• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

5 arsye pse çdokujt i duhet një Fond Pensioni Vullnetar

nga Fast News
2 years më parë
në Aktualitet, Finance
0
5 arsye pse çdokujt i duhet një Fond Pensioni Vullnetar
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

A po mendoni për pensionin tuaj në pleqëri?

Vitet kalojnë shpejt dhe për të patur qetësi financiare pasi të lini jetën profesionale duhet menduar sa më herët.



Përveç skemës shtetërore, prej disa vitesh, shqiptarët kanë mundësi të kenë edhe një pension të dytë duke investuar në fondet e pensioneve vullnetare.

Më i madhi në Shqipëri, Fondi i Pensionit Vullnetar SIGAL, përmes një fotoje të publikuar në profilin e tij në rrjetet sociale, liston 5 arsyet pse secili prej nesh duhet të ketë një fond pensioni vullnetar, i cili ofron mundësinë e një pensioni të përshtatshëm për të ruajtur standardin e jetesës sipas kërkesave dhe nevojave të tyre, duke maksimizuar përfitimet nëpërmjet një administrimi të kujdesshëm të aseteve.

Fondi SIGAL është një mundësi e mirë investimi për kursimet tuaja, pasi ju jo vetëm kurseni dhe i shtoni paratë tuaja me interesa të larta variable por dhe paguani më pak taksa.

Sa më herët të filloni të investoni në një pension, aq më shumë do të përfitoni, pasi vetë interesi fiton më shumë interes dhe e gjithë llogaria juaj rritet më shpejt.

5 arsyet pse duhet të kemi një Fond Pensioni Vullnetar:

1- Kursimet rriten me interesa të larta
2- Pensioni vullnetar në bazë të kontributeve tuaja mud të jetë me i lartë se pensioni që do të merrni nga punësimi
3- Është i trashëgueshëm në rast fatkeqësie si humbja e jetës
4- Niveli jetesës rritet pasi ju do të keni 2 pensione, një nga punësimi dhe një vullnetar.
5- Përfitimi fiskal pasi kontributet në fond nuk vlersohen si të ardhura personale, pra taksat që paguajmë përllogariten vetëm për pjesën e mbetur të pagës bruto.

Çfarë është Fondi i Pensionit Vullnetar SIGAL?

Fondi është grup asetesh në pronësi të anëtarëve të tij. Në mënyrë të thjeshtuar fondin mund ta konsiderojmë si një pronësi ku secili anëtar ka aksionet e tij, në bazë të shumës së parave të investuara nga secili prej tyre.

Fondi ka për qëllim maksimizimin e kthimit nga investimi nëpërmjet një administrimi të kujdesshëm të aseteve. Ai nuk bën gjë tjetër përveç se paratë e individit i shumëfishon dhe i kthen në pagesa mujore në pleqëri ose edhe 5 vite para moshës së pensionit shtetëror.

Sa i përket Fondit SIGAL, ju mund të anëtarësoheni kurdo dhe të kontribuoni në llogarinë e tuaj të pensionit sipas mundësisë financiare.

Ndërsa kurseni në llogarinë tuaj të pensionit, ju fitoni interes të lartë të përbërë gjatë një periudhe shumëvjeçare.

Si funksionon skema e pensioneve private? Kush mund të bëhet anëtar?
Të drejtën për tu anëtarësuar e kanë të gjithë personat, pavarësissht nga mosha, vendndodhja dhe punësimi
Fondi SIGAL Është një Fond Pensioni me kontribute individuale të përcaktuara. Kontributet për pension privat mund ti paguajnë individët anëtarë të Fondit, punëdhënësit e tyre, ose çdo person i tretë ne emër të tyre në lekë.
Kontributi për pension mund të paguhet sipas dëshirës dhe mundësisë në baza mujore, 3-mujore, 6-mujore ose vjetore, etj. Kontributet mund të paguhen edhe si shumë e menjëhershme.

Anëtarësimi mund të kryhet në mënyrë individuale ose nëpërmjet një skeme profesionale nga punëdhënësi.

Ka dy alternativa të anëtarësimit në skemën profesionale:

  • Kontribuon vetëm punëdhënësi për punëmarrësit e tij në masën e caktuar nga vetë punëdhënësi;
  • Kontribuon punëdhënësi dhe punëmarrësi së bashku për llogari të punëmarrësit.
Sistemi i pensioneve në Shqipëri
Skema e pensioneve në Shqipëri ka aktualisht vetëm Kolonën e I-rë (pension shtetëror) dhe Kolonën e III-të (pension vullnetar). Ndërkohë që vendet e zhvilluara, përfshi këtu një pjesë të rajonit të Ballkanit, e kanë zgjidhur problemin e pensioneve edhe me një Kolonë të II-të, skemë pensioni nga punësimi, që nënkupton bashkëpunimin shtet-privat.
Benefitet e “Kolonës së Dytë”
“Kolona e Dytë” ose pension nga punësimi siç e quajmë ne, nuk ndryshon asgjë.  Qytetarët do vazhdojnë të paguajnë njëlloj siç bëjnë edhe tani. Vetëm se në këtë rast 3% që i hiqet skemës shtetërore (21,4%) paguhet në 4 Fondet e Pensionit Privat që operojnë në Shqipëri.
“Kolona e Dytë” ka efekt social pasi qytetarët do të kenë dy pensione ose rroga në moshën e lënies së punës.  Një nga skema shtetërore dhe një nga ajo private. Pra, kjo përkthehet në nivele më të larta pensioni për çdo qytetar.
“Kolona e Dytë” ndihmon edhe luftën kundër evazionit pasi çdokush do të deklarojë pagën e plotë pasi do të kërkojë të marrë të plotë edhe 3%-in e skemës private.  Shumë qytetarë do të duan të futen në skemë dhe kjo do të ulë automatikisht edhe “punësimin në të zezë”, siç e quajmë rëndom. Pra, ndihmon vendin ekonomisht dhe shtetin për të ulur informalitetin.
“Kolona e Dytë” ka efekt pozitiv për të gjithë shoqërinë pasi paratë tani janë investuar në obligacione shtetërore dhe nëse shteti shpenzon fitojmë të gjithë. Rritet besimi te shteti…
Ju duhen më shumë informacione? Kontaktoni këshilltarit e Fondit SIGAL në:
Tel: +35544511666
E-mail: [email protected]
Web: www.fondisigal.com.al 
LEXO EDHE: VIDEO/ Të investosh për një pension të dytë dhe të paguash më pak taksa nga paga, mundësi e artë nga Fondi SIGAL
Pas

Rritja e çmimit, biznesi ul konsumin e energjisë

Para

Përballë sfidave të tregjeve financiare, NOA zgjedh një financë njerëzore

Para
Përballë sfidave të tregjeve financiare, NOA zgjedh një financë njerëzore

Përballë sfidave të tregjeve financiare, NOA zgjedh një financë njerëzore

Të Gjitha

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

nga Fast News
15:00 | 10/05/2025
0

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

nga Fast News
14:45 | 10/05/2025
0

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

nga Fast News
14:20 | 10/05/2025
0

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

nga Fast News
14:15 | 10/05/2025
0

Recent News

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

15:00 | 10/05/2025
Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

14:45 | 10/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar