• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Rriten interesat e depozitave, në nivelin më të lartë të 7 viteve

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Finance
0
Rriten interesat e depozitave, në nivelin më të lartë të 7 viteve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Politika monetare e Bankës së Shqipërisë për rritjen e normës bazë të interesit për lekun është reflektuar edhe tek depozitat. Sipas të dhënave zyrtare, norma mesatare e interesit të depozitave në lekë shënoi për muajin shtator nivelin më të lartë në të paktën shtatë vitet e fundit. Banka Qendrore raporton se, norma mesatare e interesit për të gjitha depozitat me afat në shtator kërceu në 1.45%, në rritje për të tretin muaj radhazi. Krahasuar me muajin mars, kur Banka e Shqipërisë nisi ciklin rritës të normës bazë, interesi mesatar i depozitave me afat në lekë është rritur me 0.75 pikë përqindje ose 107%.

Rritja e normave të interesit të depozitave është rezultat i mekanizmit të transmetimit të politikës monetare. Deri në muajin shtator, Banka e Shqipërisë e kishte rritur normën bazë të interesit në nivelin 1.25%, ndërsa me dy rritjet e fundit të tetorit dhe nëntorit norma bazë ka arritur tashmë në 2.75%.



Rritja e shpejtë e normës bazë të interesit ka nxitur një rritje të shpejtë të yield-eve të bonove dhe obligacioneve qeveritare. Yield-i mesatar i bonove 12 mujore të thesarit në fillim të nëntorit ka arritur në 5.74%, niveli më i lartë që prej vitit 2013. Yield-et e bonove janë rritur madje me ritëm më të shpejtë se norma bazë e interesit, për shkak të pritshmërive të investitorëve për rritje të shpejtë të normave në të ardhmen e afërt.

Rritja e shpejtë e yield-eve po i bën instrumentet e borxhit të qeverisë joshëse edhe për investitorët e vegjël, duke shtuar konkurrencën me depozitat bankare për kursimet e publikut. Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se blerjet e individëve në tregun primar të bonove dhe obligacioneve për nëntë muajt e parë të këtij viti u rritën me 138% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Individët investuan një shumë rekord prej 30.2 miliardë lekësh ose rreth 258 milionë eurosh në borxhin e ri të emetuar nga qeveria shqiptare në tregun e brendshëm financiar. Në këtë mënyrë, rritja e yield-eve ka krijuar presion mbi bankat për të rishikuar edhe normat e interesit të depozitave.

Deri tani, rritja e interesit mesatar të depozitave ngelet më e ulët se rritja e normës bazë, por kjo ishte e pritshme, duke konsideruar se në përgjithësi sektori bankar është mjaft likuid dhe përcjellja e lëvizjeve të normës bazë në interesat e depozitave dhe kredive të reja përgjithësisht është më e ngadaltë krahasuar me tregun primar të borxhit të qeverisë.

Ndërkohë, rritja e normave të interesit në tregun financiar po fillon të reflektohet edhe në çmimin e kredive të reja në lekë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se në muajin shtator, norma mesatare e interesit për kreditë e reja në lekë arriti në 7.07%, niveli më i lartë që prej shkurtit të vitit 2018.

Pas

Raport i mirë me bankat, 69% e shqiptarëve me një llogari bankare

Para

Ponari: Pensionistët shqiptarë marrin 40% më pak se pensionistët europianë. Ja zgjidhja

Para
Ponari: Pensionistët shqiptarë marrin 40% më pak se pensionistët europianë. Ja zgjidhja

Ponari: Pensionistët shqiptarë marrin 40% më pak se pensionistët europianë. Ja zgjidhja

Të Gjitha

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

nga Fast News
19:55 | 09/05/2025
0

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

nga Fast News
15:18 | 09/05/2025
0

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

nga Fast News
15:15 | 09/05/2025
0

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

nga Fast News
11:00 | 09/05/2025
0

Recent News

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

19:55 | 09/05/2025
Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

15:18 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar