• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Përballë sfidave të tregjeve financiare, NOA zgjedh një financë njerëzore

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Finance
0
Përballë sfidave të tregjeve financiare, NOA zgjedh një financë njerëzore
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Znj. Spahiu, përballë krizës inflacioniste dhe rritjes së normave të interesit bazë nga Bankat Qendrore, si do të preket kredidhënia për biznesin dhe konsumatorin në Shqipëri?

Situata ekonomike që po kalon ekonomia shqiptare dhe ajo europiane sigurisht që do të ketë ndikim në nivelet e kredidhënies në vend. Kostot e të bërit biznes, si dhe të jetesës, po rriten ndërkohë që kapitali investues dhe fuqia blerëse janë relativisht të frenuar. Kombinimi i këtyre dy faktorëve, rritja e kostove dhe ulja e të ardhurave, si për bizneset, ashtu për familjet, do të sjellë rritje të nevojave për kreditim për të gjithë ekonominë. Dhe me qëllim kontrollin e kësaj spiraleje kredimarrëse, e cila rrezikon të rrisë dhe më tej inflacionin, normat e interesit bazë nga Banka Qendrore do të rriten dhe më tej. Bankat kanë filluar tashmë të jenë më të kujdesshme në kredidhënie, duke shkurtuar afatin e kredive për bizneset dhe konsumatorët, duke shtrënguar kriteret e riskut dhe duke rritur kërkesën për mbulimin me kolateral, paralel me rritjen e normës bazë të interesit. Rritja e kostove do të nxisë një numër më të lartë aplikimesh për kredi, por nga ana tjetër do të jetë më i lartë numri i kredive të refuzuara, për shkak të perceptimit në rritje të rrezikut. Dhe ky është një moment i vlefshëm për të kuptuar dhe më mirë diferencat mes modelit bankar dhe atij të ndjekur nga institucionet financiare jo banka.



Një situatë shumë e ngjashme për sa i përket nivelit të miratimeve të kredive dhe pse konteksti është i ndryshëm, është reagimi i sektorit financiar përballë kërkesës për kredi gjatë pandemisë së vitit 2020. Kredidhënia e bankave u ndalua pothuajse plotësisht në tremujorin e dytë dhe të tretë të vitit, ndërkohë institucionet financiare, si NOA, vijuan kredidhënien, duke vlerësuar çdo kërkesë për kredi në bazë të vlerësimit individual të çdo biznesi dhe jo vetëm të zhvillimeve makroekonomike.

Në NOA, jemi ne që i përshtatemi kërkesës për kredi, sidomos në momente vështirësie për klientët; në një bankë, është kredimarrësi që duhet t’i përshtatet institucionit sipas politikave të përgjithshme. Gjatë këtyre viteve, jemi dëshmitarë se asnjë sipërmarrës nuk ka të njëjtin historik biznesi, dhe asnjë kërkesë për kredi nuk është për të njëjtin projekt, për të njëjtat arsye, për të njëjtat ambicie dhe sigurisht që mbijetesa në situata të vështira është e personalizuar te çdo biznes. Dhe është ky model i kredidhënies, një model njerëzor, që si gjatë pandemisë, ashtu dhe gjatë situatës aktuale, i nxit institucionet financiare si NOA të mos shtrëngojnë kriteret e kreditimit, sigurisht duke qenë të kujdesshëm në të njëjtën kohë.

Përballë rritjes së kërkesës për financim dhe uljes së nivelit të aprovimit nga sektori bankar, institucionet financiare do të mbeten jetike për qindra mijë sipërmarrës, fermerë e familjarë, të cilët kanë nevojë për një financim të adaptuar për kohën që po kalojmë. Më lejoni të rikujtoj që institucioni NOA operon në tregun financiar shqiptar prej vitit 1998, shumë kohë para ardhjes në Shqipëri të shumë bankave të nivelit të dytë. Në ato vite të para të aktivitetit tonë, vlerësimi i kredisë mbështetej dhe më shumë në vlerësimin njerëzor dhe karakterial të kredimarrësit. Dhe besoj është kjo trashëgimi institucionale në ADN-në tonë, e cila ka bërë që institucionet financiare të jenë në gjendje të përshtaten më lehtë përballë sfidave të tregjeve financiare. Kjo është zgjedhja jonë, është modeli i një finance njerëzore.

Ju deklaroni se përballë sfidave të tregjeve financiare, NOA zgjedh një financë njerëzore. A vlen kjo filozofi dhe në nivel të sfidave të vetë sektorit?

Situata inflacioniste do të sjellë rritje të kostove të interesit bazë për të gjithë sektorin, por dhe më shumë për institucionet të cilat nuk mbledhin depozita. Dhe këtu mund të flasim sërish për një financë njerëzore. Nëse duam që fermerët, bizneset familjare, apo individët më vulnerabël të kenë akses të garantuar në një financë të përballueshme, atëherë së bashku me autoritetet publike duhet të ndërmarrim hapa konkretë në drejtim të mbështetjes së institucioneve financiare që u shërbejnë më së shumti këtyre segmenteve.

Në mënyrë që kostoja e fondeve për institucionet financiare të jetë më e vogël, ka nevojë për një ndërhyje të balancuar dhe mundësi aksesi në fonde alternative. Ndaj, në kontekstin e situatës që përshkruam më lart, sfida e kostove të financimit do të ishte kryeprioriteti i sektorit.

Mundësimi i mbledhjes së mikrodepozitave do të ishte një hap i parë. Ndërkohë që bankat e nivelit të dytë nuk arrijnë dot të plotësojnë kërkesën për kredi për bizneset e vogla apo fermerët e sipërmarrjet rurale, ato lejohen t’u mbledhin depozitat. E kundërta ndodh me institucionet financiare. Vetëm ne si NOA garantojmë mbi 30 milionë euro çdo vit për këtë segment, por nuk lejohemi të mbledhim depozitat e klientëve që shërbejmë.

Mund të përmendim gjithashtu krijimin e një fondi garancie shtetëror për bizneset e vogla. Gjatë pandemisë, një fond i tillë garancie u krijua vetëm për sektorin bankar, i cili nuk shërben të njëjtën klientelë si institucionet financiare. Kjo krijoi kushtet e një shtrembërimi potencial në treg, madje duke i vendosur bankat në pozita konkurruese përballë institucioneve financiare, të cilat as nuk lejohen të mbledhin depozita, dhe as të aksesojnë fondet e garancive publike, të cilat mund të zbusin efektin e interesave për këtë segment.

Si një CEO dhe drejtuese e një institucioni financiar që punëson mbi 300 persona, çfarë elementesh do të rendisnit si më të rëndësishmet përballë sfidave që po kalon tregu?

Siç thashë më lart, në sensin e ngushtë, NOA e ka tejkaluar tanimë dimensionin e mikrofinancës, por pa u zgjeruar në atë pikë që të pengohet nga ngurtësia e modelit bankar. Kjo situatë hibride bën që përballë sfidave të paparashikuara të kemi elasticitet, i cili njëherazi na lejon të trajtojmë luhatjet e tregut më shpejt se bankat, por njëkohësisht të mbetemi më solid në raportimet dhe verifikimet tona sesa një institucion financiar tradicional dhe me një qeverisje të fortë korporative.

Sot, në NOA, gjithçka na nxit për të ofruar shërbimin me standardet më të larta që ofron tregu, me politika dhe procedura të vlerësimit të riskut fleksibël sipas situatave, shpejtësi në vendimmarrje, aplikim të teknologjisë dhe shumëllojshmërisë së produkteve dhe segmenteve tona, duke ofruar financime nga 100 deri në 150,000 euro. Stafi ynë tanimë i shërben një finance, e cila e ka tejkaluar modelin e mikrofinancës, por që sërish mbetet njerëzore në mënyrën se si iu ofrohet klientëve tanë.

Dhe kjo bëhet e mundur vetëm falë një etike pune, një nivel profesionalizmi dhe respekti maksimal ndaj çdo klienti dhe angazhimi të marrë. Dhe që të arrijnë këtë nivel, i gjithë stafi i NOA-s përkushtohet çdo ditë ndaj vlerave themelore të kompanisë, të cilat në periudhën që po përjetojmë, bëhen dhe më kritike. Në punën tonë, nuk na falen gabime, pasi dhe ekspozimi ndaj riskut është më i lartë.

Mendoj se përballë krizave dhe sfidave, zgjidhja më e mirë është ndërtimi i një modeli ku pritshmëritë janë të qarta ndaj çdokujt: ndaj stafit, klientëve, komunitetit, vendit. Vetëm duke ndërtuar këto pritshmëri mund të trajtojmë pasiguritë e tanishme dhe të ardhshme të tregut./Monitor

Pas

5 arsye pse çdokujt i duhet një Fond Pensioni Vullnetar

Para

Raporti: Grupet shqiptare kanë zgjeruar aktivitetin e zinxhirit të furnizimit të kokainës në Europë

Para
Raporti: Grupet shqiptare kanë zgjeruar aktivitetin e zinxhirit të furnizimit të kokainës në Europë

Raporti: Grupet shqiptare kanë zgjeruar aktivitetin e zinxhirit të furnizimit të kokainës në Europë

Të Gjitha

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

nga Fast News
15:00 | 10/05/2025
0

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

nga Fast News
14:45 | 10/05/2025
0

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

nga Fast News
14:20 | 10/05/2025
0

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

nga Fast News
14:15 | 10/05/2025
0

Recent News

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

15:00 | 10/05/2025
Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

14:45 | 10/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar