• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Brukseli kritikon politikën e pasaportave të arta: Abuzimi me to mund të rikthejë vizat për Shqipërinë dhe BP

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Brukseli kritikon politikën e pasaportave të arta: Abuzimi me to mund të rikthejë vizat për Shqipërinë dhe BP
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në raportin e tij të pestë për monitorimin e pezullimit të vizave, Komisioni i BE-së kërkon nga vendet e Ballkanit Perëndimor për shtetasit e të cilëve janë hequr vizat, harmonizim të politikave të vizave. Veç të tjerash, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë paralajmëruar nga Komisioni për skemat e dhënies së shtetësisë për investitorët e huaj. Komisioni paralajmëron se aplikimi i pasaportave të arta mund të sjellë sërish regjimin e vizave për vendet përkatëse.

Pavarësisht nga shqetësimet e shprehura më parë nga Komisioni, Shqipëria vijon të ketë në fuqi legjislacionin që lejon marrjen e një ‘shtetësie sipas skemës së investimeve (‘pasaportat e arta’), konstatohet në raport. Aty ngrihet më tej shqetësimi se skema të tilla, shtetësi kundrejt investimi, mund të nxisin migracionin e parregullt në BE, si edhe të minojnë masat për të parandaluar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

Komisioni i paralajmëron këto vende se do të vijojë ta monitorojë praktikimin  e “pasaportave të arta”. Nëse skema të tilla do të përdoren për të anashkaluar procedurën e vizave të BE-së ose për “pastrim parash”, apo të rezultojnë se përbëjnë rrezik për sigurinë, Komisioni do të kërkojë rivendosjen e regjimit të vizave.

Raporti kritikon gjithashtu Shqipërinë edhe për sa i përket politikës së vizave. “Shqipëria nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të harmonizuar më tej politikën e saj të vizave me listën e vendeve të treta, për shtetasit e të cilëve BE kërkon vizë”, konstaton raporti. “Përkundrazi, në vitin 2021 dhe në fillim të vitit 2022, Shqipëria u largua më shumë nga rekomandimet.”

Në raport kërkohet që në të ardhmen të mos ketë devijime të tjera nga lista e vendeve, për të cilat BE kërkon viza. Kjo, sipas raportit, vlen më së shumti për ato vende të treta që kanë emigrim të parregullt ose që përbëjnë rreziqe sigurie.



Përpara vitit 2021, Shqipëria kishte pasur marrëveshje pa viza me Armeninë, Azerbajxhanin, Bjellorusinë, Kinën, Guajanën, Kazakistanin, Kuvajtin dhe Turqinë dhe ndërkohë ka hequr kërkesat për viza sezonale (nga maji në shtator) për shtetasit e Bahreinit, Omanit, Katarit, Rusisë, Arabisë Saudite dhe Tajlandës.

Në raport kritikohet edhe heqja e vizave sezonale për shtetas të huaj që janë rezidentë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Shumë syresh kanë përfunduar si refugjatë në BE, thuhet në raport./ DW

Pas

A mund ta padisni ish-punëdhënësin tuaj?

Para

Për herë të parë, çmimet e naftës bien nën 200 lekë/litër

Para
Për herë të parë, çmimet e naftës bien nën 200 lekë/litër

Për herë të parë, çmimet e naftës bien nën 200 lekë/litër

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Familjet shqiptare jetojnë “ngushtë”/ Eurostat: Më shumë se gjysma e popullsisë, në banesa të mbipopulluara

Familjet shqiptare jetojnë “ngushtë”/ Eurostat: Më shumë se gjysma e popullsisë, në banesa të mbipopulluara

nga Fast News
09:00 | 03/12/2025
0

Miratohet Paqja Fiskale në Komision të Ekonomisë, gati të bëhet realitet

Miratohet Paqja Fiskale në Komision të Ekonomisë, gati të bëhet realitet

nga Fast News
08:30 | 03/12/2025
0

“Pensionisti ha një herë në ditë”, analiza e ekspertes së ekonomisë

“Pensionisti ha një herë në ditë”, analiza e ekspertes së ekonomisë

nga Fast News
07:30 | 03/12/2025
0

Ibrahimaj prezanton progresin Shqipërisë në Bruksel për “Smart Specialisation processes”

Ibrahimaj prezanton progresin Shqipërisë në Bruksel për “Smart Specialisation processes”

nga Fast News
07:00 | 03/12/2025
0

Recent News

Familjet shqiptare jetojnë “ngushtë”/ Eurostat: Më shumë se gjysma e popullsisë, në banesa të mbipopulluara

Familjet shqiptare jetojnë “ngushtë”/ Eurostat: Më shumë se gjysma e popullsisë, në banesa të mbipopulluara

09:00 | 03/12/2025
Miratohet Paqja Fiskale në Komision të Ekonomisë, gati të bëhet realitet

Miratohet Paqja Fiskale në Komision të Ekonomisë, gati të bëhet realitet

08:30 | 03/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar