• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Projektbuxheti 2023/ Rikthehen bastet sportive, taksë speciale për energjinë

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Finance
0
Projektbuxheti 2023/ Rikthehen bastet sportive, taksë speciale për energjinë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Buxheti më i madh në histori do të jetë ai I viti të ardhshëm. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka publikuar projektbuxhetin 2023, ku shpenzimet do të arrijnë nivelin rekord të 5.3 miliardë euro, nga 4.9 miliardë euro të parashikuara këtë vit, me rishikimin e fundit.

Rritja e fortë e të ardhurave do të gjenerohet pjesërisht nga masa të reja fiskale, ku nga paketa e prezantuar do të vijnë 38 milionë euro shtesë, nga rritja e çmimeve 48 milionë euro shtesë, nga rritja e ekonomisë 140 milionë euro dhe nga miradministrimi 70 milionë euro të tjera.



Qeveria ka në plan ndërkohë rikthimin e basteve sportive nga 1 janari 2023, që pritet të sjellë nga taksat plot 2 miliardë lekë. Ndërsa prezantohet një taksim special për prodhuesit e energjisë elektrike që e kanë eksportuar atë jashtë vendit. Fitimet shtesë të këtyre kompanive, që kanë ardhur ekskluzivisht prej rritjes së çmimit në bursa do të tarifohen me 33%. Kjo taksë e veçantë pritet të sjellë në buxhet plot 71 milionë euro.

Në krahun e shpenzimeve, qeveria do të përdorë vetëm 225 milionë euro më shumë, ndërsa pjesa tjetër e të ardhurave do të përdoret për të ulur deficitin buxhetor. Sipas tabelave të Ministrisë së Financave, deficiti do të zbresë në 472 milionë euro, apo 2.6% të PBB-së, duke zbatuar kështu rekomandimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Ndërkohë, në një vit elektoral investimet publike, pa përfshirë programin e rindërtimit do të rriten me plot 200 milionë euro. Qeveria parashikon për krizën energjetike, edhe një grant shtesë për sektorin prej 102 milionë eurosh. “Shpenzimet Buxhetore për periudhën 2023-2025 do të mbështesin një nivel të lartë investimesh publike prej mesatarisht 5.2% të PBB duke u përqendruar në financimin e projekteve me rëndësi strategjike. Shpenzimet e planifikuara synojnë mbështetjen për dixhitalizimin dhe sigurinë kibernetike, finalizimin e projekteve të rrugëve nacionale, sigurinë kombëtare, mbështetjen e sektorit të ujit, shëndetësisë, arsimit dhe sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural”, theksohet në relacionin që shoqëron projektbuxhetin 2023.

Sektorët prioritarë

Mbrojtja ndaj sulmeve kibernetike, sigurimi i energjisë elektrike, zgjerimi i prodhimit vendas dhe pandemia Covid do të jenë do të kenë vëmendje të shtuar vitin e ardhshëm.

Në projektbuxhetin 2023, të publikuar tashmë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë parashikohet që institucionet që do të ketë rritjen më të madhe të fondeve në dispozicion është Ministria e Mbrojtjes me 7.6 miliardë leke, si dhe ajo e Infrastrukturës dhe Energjisë me 7.3 miliardë lekë.

Mbrojtja do ta përdorë fondin shtesë për investime në armatime të reja dhe modernizim të sistemeve kompjuterike për forcat e luftimit. Ndërsa fonde shtesë do të ketë edhe për emergjencat civile.

Nga buxheti i infrastrukturës, rritja shkon tek transporti rrugor, ai detar, hekurudha dhe rrjetet e komunikacionit.

Ndërkohë, pas sulmeve kibernetike ndaj e-Albania, programi i qeverisjes digjitale do të rritet me gati 5 miliardë lekë. Më shumë para do të kenë edhe Ministria e Brendshme: 3 miliardë lekë më tepër, ajo e Financave dhe Ekonomisë 2.3 miliardë, Bujqësia 1.7 miliardë, Arsimi 1.5 dhe Shëndetësia rreth 1 miliardë lekë më tepër.

Pas grevës së pedagogëve, qeveria ka parashikuar një rritje të fondeve me 500 milionë lekë për arsimin universitar. Shtim më të lehtë fondesh në dispozicion parashikohet edhe për Shërbimin Informativ të Shtetit, Ministrinë e Drejtësisë e partitë politike, si mbështetje për zgjedhjet e përgjithshme vendore.

Nga ana tjetër, më pak para nga buxheti do të marrin disa dikastere si Ministria e turizmit dhe Mjedisit; Fondit Shqiptar i Zhvillimit që pritet t’i pakësohen 600 milionë lekë. Rreth 200 milionë lekë më pak parashikohen edhe për Ministrinë e Kulturës dhe atë Për Evropën e Punët e Jashtme.

Pas

Raporti i KLSH: Institucionet, 319 milionë euro dëm buxhetit në vitin 2021

Para

Taksimi i profesioneve të lira do të zbatohet vitin e ardhshëm, do të paguhen 2 miliardë lekë më shumë

Para
Taksimi i profesioneve të lira do të zbatohet vitin e ardhshëm, do të paguhen 2 miliardë lekë më shumë

Taksimi i profesioneve të lira do të zbatohet vitin e ardhshëm, do të paguhen 2 miliardë lekë më shumë

Të Gjitha

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

nga Fast News
19:55 | 09/05/2025
0

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

nga Fast News
15:18 | 09/05/2025
0

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

Qytetarët kanë 30 ditë kohë, ja si do të funksionojë falja e gjobave

nga Fast News
15:15 | 09/05/2025
0

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

“Përshëndetje nënë!” Zbulohet skema e re e mashtrimit në WhatsApp, janë vjedhur më shumë se 500 mijë euro

nga Fast News
11:00 | 09/05/2025
0

Recent News

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

Nga Shqipëria me Pasion: EventAlb ndriçon Giro d’Italia. Kompania shqiptare prej vitesh është promovuesi artistik i eventit të çiklizimit botëror

19:55 | 09/05/2025
Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

Nis Xhiro e Italisë… nga Shqipëria

15:18 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar