• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

AKSHI kërkon rritje pagash me 350%, rroga mesatare 3500 euro

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
AKSHI kërkon rritje pagash me 350%, rroga mesatare 3500 euro
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) i ka kërkuar Departamentit të Administratës Publike dhe Këshillit të Ministrave të mundësojë katërfishimin e pagave për punonjësit.

Në një shkresë të posaçme më datën 30 gusht të këtij viti, Drejtoresha e AKSHI-t kërkoi që fondi i pagave për vitin 2023 duhet të jetë në vlerën e 943 milionë lekëve nga 206,9 milionë lekë që është aktualisht.  Nëse kërkesa miratohet paga mesatare për punonjësit te AKSHI-t do të jetë 3500 euro.



Titullari i institucionit, sipas kërkesës, e cila mësohet se është miratuar në parim nga qeveria, do të ketë pagë 517 mijë lekë ose 4300 euro, nga rreth 2010 euro aktualisht, ndërsa specialisti i thjeshtë do të ketë pagë rreth 3000  euro.

Pak ditë më parë Kryeministri Rama ka lajmëruar rritjen e pagave për AKSHI-n, me synim për të rritur përngjashmërinë dhe integritetin e punonjësve në këtë institucion, që vitet e fundit ka rënë pre e sulmeve sistematike kibernetike.

Ekspertët e IT që kanë përvojë me sistemet qeveritare pohuan se pagat e kërkuara nga AKSH janë në nivele më të larta se sa tregu shqiptar aktualisht ofron për këtë profesion.

Por sipas tij, nëse qeveria synon të rrisë integritetin e AKSHI-it duhet gjithashtu të ndalojë nënkontraktimin e kompanive private për mirëmbajtjen e sistemeve të AKSHI-it.

“Më këtë nivel pagash, AKSHI ka mundësi të punësojë IT më të mirë në treg dhe nuk ka nevojë të nënkontraktojë kompani private, të cilat deri më tani kanë konsumuar fondet publike” tha eksperti.

Vitet e fundit një seri të dhënash rrodhën nga sistemet qeveritare, të cilat nisën me patronazhimin e strukturave të Partisë Socialiste ku të dhënat sensitive të qytetarëve shqiptare u përdoren për zgjedhjet e vitit 2021.

Më pas dolën të dhënat për pagat e punonjësve dhe targat e makinave, teksa sistemet online ishin në sulm të vazhdueshëm kibernetik për një vit rresht nga hakerët. Kulmi u shënua me vjedhjen e të dhënave dhe bllokimin e të gjitha shërbimeve këtë verë./Monitor

Pas

Shoqatat e Transportit letër Ramës, kërkojnë ndihmë financiare për pagat dhe naftën

Para

Shqipëria me nivelin më të ulët të mbulesës së kujdesit shëndetësor

Para
Shqipëria me nivelin më të ulët të mbulesës së kujdesit shëndetësor

Shqipëria me nivelin më të ulët të mbulesës së kujdesit shëndetësor

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar