• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Shtohet numri, 36 mijë qytetarë zgjedhin fondet private të pensioneve

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Finance
0
Shtohet numri, 36 mijë qytetarë zgjedhin fondet private të pensioneve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qytetarët po shohin me interes skemat private të pensioneve. Të dhënat zyrtare tregojnë se numri i individëve të anëtarësuar në fondet private të pensionit u rrit më tej në tremujorin e tretë të vitit. Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, në fund të muajit shtator pak më shumë se 36 mijë shqiptarë ishin të anëtarësuar në këto fonde. Fondet janë zgjeruar me afërsisht 900 anëtarë gjatë tremujorit të tretë dhe me 2400 të tillë që nga fillimi i vitit. Me gjithë rritjen e qëndrueshme, numri i anëtarëve përbën vetëm 2.8% të numrit të përgjithshëm të të punësuarve në shkallë vendi, i vlerësuar nga Anketa e Forcës së Punës së INSTAT.

Tregu i pensioneve private po rritet me ritme të qëndrueshme në vitet e fundit, por përmasat e tij ngelen modeste në raport me segmentet e tjera të tregut financiar shqiptar. Vlera neto e aseteve të tregut në fund të shtatorit arriti në 5.45 miliardë lekë ose rreth 46.5 milionë euro, në rritje me 19% që nga fillimi i vitit 2022. Asetet e fondeve të pensionit janë të investuara të gjitha në bono dhe obligacione të qeverisë shqiptare.



Edhe për shkak se tregu i pensioneve private ka nisur të marrë një zhvillim të mirëfilltë vetëm në vitet e fundit, përfitimet mesatare ngelen në nivele të ulëta. Asetet neto për anëtar në fund të muajit shtator kishin vlerën e 151 mijë lekëve.

Sipas numrit të anëtarëve, tregu kryesohet nga fondi Credins Pension, me 51.9% të numrit të përgjithshëm të tyre, i ndjekur nga Sigal Pension, me 27.9%, Albsig Pension, me 10.5% dhe Raiffeisen Pension, me 9.7%.

Sipas vlerës së aseteve, fondi më i madh është Sigal pension, me 44.2% të tregut, i ndjekur nga Credins Pension, me 29.2%, Raiffeisen Pension, me 21.5% dhe Albsig Pension, me 5.1%

Ligji i ri për fondet private të pensionit që pritet të miratohet këtë vit do të rrisë incentivat fiskale për të kontribuar në këto fonde. Aktualisht, kufiri maksimal kontributeve të përjashtuara nga tatimet është vlera më e vogël, që del nga krahasimi i shumës 200 mijë lekë dhe 15% të të ardhurave vjetore bruto të anëtarit. Në rast se anëtari është mbi 50 vjeç, kufiri maksimal për lehtësitë tatimore për kontributet vjetore është vlera më e vogël, që del nga krahasimi i shumës 250 mijë lekë dhe 25% të të ardhurave vjetore bruto të anëtarit.

Sipas projektligjit të propozuar nga Qeveria, kufiri maksimal mujor, për lehtësitë tatimore do të jetë deri në nivelin e pagës minimale të miratuar në shkallë vendi. Konkretisht, sot përjashtimi nga tatimi do të shtrihej deri në një shumë kontributesh prej 34 mijë lekësh në muaj. Nëse ky propozim miratohet nga Kuvendi, shuma e kontributeve e përjashtuar nga tatimet do të arrinte sot në 408 mijë lekë në vit ose 92% më shumë krahasuar me pragun aktual prej 200 mijë lekësh.

Gjithashtu, projektligji parashikon edhe përjashtim nga tatimi në momentin e përfitimit të pensionit të kontributeve. Pensioni do të tatohet vetëm për pjesën e interesave të përfituara (kthimit nga investimi), me shkallën tatimore ligjore në fuqi për të të ardhurat e individëve. Aktualisht, kjo shkallë është 15%

Pas

FOTO/ Bashkia e Tiranës vijon punimet në çdo lagje, nis ndërtimi i rrugës në njësinë nr.3

Para

Djathi më i mirë në botë për vitin 2022

Para
Djathi më i mirë në botë për vitin 2022

Djathi më i mirë në botë për vitin 2022

Të Gjitha

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

nga Fast News
19:55 | 09/05/2025
0

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

nga Fast News
15:18 | 09/05/2025
0

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

nga Fast News
15:15 | 09/05/2025
0

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

nga Fast News
11:00 | 09/05/2025
0

Recent News

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

19:55 | 09/05/2025
Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

15:18 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar