• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Taksimi i profesioneve të lira do të zbatohet vitin e ardhshëm, do të paguhen 2 miliardë lekë më shumë

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Taksimi i profesioneve të lira do të zbatohet vitin e ardhshëm, do të paguhen 2 miliardë lekë më shumë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria planifikon që vitin e ardhshëm të zbatojë taksimin për profesionet e lira, megjithëse ky ndryshim ligjor nuk do të hyjë në fuqi nga 1 janari. Në relacionin që shoqëron projektbuxhetin 2023, të publikuar një ditë më parë nga Ministria e Financave theksohet se vitin e ardhshëm, nga taksimi I profesioneve të lira pritet të arkëtohen në buxhet rreth 2 miliardë euro.

“Futja në skemën e taksimit të të ardhurave personale të furnizuesve të shërbimeve si profesione të lira, vlerësohet të kontribuojë në buxhetin e shtetit me 2 miliardë lekë në vit”, theksohet në relacion.



Projektligji “Për tatimin mbi të ardhurat”, i hedhur për konsultim më herët gjatë këtij viti nga Ministria e Financave, parashikon ndryshime thelbësore në skemën e tatimit të biznesit të vogël, por, në shumicën e tyre, këto ndryshime do të hyjnë në fuqi vetëm në vitin 2029.

Përjashtim do të bëjnë vetëm personat fizikë që veprojnë si profesionistë të lirë, për të cilët parashikohej aplikimi i tatimfitimit duke filluar nga viti 2023. Ndonëse drafti është shtyrë dhe nuk pritet të fillojë zbatimin në janar, ai është në plan që të miratohet dhe hyjë në fuqi brenda vitit 2023.

Projektligji parashikon se profesionistët e lirë do të paguajnë tatim të përshkallëzuar deri në masën 23%. Qëllimi i kësaj mase është të barazojë tatimin e të vetë punësuarve me atë të individëve të punësuar, por duke njohur një masë të caktuar shpenzimesh vjetore (sa 30% e xhiros për veprimtaritë e pavarura) para fitimit mbi të cilin do të aplikohet tatimi.

Shkalla tatimore do të jetë 13% për të ardhurat vjetore deri në 2 milionë e 40 mijë lekë (170 mijë lekë në muaj), ndërsa mbi këtë prag shkalla e tatimit do të arrijë në 23%.

Pasi qeveria shqiptare nisi aplikimin e tatimit progresiv mbi pagat në vitin 2014, shumë profesionistë shërbimesh vendosën ta deklaronin veten si të vetëpunësuar, megjithëse në realitet vazhdonin të ishin të punësuar pranë një punëdhënësi të vetëm. Një sjellje e tillë u nxit më shumë pas vendimit për të përjashtuar plotësisht nga tatimi mbi të ardhurat biznesin e vogël.

Për të korrigjuar këtë hapësirë shmangieje që kishte krijuar trajtimi i diferencuar tatimor mes të punësuarve dhe të vetë punësuarve, qeveria ka vendosur të ndryshojë ligjin, duke aplikuar edhe për këta të fundit një shkallë të njëjtë me atë të tatimit për të ardhurat nga paga.

Pas

Projektbuxheti 2023/ Rikthehen bastet sportive, taksë speciale për energjinë

Para

Sondazhi/ Këto janë tre institucionet publike më të besuara në Shqipëri

Para
Sondazhi/ Këto janë tre institucionet publike më të besuara në Shqipëri

Sondazhi/ Këto janë tre institucionet publike më të besuara në Shqipëri

Të Gjitha

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

nga Fast News
19:55 | 09/05/2025
0

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

nga Fast News
15:18 | 09/05/2025
0

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

nga Fast News
15:15 | 09/05/2025
0

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

nga Fast News
11:00 | 09/05/2025
0

Recent News

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

19:55 | 09/05/2025
Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

15:18 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar