• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Miratohet në parim buxheti dhe paketa fiskale 2023, ministrja e Financave: Janë shtesë 80 milionë euro grant nga BE për energjinë

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Finance
0
Miratohet në parim buxheti dhe paketa fiskale 2023, ministrja e Financave: Janë shtesë 80 milionë euro grant nga BE për energjinë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas disa javësh diskutime dhe seancash dëgjinore me grupet e interesit, Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar parimisht me votat e mazhorancës projektbuxhetin dhe paketën fiskale 2023.

Paketa e re fiskale rrit penalitetet për disa kategori dhe veprime të bizneseve dhe unifikon akcizën për industrinë e birrës dhe pijeve alkoolike.



Një ndryshim në ligjin e procedurave tatimore synon dhjetëfishim të gjobave për moslëshimin e faturave për furnizim, pagesë apo pranim të mallrave apo shërbimeve në rastet e parashikuara në germën a, të pikës 3 të nenit 123 për tatimpaguesit e tatimit mbi fitimin koorporativ. Sipas ndryshimeve të propozuara, “për tatimpaguesit e tatimit mbi fitimin koorporativ ishte 150,000 lekë, bëhet 1,500,000 lekë.”

Ndryshimet parashikojnë rritjen e penaliteteve për tatimpaguesit entitete për mosdeklarim të punonjësve dhe fshehje të pagës. Sipas Ministrisë së Financave ky ndryshim vjen si rezultat i domosdoshmërisë për ashpërsimin e penaliteteve në luftën kundër evazionit për këtë kategori shkeljesh dhe tatimpaguesish.

Ndryshimet në projektligjin për akcizën të propozuara nga Ministria e Financave dhe ekonomisë unifikojnë akciza për prodhuesit dhe importuesit nën dhe mbi 200,000 Hl në masën 710 lekë për Hl. Me ligjin aktual akciza për prodhuesit dhe importuesit me sasi më të vogël se 200,000 HL në vit është 360 lekë/HL dhe për fashën mbi 200, 000 HL në vit është 710 lekë/Hl.
Me paketën e re unifikohet edhe akciza e pijeve të forta alkoolike me nivel tarife 84,500 lekë për HL alkool.

Për projektbuxhetin e ri ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, kërkoi që në rishikimet nen për nen të tij të pasqyrohet edhe granti prej 80 milionë euro që BE do të alokojë në mbështetje të energjisë.

“Pasi sollën në Kuvend projektbuxhetin 2023 kemi marrë lajmin se Bashkimi Europian do të alokojë grantin prej 80 mln euro në mbështetje të sektorit të energjisë elektrike. Mbështetja nuk është pasqyruar në buxhet dhe kur të bëhet rishikimi nen për nen do të duhet të pasqyrojmë edhe këtë element”.

Ministrja Ibrahimaj tha se fondi nuk ishte parashikuar në projektbuxhet, pasi fondet e IPA-s disbursohen në bazë të programeve.

“Është projekti IPA 3 që do të niste zbatimin. Ndërkohë u mendua që fondet në total për IPA 3 që disbursohen ndër vite, dhe jo në një 1 vit të kalojnë në mbështetje në formë granti për energjinë elektrike dhe në formë aplikimesh për sektorin energjetik.

Këto fonde futen në buxhet në momentin që janë mbështetje buxhetore, jo nëse janë aplikime për projekte që mund të zbatohen nga ministritë e linjës apo organet e qeverisë ose mund të zbatohen edhe nga OJF. Nëse janë për ministritë e linjës në buxhet futen si mbështetje me TVSh si kosto lokale.

Për IPA 3 mosparashikimi i kostos lokale është incetivë e parashikuar edhe në projektligjin e TVSh-së për paketën fiskale. Kjo është arsyeja pse këto fonde nuk ishin parashikuar në projektbuxhet dhe duhet të futen, pasi në momentin që kemi hartuar buxhetin nuk i kishim”.

Pas

Rreziqet në ekonomi/ Banka e Shqipërisë: Të shtohen fondet për kontigjencën në buxhetin 2023

Para

2022 vit katastrofik për shkrirjen e akullnajave

Para
2022 vit katastrofik për shkrirjen e akullnajave

2022 vit katastrofik për shkrirjen e akullnajave

Të Gjitha

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

nga Fast News
19:55 | 09/05/2025
0

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

nga Fast News
15:18 | 09/05/2025
0

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

nga Fast News
15:15 | 09/05/2025
0

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

nga Fast News
11:00 | 09/05/2025
0

Recent News

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

19:55 | 09/05/2025
Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

15:18 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar