• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Shoqatat e biznesit kundër paketës fiskale: Na janë shtuar kostot me 50%, qeveria rrit gjobat

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Biznes
0
Shoqatat e biznesit kundër paketës fiskale: Na janë shtuar kostot me 50%, qeveria rrit gjobat
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Biznesi kundërshton paketën fiskale 2023, që Ministria e Financave e ka hedhur për konsultim publik. Shoqatat e Biznesit kanë shprehur rezerva të forta gjatë një konference të përbashkët, ku pjesëmarrëse janë  Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Shoqata e Prodhuesve të Birrës, Ndërtimit, Riciklimit, Eksportuesve.

Nikolin Jaka, Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë tha se “nisur nga situata ekonomike që po kalon vendi, e ndikuar nga kriza globale, sipërmarrësit prodhues, industria agropërpunuese, ndërtimi po përballen me rritje të kostove me mbi 50 për qind”.

Ndonëse bizneset po përballet me një situatë të vështirë, shoqatat e sipërmarrësve ankohen se “Paketa fiskale është fokusuar në shumëfishimin e gjobave. Në asnjë shtet nuk ka gjoba 10 apo 20 fish më të larta se Europa dhe rajoni”.

Jaka tha se bizneset kërkojnë që të ulet ngarkesa fiakale, të zbatohet ligji i amnistisë fiskale, të hiqet tvsh për pajisjet për prodhimin e energjisë, të hiqet kufiri i tvsh për importin e makinerive.

Bizneset kërkojnë që të krijohet nje fond garancie deri në 5 vjet, me interesa jo më të lartë se 1 për qind për 1 vit.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Industria e birrës e ka kundërshtuar propozimin për unifikimin e akcizës së birrës. Jaka tha që duhet të rishikohet drafti i akcizës së birrës, pasi dëmton industrinë dhe është një vendim i pastudiuar mirë. Stefan Pinguli nga Shoqata e prodhuesve tha se në Shqipëri 53 për qind është birrë importi. Nëse do të miratohet unifikimi i akcizës, kur taksat janë dyfish, atëherë falimentimi i industrisë vendase është i sigurt. “Në një kohë qe duhet të merremi me uljen e pullës fiskale, merremi me akcizën”, shtoi ai.

Teksa dhe industria e qumështit po kalon një situatë të vështirë për shkak të rritjes së kostove, Jaka kërkoi mbështetje direkte për fermerët për qumështin, me 10 lekë për litër. Një tjetër kërkesë lidhet me heqjen e tvsh-së për sojën, mineraleve dhe vitaminave për kafshë, reduktimi i tvsh-së për misrin e grurin që përdoret për kafshë.

Biznesi kërkon që të hiqet taksa e pasurisë për ndërmarrjet prodhuese dhe që kanë sipërfaqe të mëdha, të hiqet taksa e dherave të ndërtimit, të hiqet taksa e qarkullimit te karburantet për ndërtimin. Po për sektorin e ndërtimit, Shoqata e ndërtuesve ka kërkuar që taksa e ndikimit në infrastrukturë, të llogaritet mbi koston e ndërtimit dhe jo mbi çmimet e shitjes. Për ndërtimin të hiqet taksa 3 për qind për sektorin e ndërtimit, pasi sipas Shoqatës së ndërtuesve të drejtën për strehim e ka qeveria shqiptare dhe jo bizneset.

Pas

Rama paralajmëron rritjen sërish të pagës minimale, i bën thirrje biznesit

Para

Herjola Spahiu: Përpjekja e pareshtur ju shpërblen

Para
Herjola Spahiu: Përpjekja e pareshtur ju shpërblen

Herjola Spahiu: Përpjekja e pareshtur ju shpërblen

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Pse ndodhin përmbytjet? KLSH gjen fajin: Punët e verës lihen për dimër

Pse ndodhin përmbytjet? KLSH gjen fajin: Punët e verës lihen për dimër

nga Fast News
15:30 | 09/01/2026
0

Ekskluzive/ Brenda tregut të “5 Majit”, lot, dëshpërim dhe miliona euro hi

Ekskluzive/ Brenda tregut të “5 Majit”, lot, dëshpërim dhe miliona euro hi

nga Fast News
15:00 | 09/01/2026
0

Sipërmarrësit përballen me stres e rraskapitje, por…

Sipërmarrësit përballen me stres e rraskapitje, por…

nga Fast News
14:30 | 09/01/2026
0

KESH zhvillon shitjen e parë të energjisë – Reshjet shtojnë prodhimin, sigurohen rreth 1.1 mln euro të ardhura

KESH zhvillon shitjen e parë të energjisë – Reshjet shtojnë prodhimin, sigurohen rreth 1.1 mln euro të ardhura

nga Fast News
14:00 | 09/01/2026
0

Recent News

Pse ndodhin përmbytjet? KLSH gjen fajin: Punët e verës lihen për dimër

Pse ndodhin përmbytjet? KLSH gjen fajin: Punët e verës lihen për dimër

15:30 | 09/01/2026
Ekskluzive/ Brenda tregut të “5 Majit”, lot, dëshpërim dhe miliona euro hi

Ekskluzive/ Brenda tregut të “5 Majit”, lot, dëshpërim dhe miliona euro hi

15:00 | 09/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar