• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Qeveria miraton projektbuxhetin 2023, nuk parashikohet amnistia fiskale

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Qeveria miraton projektbuxhetin 2023, nuk parashikohet amnistia fiskale
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli i Ministrave miratoi sot projektbuxhetin për vitin 2023. Lajmin e dha ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, sipas të cilës ky projektbuxhet parashikon konsolidim fiskal duke reduktuar borxhin, normat e deficiti dhe duke parashikuar një bilanc primar pozitiv. Ibrahimaj theksoi se është ulur parashikimi për rritjen ekonomike, por do të mundësojë hapësira që ekonomia të përballojë rreziqet.

“Me buxhetin do të vijojmë konsolidimin fiskal duke reduktuar borxhin, normat e deficitit dhe duke parashikuar një bilanc primar pozitiv. Projektbuxheti reflekton këto para metra makroekonomike, parashikojnë një recesion teknik të vendeve të BE dhe ne kemi ulur parashikim në 2023 nga 3.3% në 2.6 %. Ky projektbuxhet do të bëjë të mundur të krijojë hapësira që ekonomia të përballojë të gjitha rreziqet duke krijuar hapësira për çdo goditje në të ardhmen. Pr.buxheti do prezantohet në detaje se çfarë parashikon si zëra kryesorë. Ky buxhet do të vijojë të mbështesë mos rritjen e çmimeve te energjisë elektrike për konsumatorët familjarë e bizneset e vogla dhe shtresat në nevojë”.

Ibrahimaj njoftoi gjithashtu se amnistia fiskale nuk është parashikuar në buxhetin e miratuar, pasi është në konsultim me grupet e interesit. “Amnistia fiskale nuk është parashikuar në projektbuxhetin e miratuar, është ligj që është në konsultim publik me palët e interesit dhe nuk e kemi ende një datë për miratimin e këtij ligji. Ne po punojmë paralelisht të hartojmë bazën nënligjore që kur të arrijmë në një ligj final të kemi gati infrastrukturën për zbatimin e këtij ligji”.

E pyetur se çfarë u diskutua në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë të thirrur nga presidenti Begaj, ajo tha: “Është roli i presidentit të thërrasë komitetin e sigurisë kombëtare për çështje të ndryshme. Diskutuam për çështjet e sigurisë kibernetike ku çdo institucion raportoi për masat e marra dhe ato që do të merren për parandalimin e sulmeve që mund të vijnë në të ardhmen”.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Pas

Pse klienti ka gjithmonë të drejtë?

Para

Çmimi Nobel në Ekonomi 2022 dhe krizat financiare

Para
Çmimi Nobel në Ekonomi 2022 dhe krizat financiare

Çmimi Nobel në Ekonomi 2022 dhe krizat financiare

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Pse ndodhin përmbytjet? KLSH gjen fajin: Punët e verës lihen për dimër

Pse ndodhin përmbytjet? KLSH gjen fajin: Punët e verës lihen për dimër

nga Fast News
15:30 | 09/01/2026
0

Ekskluzive/ Brenda tregut të “5 Majit”, lot, dëshpërim dhe miliona euro hi

Ekskluzive/ Brenda tregut të “5 Majit”, lot, dëshpërim dhe miliona euro hi

nga Fast News
15:00 | 09/01/2026
0

Sipërmarrësit përballen me stres e rraskapitje, por…

Sipërmarrësit përballen me stres e rraskapitje, por…

nga Fast News
14:30 | 09/01/2026
0

KESH zhvillon shitjen e parë të energjisë – Reshjet shtojnë prodhimin, sigurohen rreth 1.1 mln euro të ardhura

KESH zhvillon shitjen e parë të energjisë – Reshjet shtojnë prodhimin, sigurohen rreth 1.1 mln euro të ardhura

nga Fast News
14:00 | 09/01/2026
0

Recent News

Pse ndodhin përmbytjet? KLSH gjen fajin: Punët e verës lihen për dimër

Pse ndodhin përmbytjet? KLSH gjen fajin: Punët e verës lihen për dimër

15:30 | 09/01/2026
Ekskluzive/ Brenda tregut të “5 Majit”, lot, dëshpërim dhe miliona euro hi

Ekskluzive/ Brenda tregut të “5 Majit”, lot, dëshpërim dhe miliona euro hi

15:00 | 09/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar