• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Kanadaja, më mikpritësja e azilantëve shqiptarë. Greqia pranon vetëm 1% të kërkesave

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Kanadaja, më mikpritësja e azilantëve shqiptarë. Greqia pranon vetëm 1% të kërkesave
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kërkesat për azil nga Shqipëria drejt vendeve europiane janë rritur, por ne kemi nivelin më të ulët të pranimeve. Kjo ka rezultuar në Raportin e Tranzicionit, publikuar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Të dhënat tregojnë se Shqipëria ka normën më të ulët të pranimit të aplikimeve për azil mes vendeve të BERZH, të cilat përgjatë vitit 2021 kanë regjistruar numrin më të lartë të kërkesave.

Në analizë janë marrë pesë vende të BERZH siç janë: Turqia, Ukraina, Gjeorgjia, Egjipti dhe Shqipëria si dhe pesë vende në botë, të cilat po ashtu kanë numër të lartë kërkesash si Siria, Afganistani, Iraku apo Venezuela. Norma mesatare e pranimit të kërkesave të paraqitura nga qytetarët e Shqipërisë për vendet e destinacionit, për vitin 2021, është 15%. Pra, e thënë ndryshe vetën 15% e totalit të kërkesave për azil nga shqiptarët janë pranuar nga vendet e destinacionit ku ata kanë zgjedhur për të shkuar. Shqipëria dhe Gjerogjia regjistrojnë normën më të ulët nga të gjitha vendet e marra në analizë. Në rastin e Gjeorgjisë vetëm 6% e kërkesave për azil janë pranuar.



Por cilat vende i pranojnë Shqiptarët dhe cilat jo? Sipas të dhënave të “Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim” normën më të lartë të pranimevë për azil e kemi nga Kanadaja. Ky vend pranon 61% të kërkesave për azil të shqiptarëve nga totali i tyre për këtë destinacion.

Vendi i dytë i cili hap dyert e tij për azilantët shqiptarë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës më një normë pranimi deri në 36% të kërkesave nga total i aplikimeve në këtë vend. Referuar tabelës, Kanadaja duket se është vendi më mikpritës i azilantëve. Pothuaj për të gjitha vendet Kanadaja regjistron norma të larta të pranimeve, ku normën më të lartë e ka për aplikimet që vijnë nga shtetasit e Tuqisë, ndjekur nga Siria.

Nga ana tjetër e tabelës kemi vende të cilat për vitin 2021 kanë regjistruar normat më të ulta të pranimit për aplikantët Shqiptarë. Greqia ka pranuar vetëm 1% të kërkesave nga totali që kanë aplikuar për azil në këtë vend.

Gjermania dhe Spanja po ashtu kanë normë të ulët të pranimeve sa i përket azilantëve nga Shqipëria me 2% dhe 4% përkatësisht. Sipas shifrave këto vende kanë norma të larta pranimi për azilantët që kanë si vend origjine Sirinë dhe Afganistanin. Nëse do të flasim për Francën, norma e pranimit për azilantët shqiptarë është 13%.

Pas

Hiqni dorë nga këto 10 fraza që ju bëjnë të dukeni “të pasigurtë” dhe “arrogantë”

Para

Cili vend përdor më shumë ilaçe kundër depresionit?

Para
Cili vend përdor më shumë ilaçe kundër depresionit?

Cili vend përdor më shumë ilaçe kundër depresionit?

Të Gjitha

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

nga Fast News
15:00 | 10/05/2025
0

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

nga Fast News
14:45 | 10/05/2025
0

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

nga Fast News
14:20 | 10/05/2025
0

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

nga Fast News
14:15 | 10/05/2025
0

Recent News

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

15:00 | 10/05/2025
Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

14:45 | 10/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar