• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Progres-raporti i KE për Shqipërinë: Kërkohet bashkëpunim me opozitën dhe frenim i pastrimit të parave

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Progres-raporti i KE për Shqipërinë: Kërkohet bashkëpunim me opozitën dhe frenim i pastrimit të parave
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nisja e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut shënon një moment historik të marrëdhënieve të dy vendeve me Bashkimin Europian.

Kështu thuhet në progres-raportin e KE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, që pritet të publikohet më 12 tetor. Sipas Radios Evropa e Lirë, që ka siguruar teksin e raportit, për Shqipërinë vlerësohet progresi në forcimin e strukturave për integrim në BE, por kërkohet që në këtë drejtim të ketë më shumë bashkëpunim me opozitën dhe shoqërinë civile: “Konflikti i madh i brendshëm me partinë më të madhe opozitare, Partinë Demokratike (PD,) ka ndikuar në jetën parlamentare në Shqipëri”.

Komisioni pranon se Shqipëria ka vijuar luftën kundër korrupsionit në nivel të lartë dhe si shembull përmenden dënimet e disa ish-zyrtarëve. Vendit tonë i kërkohet të bëjë më shumë në parandalimin e pastrimit të parave dhe për frenimin e emigracionit të paligjshëm.

Sa i përket Kosovës, theksohet se vendi i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, duke kërkuar që Këshilli Europian ta trajtojë me urgjencë çështjen. Progres-raporti i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen shpejt për një marrëveshje gjithëpërfshirëse: “Kosova duhet të angazhohet në mënyrë më konstruktive dhe të bëjë përpjekje të tjera substanciale për implementimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në të kaluarën, si dhe të kontribuojë në arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese, për normalizimin e raporteve me Serbinë. Një marrëveshje e tillë është urgjente dhe kyçe për t’u mundësuar Kosovës dhe Serbisë avancimin në rrugëtimin e tyre përkatës evropian”.

Por, Komisioni Europian ka edhe një sërë kritikash për Kosovën, duke e vënë theksin tek menaxhimi i dobët i agjendës legjislative, korrupsioni dhe krimi i organizuar, ku kërkohet më shumë përpjekje.Dokumenti përmend edhe funksionimin e gjyqësorit, i cili vlerësohet si “i ngadalshëm, joefikas dhe i ndjeshëm ndaj ndikimeve të panevojshme”.

Kritikat më të mëdha i adresohen Serbisë, e cila, sipas draft-raportit, “ka shënuar kthim prapa” në përafrimin e qëndrimeve të saj me politikën e jashtme të BE-së, sidomos në rastin e sanksioneve ndaj Rusisë, të cilat Serbia vazhdon t’i refuzojë.

Pas

BE e prerë: “Pasaportat e arta” për investitorët rrezikojnë të kthejnë vizat për shqiptarët

Para

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, nafta ulet me 5 lekë

Para
Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, nafta ulet me 5 lekë

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, nafta ulet me 5 lekë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Juristët parashikuan në “Terminal” vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj: Ja cfarë thanë Edlira Çepani dhe Alban Duraj

Juristët parashikuan në “Terminal” vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj: Ja cfarë thanë Edlira Çepani dhe Alban Duraj

nga Fast News
18:01 | 03/11/2025
0

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Erion Veliaj, nuk ka zgjedhje në Tiranë

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Erion Veliaj, nuk ka zgjedhje në Tiranë

nga Fast News
17:29 | 03/11/2025
0

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa të këtyre 2 shteteve

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa të këtyre 2 shteteve

nga Fast News
11:30 | 03/11/2025
0

Kursi i këmbimit valutor, ja sa shkëmbehet euro sot

Kursi i këmbimit valutor, ja sa shkëmbehet euro sot

nga Fast News
10:56 | 03/11/2025
0

Recent News

Juristët parashikuan në “Terminal” vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj: Ja cfarë thanë Edlira Çepani dhe Alban Duraj

Juristët parashikuan në “Terminal” vendimin e Kushtetueses për Erion Veliaj: Ja cfarë thanë Edlira Çepani dhe Alban Duraj

18:01 | 03/11/2025
Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Erion Veliaj, nuk ka zgjedhje në Tiranë

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Erion Veliaj, nuk ka zgjedhje në Tiranë

17:29 | 03/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar