• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Përfundon samiti/ BE jep 1 miliard euro për energjinë dhe infrastrukturën në Ballkanin Perëndimor

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Përfundon samiti/ BE jep 1 miliard euro për energjinë dhe infrastrukturën në Ballkanin Perëndimor
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Europian do të japë 1 miliard euro ndihmë për vendet e Ballkanit, me fokus energjinë dhe infrastrukturën. “500 milionë euro do të shkojnë si mbështetje buxhetore, ndërsa pjesa tjetër do të investohet në infrastrukturë për energjinë e së ardhmes”, deklaroi Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen në konferencën përmbyllëse të samitit, të mbajtur sot në Tiranë.

“Një samit partneriteti me biseda të thella, të qarta, drejtpërdrejt dhe të sinqerta. Një temë madhore, ne dëshirojmë të përballojmë pasojat e energjisë si pasojë e luftës. Ne përballemi me këtë sfidë të përbashkët, me atë që në reflektojmë në BE, reflektohet edhe këtu në Ballkanin perëndimor. Prsh faktin që familjet dhe bizneset do të kalojnë po aq vështirësi sa edhe ne, e rëndësishme për ne është të japim zgjidhje të njëjta. Prandaj ndihma 1 miliardë euro për energjinë do të ndahet në dy pjesë.



500 milionë euro mbështetje buxhetore, ndihmë direkte për familjet ë nevojë dhe bizneset në nevojë. Si dhe 500 milionë euro të tjera në infrastrukturë, në mënyrë që të bëhen investime të së ardhmes, sepse energjia e së ardhmes është energjia e rinovueshme, më pak e kushtueshme, më e mirë më e gjelbër për planetin dhe prodhohet këtu në vendet tona. Mbështetja jonë për rajonin vjen nga zemra. Kemi miratuar 6 projekte në sektorin energjetik”, deklaroi Von Der Leyen.

Kryeministri Edi Rama ndau disa detaje në lidhje me çfarë u diskutua në samit, ndër të cilat ishte edhe lajmi që studentët shqiptarë mund të studiojnë në të gjitha universitetet europiane në mënyrë digjitale.

“Është hera e parë kur BE del nga kufijtë e BE-së për të mbajtur një samit dhe kjo ndodh në Ballkanin Perëndimor, është shenjë e jashtëzakonshme e një vetëdijesimi se sa ka nevojë BE-ja për Ballkanin Perëndimor dhe anasjelltas. E shoh rolin e Shqipërisë në rajon si një faktor i paqes, prosperitetet dhe bashkëpunimit. Është momenti që të gjithë njerëzve në rajon, e sidomos popullit shqiptar që tu përçohet mesazhi që BE është këtu për ne.

Nga ky samit ne vijmë me një lajm të shkëlqyer. Jo vetëm universitetet do të jenë në gjendje të angazhohen me Erasmus Plus por do të përfshihen me aleancën e arsimit të lartë në Europë. Në një moment kur të jenë përfunduar të gjitha procedurat e nevojshme, studentët/fëmijët tanë mund të studiojnë prej këtej në universitetet e Europës në mënyrë digjitale. Kjo ishte diçka që deri më sot ishte e mundur vetëm po të ishe anëtar.

Edhe korsitë e gjelbra me Kroacinë, Italinë apo me vend tjetër edhe kjo është diçka e re, e shkëlqyer.

Tjetër gjë fantastike që diskutuam dhe morëm mbështetjen plotë të udhëheqësve për të pasur në Tiranë kampusin e Kolegjit të Evropës në Bruzh. Një universitet me reputacion mjaft të lartë. Është koha që këtë kampus ta ngremë në Tiranë.

Jo më pak e rëndësishme është marrëveshja e Roaming, shumë shpejt qytetarët do të kenë tarifa më të ulta.

Së fundmi, kemi marrë mbështetje buxhetore, 85 milionë euro për energjinë për vitin e ardhshëm, ka dhe një paketë tjetër për projekte. Rajoni do të jetë përfshirë për të ndërtuar më shumë burime energjie, për tu distancuar më shumë nga ndikimi rus”.

Gjatë samitit pati kongres konkret sa i përket bashkëpunimit mbi pasojat e luftës dhe fushat e tjera, tha në fjalën e tij Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel.

“Kjo është një mbledhje historike që shkruam historinë se u organizua për herë të parë në rajonin e Ballkanin Perëndimor. Kjo mbledhje është deklarata që shoqëron punimet tuaja sepse përmban, kam pak emocion që jam në këtë tribunë, ka pritshmëri që reforma në drejtë, lufta nga korrupsioni të avancojë, BE duhet të përforcojë kapacitetin për të përforcuar tregun e përbashkët, Roaming është një hap përpara dhe do bëj të mundur që vitin e ardhshëm të zvogëlojmë shpenzimet e Roaming që është vërtetim i angazhim konkret dhe zhvillim turistik, ka pasur progres konkrete për të përballuar pasojat e luftës, ka pasur pasoja të rënda në energji, ekonomi.

Dua të them dhe disa fjalë për emigracionin, është një temë sfiduese, rritja e shifrave dhe ky bashkëpunim është konkret, dua të shpreh mirënjohjen se patën progres në politikën e vizave, duhet të merren vendime shtesë dhe të bëjmë progres të mëtejshëm. Është një mbledhje e rëndësishme, dua të falënderoj Ramën dhe partnerët e Ballkanit Perëndimor, se pati respekt e besim. Kriza e COVID nga tronditi të gjithëve. Besoj se e ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë më e sigurtë dhe më e begatë me Ballkanin Perëndimor brenda BE.  A duam që parimet demokratike të jenë baza është zgjedhja jonë, duhet të punojmë që të punojmë për një BE të qëndrueshme”, tha Charles Michel.

Pas

Vendimi i ri, ulen me 3 lekë çmimet e karburanteve

Para

BE zbret në Tiranë, Ballkani i përket Europës

Para
BE zbret në Tiranë, Ballkani i përket Europës

BE zbret në Tiranë, Ballkani i përket Europës

Të Gjitha

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

nga Fast News
16:45 | 11/05/2025
0

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

nga Fast News
16:11 | 11/05/2025
0

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

nga Fast News
10:00 | 11/05/2025
0

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

nga Fast News
09:57 | 11/05/2025
0

Recent News

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

16:45 | 11/05/2025
Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

16:11 | 11/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar