• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Teknologji

Në finalen e WSC, mbërrjnë edhe startupe shqiptare nga Europa

nga Fast News
3 years më parë
në Teknologji
0
Në finalen e WSC, mbërrjnë edhe startupe shqiptare nga Europa
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

U zhvillua për herë të parë në Shqipëri Women Startup Competition. Pas një programi trajnimi dhe inkubimi, ku u përfshinë 30 sipërmarrëse, me 5 Nëntor u mbajt finalja e WSC Albania. 10 finaliste prezantuan idetë e tyre të biznesit para jurisë dhe përfaqësuesve të biznesit.

Idea fitueseve, e cila shkon automatikisht në finale europiane në Dhjetor është “Praktika.al”, drejtuar nga Albina Bardhi. Ajo fitoi një program mentorimi për 6 muaj dhe një çmim prej 1000 euro.

Çmimi i dytë iu dha Alba Hoxhës me startupin “Receta Ime”. Alba fiton një coworking space nga organizatorët për 6 muaj, për dy persona.

“AD Ballkan”, me fokus rivitalizimin e fshatrave përmes zhvillimit të turizmit, u vlerësua me çmimin e tretë, duke fituar mbështetje në një paketë PR &Marketing.

Albana Muçaj, drejtuesja e këtij programi për Shqipërinë, theksoi se, “nuk ishte çmimi i parë, rezultati final i Women Startup Competition në Shqipëri. Ishte ardhja në shtëpi/në Shqipëri e shumë ekspertëve dhe startupeve shqiptare nëpër botë. Pjesë e programit u bë një skuadër të rinjsh shqiptarë nga Italia, me një startup në fushën e sigurisë. Një startup me fokus turizmin u prezantua nga një skuadër të rinjsh shqiptarë që studiojnë e jetojnë në Austri.



Ekspertët, po ashtu, si në juri edhe në procesin e mentorimit vinin nga vende si, Gjermania, Hungaria, Spanja, Austria dhe SHBA”.

Ishte dashuria e njerëzve me impenjime të mëdha për kontribut në shoqëri, që bëri të mundur të jepej kohë, vlerësime dhe këshilla për vajza ambicioze dhe të vendosura në sipërmarrje të mëdha.

Mbrëmja finale shkoi përtej çmimeve të parashikuara, pasi pati edhe çmime surprizë nga juria për disa prej startupeve të tjera. Nënkryetarja e Dhomës së Diasporës, Elisabeta Katiaj, ofroi mbështetjen për realizimin e platformës së prezantuar nga Endiza Dema, lidhur me informimin dhe mbështetjen e personave me Sklerozë Multiple.

Nevila Dudaj, ofroi një program mentorimi për startupin shqiptar që ka lindur në Austri, “GuidHero”.

Tamas Muller, CEO i Women Startup Competition, tha në fjalën e tij gjatë eventit se, “të gjitha startupet finaliste janë ambicioze. Disa prej tyre kanë nevojë për një orientim më të mirë drejt tregut dhe ne si WSC do t’i mbështesim me konsulencë”.

Në eventin e organizuar në Hotel Adriatik, Durrës, morën pjesë mbi 50 të ftuar nga ekosistemi i startupeve, trajnerë dhe sipërmarrës.

Juria përbëhej nga Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Eduard Shalsi, Menaxheri i Projektit Aftësi për Punë i programit zviceran Swisscontact, Fation Dragoshi, Nënkryetarja e Dhomës së Diasporës, Elisabeta Katiaj, Zëvendëspresidenti për Planifikimin dhe Strategjinë Mobile të Deutsche Telekom, Driton Emini, Përfaqësuesja e Departamentit të PR në One Telecommunications dhe Albtelecom, Sibel Pipa, si dhe Menaxherja e Përgjithshme e Hotel Adriatik, Nevila Dudaj.

Në një program mbi një muaj u mentoruan rreth 30 biznese startup të drejtuara nga gra dhe vajza. Ato morën mbështetje në konsolidimin e idesë, zhvillimin e digjitalizimit, prezantimin në kohë, këshilla praktike biznesi dhe si të zhvillojnë marketingun në fazën startup. Mentorët e përfshirë në program ishin ekspertë dhe sipërmarrës, si Landa Grembi, Arbresha Talla, Silvana Kulla, Marjana Murrja dhe Gerti Boshnjaku.

Ky program është pjesë e inkubatorit të drejtuar nga Albana Mucaj, certifikuar dhe mbështetur nga Ministria e Sipërmarrjes në fazën e parë të granteve për startup dhe inkubatorë.

Ndërkohë, çmimi fitues dhe disa programe mentorimi u mbështetën nga kompania e telefonisë One Telecomunications dhe Albtelecom.

Pas

Energji në tarracën tënde: Skema e mbështetjes për familjarët, hapat dhe kushtet, nga aplikimi tek instalimi

Para

Buxhetet vendore 2023, të pakuptueshme për qytetarët. Nocionet bazë nuk njihen dhe as nuk shpjegohen për transparencë

Para
Buxhetet vendore 2023, të pakuptueshme për qytetarët. Nocionet bazë nuk njihen dhe as nuk shpjegohen për transparencë

Buxhetet vendore 2023, të pakuptueshme për qytetarët. Nocionet bazë nuk njihen dhe as nuk shpjegohen për transparencë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Paqja fiskale e Ramës, BE kundër: Ja çfarë është shqetësim

Paqja fiskale e Ramës, BE kundër: Ja çfarë është shqetësim

nga Fast News
14:03 | 11/12/2025
0

“Do ia kalojmë inteligjencës artificiale”, Rama: Të parët në rajon për prokurimet publike, po luftojmë korrupsionin

“Do ia kalojmë inteligjencës artificiale”, Rama: Të parët në rajon për prokurimet publike, po luftojmë korrupsionin

nga Fast News
13:57 | 11/12/2025
0

Të pushohesh nga puna më e dhimbshme sesa ndarja nga partneri

Të pushohesh nga puna më e dhimbshme sesa ndarja nga partneri

nga Fast News
08:00 | 11/12/2025
0

Të huajt shpenzuan 4.4 miliardë euro në Shqipëri, shqiptarët jashtë 2.1 miliardë euro

Të huajt shpenzuan 4.4 miliardë euro në Shqipëri, shqiptarët jashtë 2.1 miliardë euro

nga Fast News
07:30 | 11/12/2025
0

Recent News

Paqja fiskale e Ramës, BE kundër: Ja çfarë është shqetësim

Paqja fiskale e Ramës, BE kundër: Ja çfarë është shqetësim

14:03 | 11/12/2025
“Do ia kalojmë inteligjencës artificiale”, Rama: Të parët në rajon për prokurimet publike, po luftojmë korrupsionin

“Do ia kalojmë inteligjencës artificiale”, Rama: Të parët në rajon për prokurimet publike, po luftojmë korrupsionin

13:57 | 11/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar