• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Ponari: Pensionistët shqiptarë marrin 40% më pak se pensionistët europianë. Ja zgjidhja

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Finance
0
Ponari: Pensionistët shqiptarë marrin 40% më pak se pensionistët europianë. Ja zgjidhja
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Thellimi i deficitit të pensioneve kërkon një ndërhyrje të menjëhershme. Sipas ekspertëve, nevojiten ndërhyrje në sistemin e pensioneve dhe ofrimi i formave alternative midis sistemit shtetëror dhe atij privat, i cili do të gjeneronte pensione më të larta për qytetarët.

I këtij mendimi është edhe Elvis Ponari, CEO i Fondit të Pensioneve Vullnetare SIGAL, njëherazi edhe Kryetar i Shoqatës së Siguruesve të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimeve. “Në botë, në Europë. E ke edhe në Maqedoni. Ti do marrësh 20% nga ISSH, 20% nga Kolona e Dytë, pension nga punësimi që është një skemë suplementare dhe 20% nga Kolona e Tretë ose Pensioni Vullnetar. Që kur të dalësh në pension të marrësh të paktën 60% të pagës tënde të fundit”, tha ndër të tjera Ponari, i ftuar në një emision televiziv.





Mendimin e tij e mbështeti edhe eksperti i ekonomisë, Enriko Ceko. “Ti paguan siguracione shoqërore që të marrin pension ata që janë sot në pension. Ndërsa në rastin e skemës së pensionit privat je ti që kontrbuon për veten tënde dhe pas një periudhe kohore edhe mund ti tëheqësh, pa dalë në pension, kur të duhen kundrejt një penaliteti”, u shpreh Ceko.

Skema e pensioneve kërkon sot mbështetje të vazhdueshme nga buxheti i shtetit, që përllogaritet në rreth 27 miliardë lekë ose rreth 280 milionë dollarë në vit.

Para të taksapaguesve që shkojnë si mbështetje për të financuar këtë skemë, ku numri i kontribuesve po pëson rënie të vazhdueshme, ndërsa ai i përfituesve po rritet.

Skema e pensioneve në Shqipëri ka aktualisht vetëm kolonën e parë (pension shtetëror) dhe kolonën e tretë(pension vullnetar).

 

Ndërkohë që vendet e zhvilluara, përfshi këtu një pjesë të rajonit të Ballkanit, e kanë zgjidhur problemin e pensioneve edhe me një kolonë të dytë, skemë pensioni nga punësimi, që nënkupton bashkëpunimin shtet-privat.

 

Benefitet e “Kolonës së Dytë”

 

“Kolona e Dytë” ose pension nga punësimi siç e quajmë ne, nuk ndryshon asgjë.  Qytetarët do vazhdojnë të paguajnë njëlloj siç bëjnë edhe tani. Vetëm se në këtë rast 3% që i hiqet skemës shtetërore (21,4%) paguhet në 4 Fondet e Pensionit Privat që operojnë në Shqipëri.

 

“Kolona e Dytë” ka efekt social pasi qytetarët do të kenë dy pensione ose rroga në moshën e lënies së punës.  Një nga skema shtetërore dhe një nga ajo private. Pra, kjo përkthehet në nivele më të larta pensioni për çdo qytetar.

 

“Kolona e Dytë” ndihmon edhe luftën kundër evazionit pasi çdokush do të deklarojë pagën e plotë pasi do të kërkojë të marrë të plotë edhe 3%-in e skemës private.  Shumë qytetarë do të duan të futen në skemë dhe kjo do të ulë automatikisht edhe “punësimin në të zezë”, siç e quajmë rëndom. Pra, ndihmon vendin ekonomisht dhe shtetin për të ulur informalitetin.

 

“Kolona e Dytë” ka efekt pozitiv për të gjithë shoqërinë pasi paratë tani janë investuar në obligacione shtetërore dhe nëse shteti shpenzon fitojmë të gjithë. Rritet besimi te shteti…

Pas

Rriten interesat e depozitave, në nivelin më të lartë të 7 viteve

Para

Si funksiononte skema e mashtrimit me kriptomonedha, detajet nga Eurojust

Para
Si funksiononte skema e mashtrimit me kriptomonedha, detajet nga Eurojust

Si funksiononte skema e mashtrimit me kriptomonedha, detajet nga Eurojust

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Paradoksi/ Kukësi qarku më i varfër i vendit ka shkallën më të lartë të punësimit

Paradoksi/ Kukësi qarku më i varfër i vendit ka shkallën më të lartë të punësimit

nga Fast News
15:12 | 05/09/2025
0

Administrata “detyrohet” të rrijë më shumë në punë! Ja sektori ku punohet me më pak orë

Administrata “detyrohet” të rrijë më shumë në punë! Ja sektori ku punohet me më pak orë

nga Fast News
15:03 | 05/09/2025
0

Dy pjata dhe një vazo, grabiten sendet me vlerë mbi 9.5 mln euro në muzeun francez

Dy pjata dhe një vazo, grabiten sendet me vlerë mbi 9.5 mln euro në muzeun francez

nga Fast News
09:00 | 05/09/2025
0

Ka disa shprehje që nuk duhet t’i përdorni në punë

Ka disa shprehje që nuk duhet t’i përdorni në punë

nga Fast News
08:00 | 05/09/2025
0

Recent News

Paradoksi/ Kukësi qarku më i varfër i vendit ka shkallën më të lartë të punësimit

Paradoksi/ Kukësi qarku më i varfër i vendit ka shkallën më të lartë të punësimit

15:12 | 05/09/2025
Administrata “detyrohet” të rrijë më shumë në punë! Ja sektori ku punohet me më pak orë

Administrata “detyrohet” të rrijë më shumë në punë! Ja sektori ku punohet me më pak orë

15:03 | 05/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar