• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Mbushet Fierza, por energjia nuk depozitohet në Kosovë

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Mbushet Fierza, por energjia nuk depozitohet në Kosovë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Reshjet e shiut kanë përmirësuar ndjeshëm situatën hidrike në kaskadën e lumit Drin. Të dhënat nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare tregojnë se Fierza ka arritur në mbi 271 metër mbi nivelin e detit, më pak se 11 metra larg mesatares së dekadës së fundit. Në Koman niveli i ujit ka arritur në 173.6 metër, duke iu afruar ndjeshëm mesatares shumëvjeçare, ndërsa në Vaun e Dejës është tejkaluar niveli maksimal i liqenit në 10 vitet e fundit.



“Jemi aty ku duhet për sa i përket rezervës hidrike për të na siguruar pjesën e prodhimit siç tradicionalisht ka ndodhur”, shpjegon Azmer Duleviç, ekspert i sektorit energjetik.

“I është bërë propozimi KEK-ut të Kosovës për të marrë tepricën e energjisë nga ne, por nuk ka pranuar sepse i dilte kosto më e ulët me prodhimin nga termocentralet e veta. Nuk ka pranuar të fikë TEC-et e veta dhe ka vijuar prodhimin. KESh ndërkohë po shet një pjesë të energjisë me çmime rreth 200 euro për mËh”, thotë Duleviç.

Ndërsa arsyet e tjera se pse nuk mund të funksionojë depozitimi i energjisë në Kosovë, ka të bëjë me detyrimet nga organizatat ku janë KESH dhe KEK janë anëtare.  “Duhet të theksojmë gjithashtu se sistemet energjetike të Shqipërisë dhe Kosovës nuk mund të bëjnë shkëmbime pa limit. Gjithashtu Shqipëria dhe Kosova janë pjesë e ENTSO. nëse tejkalohen kriteret e parashikuara nga ENTSO atëherë të dy shtet mund të përballen me penalitete”, thotë Liron Gjocaj, Instituti për Politika Zhvillimore në Kosovë.

Edhe për ekspertin Gjocaj, ndërtimi i Skavicës mund të jetë zgjidhja me kapacitet ujëmbledhëse në rast reshjesh të dendura shiu. “Dhe normalisht që kjo mund të sjellë edhe përfitim ekonomik për vetë shtetin e qytetarët për shkak se qytetarët mund të shkëmbehen me energji gjatë verës”, thotë ai.

Reshjet e ditëve të fundit të shiut që pritet të vijojë mund të përkthehen sipas ekspertëve në shtyrjen sërish apo heqjen përfundimisht të fashës 800 kWh për konsumatorët familjarë.

Pas

Mungesa e ligjit të lobimit dhe pasojat tek paraja publike

Para

KESH shet 8040 MWh energji, çmimi tre herë më i ulët se ai në Bursë

Para
KESH shet 8040 MWh energji, çmimi tre herë më i ulët se ai në Bursë

KESH shet 8040 MWh energji, çmimi tre herë më i ulët se ai në Bursë

Të Gjitha

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

nga Fast News
10:00 | 11/05/2025
0

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

nga Fast News
09:57 | 11/05/2025
0

Kafja po bëhet luks në bare, çmimi rritet me 4.7% gjatë muajit prill

Kafja po bëhet luks në bare, çmimi rritet me 4.7% gjatë muajit prill

nga Fast News
09:54 | 11/05/2025
0

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

nga Fast News
09:47 | 11/05/2025
0

Recent News

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

10:00 | 11/05/2025
Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

09:57 | 11/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar