• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Civici e Guxholli debat për “Pakon e Madhe” ekonomike: Po përdoret për qëllime elektorale

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Civici e Guxholli debat për “Pakon e Madhe” ekonomike: Po përdoret për qëllime elektorale
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

“Pakoja e Madhe”, siç i është referuar kryeministri paketës së re të mbështetjes financiare për të zbutur efektet e rritjes së çmimeve ishte temë debati në studion e “A2 Business” mbrëmjen e së premtes.

Për ekspertët e ftuar në studio, paketa 7.8 miliardë lekësh është një nisme pozitive dhe e nevojshme, por megjithatë e pamjaftueshme.

Adrian Civici, ekspert për ekonominë u shpreh se në raport me ç’kemi parë deri më sot, paketa e ndihmës mund të konsiderohet e madhe. Po ashtu, ai u shpreh optimist se mund të mos jetë e vetmja.

“Nuk mendoj se kjo është ndarja përfundimtare. Në raport me ç’ka ndodhur deri më tani në periudhën e ndërrimit të viteve rezulton si paketa më e madhe. Është paketë e madhe për kushtet tona. Mendoj që nuk do të jetë e vetmja. Si masë duhet vlerësuar. Mesazhi, është pozitiv”, deklaroi ai.

Kurse, për Arlinda Mujën, e cila është kryetare e Shoqatës së Mikrofinancës çdo ndihmë për qytetarët është e mirëpritur, por ajo theksoi se është për një lloj tjetër skeme ndihme. Sipas Mujës, më efektive do të ishte një ndihmë afatgjatë indirekte që do t’u krijonte bizneseve mundësinë që ta ndihmonin veten.

Por, për Zana Guxhollin, eksperte për ekonominë paketa në fakt është “mjerane” dhe fakti që do të ndahet pas Vitit të Ri, tregon sipas saj se do të përdoren për qëllimet elektorale.

Zonja Guxholli kujtoi se çmimet janë rritur me 25 për qind, dhe ndikimi që kjo paketë do të ketë në xhepin e qytetarit nuk është domethënës. Qëndrimi i Guxhollit nuk u mbështet nga Adrian Civici, i cili theksoi se ekonomia dhe financat tona kaq fuqi kanë.

Pas

Rreziku për bizneset në krizë, Muja: Shqetësim për aftësinë paguese të kredive, impakti shihet në 6-mujorin e ardhshëm

Para

Vit i ri/ Taksa të reja që hyjnë në fuqi

Para
Vit i ri/ Taksa të reja që hyjnë në fuqi

Vit i ri/ Taksa të reja që hyjnë në fuqi

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Ambasada amerikane, njoftim të rëndësishëm! Ja kujt i drejtohet

Ambasada amerikane, njoftim të rëndësishëm! Ja kujt i drejtohet

nga Fast News
13:45 | 30/11/2025
0

Turistë koprracë, vijnë më shumë, por shpenzojnë më pak

Turistë koprracë, vijnë më shumë, por shpenzojnë më pak

nga Fast News
13:15 | 30/11/2025
0

Nga e hëna nis ndarja e bonusit për pensionistët. Rama bën këtë deklaratë

Nga e hëna nis ndarja e bonusit për pensionistët. Rama bën këtë deklaratë

nga Fast News
13:08 | 30/11/2025
0

Vetitë që i kanë njerëzit e suksesshëm

Vetitë që i kanë njerëzit e suksesshëm

nga Fast News
12:48 | 30/11/2025
0

Recent News

Ambasada amerikane, njoftim të rëndësishëm! Ja kujt i drejtohet

Ambasada amerikane, njoftim të rëndësishëm! Ja kujt i drejtohet

13:45 | 30/11/2025
Turistë koprracë, vijnë më shumë, por shpenzojnë më pak

Turistë koprracë, vijnë më shumë, por shpenzojnë më pak

13:15 | 30/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar