• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Integrimi në BE/ Ministrja e Financave: Ekonomia shqiptare i ka përballuar goditjet

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Integrimi në BE/ Ministrja e Financave: Ekonomia shqiptare i ka përballuar goditjet
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria dhe Bashkimi Europian zhvilluan në Bruksel takimin e parë bilateral mbi Kriterin Ekonomik dhe Kapitullin 32 “Kontrolli Financiar”, në kuadër të integrimit.

Delegacioni i Shqipërisë kryesohej nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, e cila në fjalën e saj shprehu vendosmërinë dhe përkushtimin e qeverisë shqiptare për të përmbushur të gjitha detyrimet për integrimin e plotë të vendit në Bashkimin Europian, si një objektiv i rëndësishëm strategjik.



Fillimisht Ministrja bëri një prezantim të shkurtër të situatës ekonomike të vendit dhe theksoi faktin se deri më tani, ekonomia e vendit e ka përballuar relativisht mirë goditjen e fundit globale të furnizimit me energji dhe disa mallra bazë, parë kjo edhe në kontekstin e problemeve që po kalon pjesa dërrmuese e ekonomive në botë.

Stabiliteti makroekonomik është ruajtur mjaft mirë dhe situata e financave publike në vend është nën kontroll, tha Ibrahimaj, ndërsa shtoi se qeveria mbetet e angazhuar për të zbutur sa më shumë ndikimin e krizës së fundit në shtresat më vulnerabël të shoqërisë.

Po ashtu, Ministrja theksoi se qeveria mbetet e përkushtuar për të vazhduar konsolidimin fiskal, duke synuar uljen e vazhdueshme të raportit të borxhit publik ndaj PBB-së, në përputhje të plotë me rregullin fiskal të frenimit të borxhit.

“Në periudhën afatmesme në vijim do të vazhdojmë me reforma të rëndësishme në financat publike, si nga ana e të ardhurave ashtu edhe nga ana e shpenzimeve, për të mbështetur konsolidimin fiskal si dhe për të krijuar hapësirën e mjaftueshme fiskale për financimin e nevojave shtesë në sektorët prioritarë dhe veçanërisht në kapitalin njerëzor, në përputhje gjithashtu me rekomandimin përkatës të bërë nga Komisioni dhe të përsëritur në udhëzimet e politikave të disa raundeve të mëparshme të dialogut tonë të përbashkët”, tha Ibrahimaj.

Sa i përket Kapitullin 32 “ Kontrolli Financiar”, Ministrja bëri një prezantim të angazhimeve të Shqipërisë për përafrimin e legjislacionit të brendshëm me atë të BE. Disa masa konkrete janë marrë në lidhje me kontrollin financiar, të cilat konsistojnë në disa drejtime si:

  • Hartimi dhe zbatimi i një kuadri strategjik gjithëpërfshirës në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira të BE-së, me qëllim përcaktimin e një sistemi modern, të përshtatshëm dhe efikas të kontrollit të brendshëm financiar publik dhe aplikimin e metodave të reja për të rritur efikasitetin, përgjegjshmërinë, përkushtimin dhe motivimin e punonjësve publikë;
  • Funksionimi i një organi auditimi të jashtëm të pavarur nga ana institucionale, operacionale dhe financiare, që zbaton auditimit në përputhje me standardet e Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit dhe mbështet Parlamentin për një llogaridhënie dhe shqyrtim efektiv;
  • Mbrojtja e interesave financiare të BE-së kundër mashtrimeve në menaxhimin e fondeve të BE-së nëpërmjet hartimit dhe zbatimit të një kuadri ligjor në përputhje me kërkesat e acquis të BE-së dhe krijimit të një bashkëpunimi të ngushtë me OLAF-in për raportimin e rasteve hetimore;
  • Hartimi dhe zbatimi i kuadrit rregullator, i përshtatur kryesisht me kërkesat e acquis, për sigurimin e kushteve bazë për mbrojtjen e euros nga falsifikimi;

Gjithashtu, Ministrja përmendi faktin se në kuadër të procesit integrues është rritur edhe bashkëpunimi institucional me shoqërinë civile, bizneset dhe akademinë.

Grupi i ekspertëve të MFE dhe institucioneve të tjera që janë të përfshirë në  këto kapituj, dhe drejtohen nga Negociatorja e kapitullit 32 “Kontrolli financiar” dhe Kriterin ekonomik,  Zëvëndësministre e Financave dhe Ekonomisë, Adela Xhemali, bënë prezantimet përkatëse se cfarë është arritur  deri tani për to.

Shqipëria tashmë ka hyrë në një proces të rëndësishëm, pas hapjes së negociatave drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Nga 33 kapituj gjithësej në procesin e Integrimit Europian, Ministria e Financave dhe Ekonomisë drejton 13 kapituj dhe 2 kapituj me bashkënegocim, si dhe Kriterin Ekonomik.

Pas

Skema e pensioneve në Shqipëri, problematikat dhe zgjidhjet që kërkon koha

Para

Bien sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta, benzina dhe gazi

Para
Bien sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta, benzina dhe gazi

Bien sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta, benzina dhe gazi

Të Gjitha

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

nga Fast News
15:00 | 10/05/2025
0

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

nga Fast News
14:45 | 10/05/2025
0

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

nga Fast News
14:20 | 10/05/2025
0

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

nga Fast News
14:15 | 10/05/2025
0

Recent News

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

15:00 | 10/05/2025
Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

14:45 | 10/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar