• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Ndërhyrjet që duhen në skemën e pensioneve, ekspertët rekomandojnë kolonën e dytë shtet-privat si në vendet e tjera

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Ndërhyrjet që duhen në skemën e pensioneve, ekspertët rekomandojnë kolonën e dytë shtet-privat si në vendet e tjera
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Skema e pensioneve kërkon sot mbështetje të vazhdueshme nga buxheti i shtetit, që përllogaritet në rreth 27 miliardë lekë në vit ose rreth 280 milionë dollarë. Para të taksapaguesve që shkojnë si mbështetje për të financuar këtë skemë, ku numri i kontribuesve po pëson rënie të vazhdueshme, ndërsa ai i përfituesve po rritet. Skema e pensioneve në Shqipëri ka aktualisht vetëm kolonën për sigurimin në shtet ose pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe sigurimin në skemat private. Ndërkohë që vendet e zhvilluara, përfshi këtu një pjesë të rajonit të Ballkanit, e kanë zgjidhur problemin e pensioneve edhe me një kolonë të dytë, që nënkupton bashkëpunimin shtet-privat.

Le të sjellim shembullin e Maqedonisë së Veriut. Kontributi për pension në këtë shtet është 18% e pagës, nga të cilët 13% derdhet në Fondin e Sigurimeve Shoqërore për skemën shtetërore dhe dhe 5 % derdhet në fondet e detyrueshme private. Me plotësimin e moshës, çdo njeri do marrë dy pensione, një shtetëror dhe një privat të formuar nga kontributet e derdhura dhe fitimi nga investimi i tyre.



Elvis Ponari, kryetar i Shoqatës së Siguruesve të Jetës dhe Pensioneve Private shpjegon se kjo skemë ka shumë përfitime për Shqipërinë dhe qytetarët dhe duhet zbatuar.

“Kjo skemë është mbështetje e skemës shtetërore. Shteti kthen mbrapsht një pjesë të taksave që t’i ke paguar në një fond për ty, që është me emrin tënd dhe që rritet progresivisht dhe investohet nga kompanitë private. 3% ose 5% varet nga politika e shtetit sesa do të jetë pjesa. T’i nuk e prek dot sot, por kjo është për të ardhmen tënde. Pra, qytetari nuk paguan më shumë nga sa paguan aktrualisht tek Instituti I Sigurimeve Shoqërore.

Kjo skemë ka përfitime për një shtet, pasi këo para që shkojnë tek privati, i përdor shteti apo privati për investime apo në tregun e kapitaleve. Kjo skemë është vërtetuar gjithashtu ul informalitetin, pasi nëse ti e ke pagën minimale ose je “në të zezë” nuk e përfiton përqindjen në privat ose e përfiton shumë pak. Po e deklarove pagën e plotë, përfiton në masë më të madhe. Plus kjo është skemë shoqërore, ku ti e sheh që paratë e tua kanë shkuar në një burim dhe ti e sheh sesa merr në muaj, sa merr në vit dhe sa do të marrësh në fund dhe nuk ke nevojë që të presësh indeksimin, sic ndodh në rastin e ISSH. E ardhmja janë padyshim skemat private të pensioneve. Kjo është një skemë që do konsultë publike, konsultë politike dhe është akoma shumë herët për t”i vënë pikën”, shpjegon Ponari.

Vendosja e një kolone të dytë për pensionet nëpërmjet bashkëpunimit shtet privat mbështetet nga eksperti i ekonomisë, Flobenc Dilaveri. Sipas tij, kjo do të nxiste qytetarët të paguanin dhe kur të arrinin pensionin, të kishin të ardhura më të larta.

“Realisht mua më duket shumë atraktive dhe do të jepte shumë rezultat kjo skemë, e kombinuar në të dyja format, shtet dhe në privat. Do të rriste shumë cilësinë e jetës dhe do ta bënte  shumë të interesuar edhe individin për të gjetur burime dhe rrugë alternative për të rritur të ardhurat e tij në pension”, është shprehur Dilaveri.

Ndërkaq në vitin 2008 edhe Banka Botërore, kur jepte konsulencë për reformën e pensioneve  qeverisë shqiptare, hodhi idenë e zbatimit të kolonës së dytë në skemën e pensioneve, propozim që nuk u pranua në atë periudhë, teksa ka nisur të diksutohet sërish tani.

Pas

406 milionë euro për importet e energjisë, ulet ndjeshëm rezerva energjetike në kaskadë

Para

Vitin e ardhshëm, të vetëpunësuarit 9% normë efektive tatimi mbi të ardhurat

Para
Vitin e ardhshëm, të vetëpunësuarit 9% normë efektive tatimi mbi të ardhurat

Vitin e ardhshëm, të vetëpunësuarit 9% normë efektive tatimi mbi të ardhurat

Të Gjitha

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

nga Fast News
16:45 | 11/05/2025
0

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

nga Fast News
16:11 | 11/05/2025
0

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

nga Fast News
10:00 | 11/05/2025
0

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

nga Fast News
09:57 | 11/05/2025
0

Recent News

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

16:45 | 11/05/2025
Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

16:11 | 11/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar