• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Projektbuxheti 2023, ja institucionet që kërkuan shtim fondesh

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Finance
0
Projektbuxheti 2023, ja institucionet që kërkuan shtim fondesh
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa në Kuvend ka nisur prej javësh diskutimi i projektbuxhetit 2023, institucione të ndryshme kanë kërkuar shtim fondesh për vitin e ardhshëm. Zyrtarisht kërkesat i janë dërguar komisionit parlamentar të Ekonomisë nga Kuvendi i Shqipërisë dhe këshilli i qarkut të Beratit, me argumentin se kanë pamundësi për realizmin e projekteve të reja të parashikuara.

Në kërkesën që administrata e Kuvendit të Shqipërisë u ka dërguar deputetëve të Komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave kërkon rritje 2,5% të fondeve nga sa është parashikuar në projektbuxhetin 2023.  Sipas projektbuxhetit Kuvendit të Shqipërisë i është parashikuar fondi me vlerë 1.2 miliardë lekë.

Shtesa e fondit me vlerë 32 milionë lekë kërkohet për shpenzime materiale dhe shërbime. Konkretisht në përmbushje të nevojave buxhetorë për ekspert të fushave të ndryshme për nevoja të komisioneve të përhershme, të posaçme apo hetimore; nevoja për aktivitete të AGD, një aleancë aktive në mbështetje të grave, në mbështetje të grupeve që kanë nevoje në bashkëpunim me partnerët dhe shoqërinë civile, në përmbushje të rezolutave dhe detyrimeve.

Arsye tjetër e fondit shtesë janë edhe efektet e rritjes së çmimeve, kryesisht të karburantit.

Fillimisht nga Kuvendi i Shqipërisë është kërkuar 48 milionë lekë shtesë për vitin 2023 për kryerjen e investimeve të planifikuara në programin buxhetor afatmesëm. Kërkesa nuk është miratuar në mbledhjen e byrosë ku u vendos spostimi i tyre në kohë.



Ndër investimet e parashikuara për 2023 ishte projekti prej 1 milion lekë për ngritjen e sistemit të shmangies së zjarrit, duke pasur pajisje diktim sinjalizimi, sisteme hidrike, sisteme shuarje zjarri e mënyra evakuimi.

9.6 milionë lekë janë kërkuar për përditësimin e sistemit aktual audio/ video, pasi janë shfaqur problematika. Ndërsa 30 milionë lekë janë kërkuar për ngritjen e “Punishtes së demokracisë” një projekt me mbështetjen e parlamentit austriak që synon nxitjen e të rinjve në politikë.

Institucion tjetër që kërkon shtim të fondeve është edhe Këshilli i Qarkut të Beratit. Shtimi i transfertës së pakushtëzuar për vitin 2023 kërkohet për implementimin e projekteve IPA në turizëm. Kërkesa mbështetet edhe te zhvillimi i turizmit të këtij qyteti, duke qenë UNESCO-s.

Pas

Djathi më i mirë në botë për vitin 2022

Para

Konsultimet publike të bashkive për buxhetin 2023, a kanë ndodhur vërtet?

Para
Konsultimet publike të bashkive për buxhetin 2023, a kanë ndodhur vërtet?

Konsultimet publike të bashkive për buxhetin 2023, a kanë ndodhur vërtet?

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Paqja fiskale e Ramës, BE kundër: Ja çfarë është shqetësim

Paqja fiskale e Ramës, BE kundër: Ja çfarë është shqetësim

nga Fast News
14:03 | 11/12/2025
0

“Do ia kalojmë inteligjencës artificiale”, Rama: Të parët në rajon për prokurimet publike, po luftojmë korrupsionin

“Do ia kalojmë inteligjencës artificiale”, Rama: Të parët në rajon për prokurimet publike, po luftojmë korrupsionin

nga Fast News
13:57 | 11/12/2025
0

Të pushohesh nga puna më e dhimbshme sesa ndarja nga partneri

Të pushohesh nga puna më e dhimbshme sesa ndarja nga partneri

nga Fast News
08:00 | 11/12/2025
0

Të huajt shpenzuan 4.4 miliardë euro në Shqipëri, shqiptarët jashtë 2.1 miliardë euro

Të huajt shpenzuan 4.4 miliardë euro në Shqipëri, shqiptarët jashtë 2.1 miliardë euro

nga Fast News
07:30 | 11/12/2025
0

Recent News

Paqja fiskale e Ramës, BE kundër: Ja çfarë është shqetësim

Paqja fiskale e Ramës, BE kundër: Ja çfarë është shqetësim

14:03 | 11/12/2025
“Do ia kalojmë inteligjencës artificiale”, Rama: Të parët në rajon për prokurimet publike, po luftojmë korrupsionin

“Do ia kalojmë inteligjencës artificiale”, Rama: Të parët në rajon për prokurimet publike, po luftojmë korrupsionin

13:57 | 11/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar