave në nevojë është me ulët. BB ka bërë përllogaritje të minimumit jetik nga 5.5 dollarë në 6.85 dollarë në ditë. Shtresat vulnearbël dhe pensonistë që kanë të ardhura të kufizuara, i kanë nxjerrë zbuluar dhe ka dëmtuar shtresën e mesme që vijojnë me të njëjtat të ardhura dhe rritje të çmimeve. Kjo ka sjellë në tkurrje të konsumit, veprimet e qeverisë nuk kanë qenë të duhurat ndaj masës në nevojë dhe popullata shqiptare të jetë më e ekspozuar ndaj rritjes së çmimeve. Kemi rritje të vazhdueshme dhe është ulur konsumi i shumë produkteve. Vendet e tjera kanë oferta nga qeveritë”.



Të njëjtin mendim ndau edhe eksperti Mirdiam Axhami, sipas të cilit mbështetja e qeverisë për të përballuar rritjen e çmimeve ishte e papërfillshme dhe uli konsumin. Ai thekson se duhen strategji e politika afatgjata për zhvillimin.

“Kriza nxori në pah vendime spontane e sporadike dhe veprime reaktive të qeverisë për t’iu bërë ballë sfidave. Nuk bëhet fjalë për strategji zhvillimi afatgjatë në politikat fiskale e të buxhetit. Buxhetin e një viti qeveria e ndryshon disa herë dhe nuk u amortizua rritja e çmimeve. Mbështetja e qeverisë për të përballuar rritjen e çmimeve ishte e papërfillshme, kemi rënie të konsumit të produkteve të shportës”.

Por deputetja e Partisë Socialiste, Pranvera Resulaj, edhe pse pranon rritjen e inflacionit, thekson se Shqipëria është një nga 8 vendet që kanë rritjen më të ulët të çmimeve, pasi nuk është prekur çmimi i energjisë.

“Inflacioni e varfëron qytetarin kur nuk ka indeksim 100% të pagës së tij, por ka prekur shtresën e mesme dhe shtresat në nevojë. Prek më shumë familjet me të ardhura të ulëta dhe një pjesë e shpenzojnë për mallrat ushqimore. Në këtë pikëpamje kemi një prekje të shtresave vulnerabël dhe atyre të mesme. Nuk më rezulton që Shqipëria të jetë me paketën më të ulët. Sa i përket personave, nuk është Shqipëria ajo që është mbi mesataren e rajonit. Shqipëria është një nga 8 vendet që kanë rritjen më të ulët të çmimeve, nuk është prekur çmimi i energjisë”.

Ndërkohë eksperti Axhami thekson se nga kjo situatë kanë përfituar kompanitë dhe shteti që ka arkëtuar 450 milionë euro më shumë.

“Për disa produkte që ka prodhim të lartë në vend, këto kompani prodhuese si psh, të miellit sapo rritet çmimi në bursë ky është i ekspozuar edhe në realitetin shqiptar. Pavarësisht se janë kompani shqiptare dhe ndikimi nuk është i drejtpërdrejt, nuk e justifikon një gjë të tillë. Kjo ka qenë një situatë fatlume për kompanitë e konsumit. Këto kompani në këtë periudhë ka qenë shumë mirë. Edhe shteti ka patur situatë fatlume se ka arkëtuar më tepër 450 mln euro më shumë si pasojë e të ardhurave”.

Duke folur për faktorët që çuan në rritjen e çmimeve, ekspertja Hoxha thekson se destabiliteti i tregut të brendshëm erdhi si pasojë e varësisë nga tregu i jashtëm. Ajo sugjeron përgatitjen e skenarëve nga një mujorë në 1-vjeçarë dhe afatmesëm e afatgjatë për përballimin e krizave.

“Ekonomia shqiptare çmimet kanë qenë të diktuara nga destabiliteti i tregut të brendshëm për ato produktet që jemi të varur nga tregu i jashtëm. Është dashur të lindin burime të reja që të mos të jemi të varur drejtpërdrejt nga produktet e importit, por të rrisim eksportet dhe prodhimin vendas. Të kenë skenarë për përballimin e krizave me afat nga një mujor deri në 1 vjeçar deri në afatmesme e afatgjata që janë domosdoshmëri për funksionimin e një shteti”.

Pas

Nga 1 janari shtrenjtohen birrat vendase

Para

2022-shi, vit i keq për gjigantët e teknologjisë

Para
2022-shi, vit i keq për gjigantët e teknologjisë

2022-shi, vit i keq për gjigantët e teknologjisë

Të Gjitha

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

nga Fast News
15:18 | 09/05/2025
0

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

nga Fast News
15:15 | 09/05/2025
0

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

nga Fast News
11:00 | 09/05/2025
0

Limiti në kreditë për shtëpi/ Shembulli ilustrativ sa para do të japin bankat tani

Limiti në kreditë për shtëpi/ Shembulli ilustrativ sa para do të japin bankat tani

nga Fast News
10:30 | 09/05/2025
0

Recent News

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

15:18 | 09/05/2025
Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

15:15 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar