• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Ekonomia në kushtet e luftës, Guvernatori nga Austria: Kemi inflacionin më të ulët në rajon

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Finance
0
Ekonomia në kushtet e luftës, Guvernatori nga Austria: Kemi inflacionin më të ulët në rajon
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe pse shqiptarët po përballen me rritje të ndjeshme të çmimeve, inflacioni në vendin tonë është më i ulët se në të jgitha vendet e tjera të rajonit. Është ky vlerësimi që bëri guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në konferencën për integrimin ekonomik evropian 2022, me temë “Politika ekonomike dhe monetare në kushtet e luftës – implikimet për vendet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore”, të mbajtur në Vjenë, Austri. Në konferencë merrnin pjesë përfaqësues nga bankat qendrore të vendeve të EQLJ-së, institucionet financiare ndërkombëtare, ekspertë, akademikë etj.

Guvernatori u ndal në çështjen e inflacionit në vendin tonë dhe arsyet pse ky tregues është relativisht më i ulët në krahasim me vendet e rajonit. Ai theksoi se ashtu si vendet e tjera, edhe Shqipëria po ndikohet nga inflacioni i lartë, i cili shënoi nivelin 8.3% në muajin tetor. Megjithatë ky nivel është një nga normat më të ulëta të inflacionit në rajon, ndërkohë që pjesa tjetër e vendeve të Ballkanit Perëndimor ka një normë mesatare inflacioni prej gati 16%.





Lidhur me këtë, Sejko nënvizoi se ndryshe nga shumica e vendeve të tjera në rajon, kursi nominal i këmbimit në Shqipëri ka vazhduar të mbiçmohet, duke zbutur transmetimin e goditjeve të çmimeve të jashtme në ekonominë e vendit. Monedha jonë, leku, është mbiçmuar mesatarisht me 2.5% kundrejt euros gjatë vitit 2022, për shkak të të ardhurave të forta nga turizmi, IHD-ve të larta dhe primeve të qëndrueshme të rrezikut në tregjet tona financiare vendase. Kjo sjellje është përforcuar më tej nga një konvergjencë e ciklit të politikës sonë monetare me atë të Eurozonës. Paralelisht me të, çmimi i rregulluar i energjisë elektrike për konsumatorët familjarë në Shqipëri ka ndihmuar në absorbimin e presioneve të huaja.

Përballë presioneve të forta dhe të qëndrueshme inflacioniste, Guvernatori Sejko nënvizoi se politika monetare duhet të orientohet drejt ruajtjes së stabilitetit të çmimeve, si një parakusht për stabilitetin financiar dhe për rritjen e qëndrueshme ekonomike të vendit në afatin e gjatë. Në këto rrethana, Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë një proces gradual normalizimi të politikës monetare, duke treguar kujdes që shpejtësia e këtij normalizimi të sigurojë kthimin e inflacionit në objektiv në një periudhë të arsyeshme kohore dhe me kosto sa më të ulëta për aktivitetin ekonomik. Gjithashtu, Guvernatori vuri në dukje faktin se projeksionet e skenarit tonë bazë sugjerojnë se ekonomia shqiptare do të vijojë të rritet dhe se stabiliteti financiar i vendit do të mbetet i pacenuar, edhe në prani të normalizimit të qëndrimit të politikës monetare.

Duke u ndalur në veçanti në çështjen e stabilitetit financiar, Guvernatori Sejko u shpreh se nga analizat tona, sektori bankar shfaqet likuid, i mirëkapitalizuar dhe rezistent ndaj goditjeve, si në skenarin bazë ashtu edhe në skenarët teorikë më ekstremë. Kjo rezistencë pasqyron, ndër të tjera, efektet pozitive të reformave strukturore të ndërmarra në drejtim të përmirësimit të mbikëqyrjes dhe rregullimit bankar, të konsolidimit të sektorit bankar, të fuqizimit të rrjeteve të sigurisë, si dhe të përmirësimit të sistemeve të brendshme të kontrollit të vetë bankave.

Megjithatë, Guvernatori theksoi se Banka e Shqipërisë do të vazhdojë të mbetet e vëmendshme ndaj çdo rreziku potencial mbi stabilitetin financiar, duke synuar marrjen në kohë të masave të nevojshme për garantimin e tij. Eksperienca e gjerë që Banka e Shqipërisë ka krijuar në administrimin e goditjeve në të shkuarën ofron një siguri më shumë për sektorin bankar dhe për vetë ekonominë shqiptare.

Pas

Bilanci i përmbytjeve/ Në Shkodër 26 familje të evaukuara, mijëra ha tokë nën ujë

Para

Shkeljet e institucioneve, mbi 1 miliard euro dëm buxhetit

Para
Shkeljet e institucioneve, mbi 1 miliard euro dëm buxhetit

Shkeljet e institucioneve, mbi 1 miliard euro dëm buxhetit

Të Gjitha

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

nga Fast News
08:45 | 06/06/2025
0

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

nga Fast News
08:14 | 06/06/2025
0

Sot Kurban Bajrami! Besimtarët falen në bulevard

Sot Kurban Bajrami! Besimtarët falen në bulevard

nga Fast News
08:12 | 06/06/2025
0

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

nga Fast News
10:00 | 05/06/2025
0

Recent News

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

08:45 | 06/06/2025
Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

08:14 | 06/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar