• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Raiffeisen Research: Inflacioni pranë pikut, vitin e ardhshëm fillon rënia. Norma bazë pritet të arrijë në 3% në fund të këtij viti

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Finance
0
Raiffeisen Research: Inflacioni pranë pikut, vitin e ardhshëm fillon rënia. Norma bazë pritet të arrijë në 3% në fund të këtij viti

close-up view of financial graphs, bar, circle and line charts (3d render)

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Inflacioni i lartë mund të jetë pranë pikut dhe vitin e ardhshëm pritet të një ulje graduale e tij.

Analiza më e fundit e Raiffeisen Research për ekonominë shqiptare evidenton se në muajt e fundit norma e rritjes së inflacionit po ngadalësohet.



Megjithatë, nivelet e larta të inflacionit do të vazhdojnë të paktën deri në gjysmën e parë të vitit që vjen, përpara se ato të fillojnë të bien dhe t’i afrohen objektivit të Bankës së Shqipërisë në fund të vitit 2023.

Raiffeisen Research parashikon për vitin 2023 një inflacion mesatar prej 4.8%, kundrejt një norme të pritshme prej 6.6% në vitin 2022.

Banka e Shqipërisë ka nisur një cikël të shpejtë normalizimi monetar dhe norma bazë e interesit është rritur me 2.25 pikë përqindje në më pak se tetë muaj.

Megjithatë, pritjet inflacioniste të bizneseve dhe konsumatorëve për vitin e ardhshëm mbeten më të larta se nivelet aktuale të inflacionit (12.9% dhe 9.1% përkatësisht në Tremujorin III 2022).

Për më tepër, edhe agjentët financiarë kanë rritur gjithashtu pritjet e tyre për inflacionin në horizontin trevjeçar (6.0% pas një viti, 4.6% pas dy vitesh, 3.9% pas tre vitesh).

Duke qenë se tregu vazhdon të projektojë norma të larta inflacioni dhe presionet inflacioniste janë tashmë të pranishme pothuajse në të gjithë sektorët e ekonomisë, nëpërmjet kostove më të larta të prodhimit, njësia e kërkimeve e grupit Raiffeisen pret që Banka e Shqipërisë të vazhdojë me politikën e normalizimit për të qetësuar pritjet inflacioniste.

Pritet që Këshilli Mbikëqyrës i bankës qendrore të veprojë sërish me një rritje tjetër të normës prej 0.25 pikë përqindje në dhjetor për të mbyllur vitin me një normë bazë prej 3%.

Rritje pritet të vazhdojë edhe gjatë gjithë vitit 2023 me 1.25 pikë përqindje, për të arritur pranë nivelit 4.25% në fund të vitit të ardhshëm.

Analiza e Raiffeisen Research nënvizon se lëvizjet e politikës monetare janë reflektuar vetëm pjesërisht në tregun financiar, pasi në tremujorin e tretë hendeku midis yield-it mesatar i Bonove 12 mujore dhe normës bazë ka ardhur në rritje të vazhdueshme, duke treguar për një lloj shkëputjeje midis politikës monetare dhe yield-eve të letrave me vlerë në treg.

Diferenca mes normës bazë dhe yield-it të Bonove 12 mujore ka arritur në pothuajse 3 pikë përqindje, niveli më i lartë që nga tremujori i dytë 2012.

Duke qenë se pjesa më e madhe e kredive kuotohen në bazë të yield-it të Bonove të Thesarit 12 mujore, shtrëngimi i kushteve monetare është më i fortë se ai që ka përcjellë Banka e Shqipërisë.

Sipas analistëve të Raiffeisen Research, është e paevitueshme që ky cikël shtrëngimi do të ndikojë në konsumin e përgjithshëm privat në vitin 2023, megjithëse analiza nënvizon se kreditë e individëve, në masën 12% të PBB-së, kanë një peshë relativisht të vogël krahasuar me shumicën e vendeve të tjera të Europës.

Raiffeisen Research sidoqoftë ruan projeksione pak më optimiste për rritjen ekonomike të Shqipërisë krahasuar me ato të institucioneve të tjera të specializuara.

Për vitin 2022, pritet që rritja ekonomike të jetë pranë nivelit 3.9% (nga 3.2% që është parashikimi i Bankës Botërore), edhe falë kontributit të lartë të turizmit që do të balancojë një pjesë të efekteve negative që ka sjellë inflacioni i lartë.

Megjithatë, ndikimi i rritjes së çmimeve do të ndihet më thellë në tremujorin e fundit të këtij viti, duke dobësuar fuqinë blerëse të konsumatorëve dhe duke lënë gjurmë në aktivitetin ekonomik.

Kjo mund të kuptohet edhe nga ecuria e Treguesit të Ndjesisë Ekonomike që ka ardhur gradualisht në rënie që nga korriku 2022. Pas shumë muajsh mbi mesataren e tij afatgjatë, ai ra për herë të parë nën atë në tetor, pasi bizneset po ndihen më pak të sigurta për gjendjen e tyre financiare.

Për vitin 2023, ekonomia do të ndiejë më shumë efektet e inflacionit të lartë dhe recesionit në Eurozonë dhe rritja e PBB-së pritet të bjerë në 3% (sërish më i lartë se parashikimi prej 2.3% i Bankës Botërore).

Megjithatë, ndikimi pritet të zbutet disi nga investimet publike. Në maj të vitit 2023 janë planifikuar zgjedhjet lokale dhe tradicionalisht në Shqipëri qeveritë i përqendrojnë investimet publike në muajt para zgjedhjeve.

Në këtë rast, një sjellje e tillë do të vinte në një moment mjaft të përshtatshëm, pasi ngadalësimi i ekonomive të partnerëve europianë dhe ndikimi negativ në konsumin privat mund të balancohen nga rritja e shpenzimeve publike.

Parashikimi i Raiffeisen Research për vitin 2023 merr parasysh këtë faktor, por gjithashtu një rikthim të ndikimit të fortë të turizmit në tremujorin e tretë dhe një rikuperim të aktivitetit ekonomik në tremujorin e katërt 2023.

Pas

Raporti mjekësor për barrëlindje do përfshijë pagesën deri në 1 muaj

Para

Alternativat e Shqipërisë përballë krizës botërore

Para
Alternativat e Shqipërisë përballë krizës botërore

Alternativat e Shqipërisë përballë krizës botërore

Të Gjitha

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

nga Fast News
15:00 | 10/05/2025
0

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

nga Fast News
14:45 | 10/05/2025
0

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

nga Fast News
14:20 | 10/05/2025
0

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

nga Fast News
14:15 | 10/05/2025
0

Recent News

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

15:00 | 10/05/2025
Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

14:45 | 10/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar