• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Banka e Shqipërisë miraton bashkimin e OTP-së me Bankën Alpha

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Finance
0
Banka e Shqipërisë miraton bashkimin e OTP-së me Bankën Alpha
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Banka e Shqipërisë i ka dhënë dritën jeshile bashkimit me përthithje të Banka OTP Albania  sh.a. (shoqëria përthithëse) me Bankën Alpha Albania sh.a. (shoqëria e përthithur). Vendimi për miratimin paraprak është marrë nga Këshilli Mbikëqyrës i BSH-së.

Blerja e Alpha Bank Albania nga OTP pritet ta ulë numrin e bankave të sektorit nga 12 në 11, duke e çuar më tej procesin e konsolidimit të sektorit që nisi në vitin 2018. Me blerjen e Alpha Bank, pjesa e tregut e OTP në Shqipëri pritet të arrijë në afërsisht 11% dhe do të vazhdojë të renditet e pesta në treg për nga madhësia, pas BKT, Credins, Raiffeisen, dhe Intesa Sanpaolo.

Marrëveshja mes grupit grek Alpha Bank dhe atij hungarez për blerjen e Alpha Bank Albania u njoftua zyrtarisht në fund të muajit dhjetor 2021. Grekët zgjodhën ofertën e hungarezëve prej 55 milionë eurosh për blerjen e 100% të aksioneve të bankës, megjithëse oferta e OTP ishte e dyta më e lartë në garë. Për grupin hungarez, kjo do të jetë blerja e dytë e rëndësishme në tregun shqiptar në më pak se katër vjet.

Në vitin 2019, OTP hyri në Shqipëri duke blerë bankën shqiptare të grupit Societe Generale. Banka OTP Albania në fund të vitit të kaluar ishte banka e pestë më e madhe në Shqipëri dhe zotëronte 6.4% të aktiveve të tregut bankar, për një vlerë totale prej 114 miliardë lekësh.

Gjithashtu, në mbledhje e fundit, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi edhe Strategjinë Afatmesme të Zhvillimit të Bankës së Shqipërisë për periudhën 2023- 2025



Strategjia Afatmesme e Zhvillimit të Bankës së Shqipërisë 2023 – 2025 është një përditësim i strategjisë ekzistuese (2022-2024), përmes së cilit zgjatet afati i zbatimit të këtij dokumenti, përtej vitit 2024 dhe përcaktohen objektivat për periudhën afatmesme në vijim.

Pas

“Frymëmarrje” në ekonominë më të madhe të Europës. Çmimet ulen për herë të parë

Para

OECD: Inflacioni do të mbajë “të mbërthyer” ekonominë botërore edhe për dy vite

Para
OECD: Inflacioni do të mbajë “të mbërthyer” ekonominë botërore edhe për dy vite

OECD: Inflacioni do të mbajë “të mbërthyer” ekonominë botërore edhe për dy vite

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Shqiptarët me smartphone, 99.9%  e tyre hyjnë në internet nga celulari

Shqiptarët me smartphone, 99.9% e tyre hyjnë në internet nga celulari

nga Fast News
15:05 | 12/12/2025
0

Barometri i Ballkanit 2025, shqetësimi madhor i shqiptarëve janë çmimet e larta

Barometri i Ballkanit 2025, shqetësimi madhor i shqiptarëve janë çmimet e larta

nga Fast News
14:48 | 12/12/2025
0

Kur njerëzit të kritikojnë pa të njohur…

Kur njerëzit të kritikojnë pa të njohur…

nga Fast News
10:30 | 12/12/2025
0

Banka Qendrore e Rusisë: Planet e BE-së për përdorimin e aseteve tona janë të jashtëligjshme

Banka Qendrore e Rusisë: Planet e BE-së për përdorimin e aseteve tona janë të jashtëligjshme

nga Fast News
10:00 | 12/12/2025
0

Recent News

Shqiptarët me smartphone, 99.9%  e tyre hyjnë në internet nga celulari

Shqiptarët me smartphone, 99.9% e tyre hyjnë në internet nga celulari

15:05 | 12/12/2025
Barometri i Ballkanit 2025, shqetësimi madhor i shqiptarëve janë çmimet e larta

Barometri i Ballkanit 2025, shqetësimi madhor i shqiptarëve janë çmimet e larta

14:48 | 12/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar