• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Shoqatat e Transportit letër Ramës, kërkojnë ndihmë financiare për pagat dhe naftën

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Biznes
0
Shoqatat e Transportit letër Ramës, kërkojnë ndihmë financiare për pagat dhe naftën
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shoqatat e Transportit kërkojnë nga qeveria vazhdimin e mbështetjes financiare për ta, me qëllim përballimin e shtrenjtimit të karburanteve. Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban në një letër drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Infrastrukturës dhe energjetikës, Belinda Balluku kërkojnë vazhdimin e subvencionit në mbështetje të sektorit për shkak të çmimit të lartë të naftës.

Për shkak të shtrenjtimit të çmimit të naftës qeveria vendosi rimbursimin me 100 lekë për litër për naftën e shpenzuar për muajt gusht-shtator-tetor për kompanitë e transportit. Kjo ishte paketa e dytë antikrizë në ndihmë të sektorit. E njëjta paketë u përdor për rimbursimin e naftës për muajt mars-prill-maj.

Që pas krizës të Covid-19, Shoqatat e transportit theksojnë se sektori është në situatë emergjente,  pasi gjendet në vështirësi jo vetëm për të përballuar çmimin e lartë të karburantit, por edhe për pagesat e punonjësve. Për këtë arsye operatorët po operojnë me humbje.

Shoqatat e transportit theksojnë se paketa e dytë e antikrizë që përfundoi më 31 tetor ishte e mjaftueshme për të ringritur shërbimin e transportit urban dhe për rritjen e cilësisë së shërbimit nevojitet mbështetje më e madhe nga organet përgjegjëse.

Shqetësim mbetet edhe mungesa e transparencës për shpenzimet e fondit të paketës së dytë antikrizë. Për arritjen e synimeve dhe qëllimeve për të cilat ajo është krijuar, bazuar edhe në nenin 3, të Ligjit Nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit”, nga shoqatat e transportit iu kërkohet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, informacion zyrtar se sa shpenzime janë realizuar nga fondi i subvencionimit të operatorëve të transportit urban në kuadër të VKM-së nr 255, dt 13.04.2022 “Për përcaktimin e procesverbaleve, të dokumentacionit dhe masës së kompensimit për shoqëritë e linjave të transportit qytetas, rrethqytetase dhe ndërqytetëse, pjesë e paketës anti krizë”, sa ka qenë ky fond i përcaktuar dhe sa është vlera e mbetur e tij.

Sipas shoqatave të transportit sektori aktualisht po haset me problematika të shumta që lidhen me veprimtarinë e tyre dhe shërbimin e ofruar; vështirësitë në operim; mungesën e kompensimit të vazhdueshëm në ndihmë të operatorëve; pamjaftueshmërinë e mbështetjes nga organet përgjegjëse; vështirësi me çmimet e larta të naftës në treg dhe pjesëve të këmbimit të nevojshëm për mirëmbajtjen e mjeteve; vështirësi në mbajtjen e punëtorëve dhe mbështetjen e stafit në këtë sektor; si dhe një sërë vështirësish të tjera që bëjnë të pamundur operimin optimal të tyre dhe shërbim me cilësi të lartë.

Për evidentimin e këtyre problematikave Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban nëpërmjet një tjetër letre dërguar ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës kërkojnë gjithashtu, realizimin e një takimi të përbashkët me institucionet e qeverisjes qendrore dhe ato vendore, takim i cili do t’i ndihmojë në zgjidhjen e këtyre problematikave dhe identifikimin e tyre.

Pas

Çmimet e karburanteve ndryshojnë sërish. Bordi ul naftën, rrit benzinën

Para

AKSHI kërkon rritje pagash me 350%, rroga mesatare 3500 euro

Para
AKSHI kërkon rritje pagash me 350%, rroga mesatare 3500 euro

AKSHI kërkon rritje pagash me 350%, rroga mesatare 3500 euro

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

nga Fast News
19:48 | 07/11/2025
0

200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

nga Fast News
14:12 | 07/11/2025
0

Nga falja e borxheve te marrëveshjet 3-vjeçare me shtetin, Rama shpjegon si do të zbatohet “Paqja Fiskale”

Nga falja e borxheve te marrëveshjet 3-vjeçare me shtetin, Rama shpjegon si do të zbatohet “Paqja Fiskale”

nga Fast News
14:07 | 07/11/2025
0

Deri më 2014 do falen 525 mln euro borxhe në Tatime dhe Dogana; Kategoritë që përfitojnë

Deri më 2014 do falen 525 mln euro borxhe në Tatime dhe Dogana; Kategoritë që përfitojnë

nga Fast News
09:35 | 07/11/2025
0

Recent News

Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

19:48 | 07/11/2025
200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

14:12 | 07/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar