• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Kryeministri apel qytetarëve: Investoni në bono thesari, risk zero dhe interesa të larta

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Finance
0
Kryeministri apel qytetarëve: Investoni në bono thesari, risk zero dhe interesa të larta
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria u bën thirrje qytetarëve që të investojnë në bono thesari për të financuar borxhin publik të vendit. Kjo duke pasur parasysh rritjen e normave të interesit të bonove, pas rritjes së vazhdueshme që Banka e Shqipërisë i ka bërë normës bazë të interesit për lekun. Gjatë një konference për shtyp, kryeministri Edi Rama deklaroi se rritja e normës së interesit është një avantazh për të gjithë ata qytetarë që duan të investojnë në bonot e thesarit dhe që janë me risk zero, ndërsa shtoi se Banka e Shqipërisë ka rihapur sportelet që t’ua lehtësojë individëve aksesin në të gjithë degët e saj.

“Rritja e normave të interesit është një avantazh për të gjithë ata që investojnë në bonot e thesarit që janë me risk zero. Për këtë arsye BSH ka rihapur sportelet që t’ua lehtësojë individëve aksesin në të gjitha degët e saj. Një hap pozitiv në funksion të kontakteve të drejtpërdrejta me qytetaret me Bankën e Shqipërisë dhe një shenjë kuptimplotë që banka u jep të gjithë atyre që dëshirojnë ose mund ta kthejnë investimin në bonot e thesarit me afatgjata. Kjo mundësi e krijuar nga kjo situatë për qytetarët dhe për çdo subjekt individ që dëshiron të përfshihet në investime në bonot e thesarit duke paguar një komision shumë më të vogël nga ajo që ofrojnë bankat e nivelit të dytë dhe duke i depozituar këto fonde në sportelet bankave dhe më pas duke i dorëzuar në BSH.



Ekonomia jonë është pjesë e të njëjtës hapësirë që është në presionin e luftës dhe të një agresioni që materializohet mbi ne përmes krizës së çminimit të energjisë, të cilën e kemi përballuar me shumë sukses pasi nuk është rritur fatura e familjareve dhe biznesit të vogël dhe inflacioni për shkak të luftës që është e pamundur që të eliminohet. Është mbajtur në një lloj kontrolli më të madh se në vend e të tjera të rajonit si rezultat i mosarritjes së çmimit të energjisë”, u shpreh Rama.

Ndërkohë ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi se do të nisë një fushatë sensibilizimi për të investuar.

“Në të gjithë botën bankat qendrore filluat të rrisin normat bazë të interesit duke ndikuar normat e gjithë sistemit financiar. Kështu edhe Banka e Shqipërisë që me fillimin e vitit në mënyrë të përsëritur ka rritur normat. Në fillim të vitit BSH kishte një normë interesi prej 0.5%, ndërsa sot është 2.75 %, dhe kjo ka bërë që në zinxhir të rritet e normat e titujve qeveritarë. Individët kanë sot një mundësi investimi, i cili ka kthime shumë më të larta se mundësi të tjera investimi që mund të ekzistojnë nëpër tregje, dhe ka një mundësi investimi në disa tituj që riskun e kanë praktikisht zero, pasi janë tituj që emetohen nga qeveria shqiptare dhe garantohen. Kur flasim për tituj flasim për bono thesari dhe obligacione

Ne sot do fillojmë një fushatë ndërgjegjësuese sesi njerëzit mund të investojnë në bonot e thesarit dhe sesi mund të përfitojnë nga ato. Ne kemi hapur sportele në disa qytete për të marrë informacione dhe përfitime nga këto. Janë hapur sportelet, në Tiranë, Elbasan, Shkodër, Lushnjë, në Korçë dhe Gjirokastër, me qëllim tregtimin e bonove të thesarit dhe informimit të qytetarëve”, u shpreh Ibrahimaj.

Pas

Tkurret dhe plaket Shqipëria, numri i lindjeve bie me 20%

Para

Nga 32 miliardë dollarë në zero – Si ndodhi kolapsi brenda 24 orëve për kompaninë e njohur të kriptove

Para
Nga 32 miliardë dollarë në zero – Si ndodhi kolapsi brenda 24 orëve për kompaninë e njohur të kriptove

Nga 32 miliardë dollarë në zero – Si ndodhi kolapsi brenda 24 orëve për kompaninë e njohur të kriptove

Të Gjitha

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

nga Fast News
15:00 | 10/05/2025
0

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

nga Fast News
14:45 | 10/05/2025
0

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

nga Fast News
14:20 | 10/05/2025
0

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

nga Fast News
14:15 | 10/05/2025
0

Recent News

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

15:00 | 10/05/2025
Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

14:45 | 10/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar