Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Paketa fiskale 2023/ Të vetëpunësuarit do të taksohen deri në 23%

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Paketa fiskale 2023/ Të vetëpunësuarit do të taksohen deri në 23%
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Duke filluar nga viti i ardhshëm, të vetëpunësuarit do të tatohen deri në 23%. Lajmi ëhstë bërë I ditur nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj në komisionin parlamentar të Ekonomisë gjatë prezantimit të paketës fiskale 2023.

Ibrahimaj shpjegoi ndryshimet në projektligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”, që synojnë futjen në skemën e taksimit të të ardhurave personale të furnizuesve të shërbimeve si profesione të lira dhe që pritet të fusin në buxhetin e shtetit rreth 2 miliardë lekë në vit. Në total, sipas ministres së Financave janë 14 mijë profesionistë të lirë të regjistruar si persona fizik të vetëpunësuar me 0 zero tatim, që do të kalojnë me tatim progresiv deri në 23%.

“Janë mbi 14 mijë profesione të regjistruara me statusin e personit fizik, të cilat do të jenë subjekt i tatimit, duke ndikuar në këtë mënyrë në dekurajimin e fenomenit të kalimit nga listëpagesa me statusin e të punësuarit dhe me barrë fiskale progresive 13 % dhe 23 %, tek personi fizik i vetëpunësuar me barrë fiskale 0 %. Ndryshimet eliminojnë edhe praktikat e transferimit brenda vendit të fitimit nga personat juridikë subjekt i tatimit mbi fitimin 15 % tek personat fizikë të vetëpunësuar me shkallë tatimore 0 %, nëpërmjet faturimit të shërbimeve. Tatimi për bizneset e vogla që ushtrojnë veprimtari në fushën e tregtisë, prodhimit, transportit, artizanatit etj, të organizuara si persona fizikë tregtarë, por edhe SHPK, dhe që realizojnë xhiro deri në 14 milionë lekë do jetë 0 % deri në fund të vitit 2029”, deklaroi Ibrahimaj.

Ndryshimet në projektligji parashikojnë edhe rritjen e kufirit të patatueshëm të pagës nga 40 mijë lekë në 50 mijë lekë. “Pavarësisht se ndryshimi do të reduktojë të ardhurat në buxhet për rreth 1 deri 1,2 miliardë në vit, por nga ana tjetër do rrisë të ardhurat e punëmarrësve me paga deri në 50 mijë lekë në muaj, me mbi 1 miliard lekë, çka do të thotë më shumë konsum. Nga kjo masë përfitojnë mbi 70 mijë punëmarrës, të cilët janë në grupin e pagave nga 40 në 50 mijë lekë në muaj”, u shpreh ministrja.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Pas

2022-i viti i turizmit, hyrjet e të huajve u rritën me 18% në krahasim me para pandeminë

Para

Paketa fiskale në Kuvend, ministrja e Financave: Ja pse u rritën gjobat

Para
Paketa fiskale në Kuvend, ministrja e Financave: Ja pse u rritën gjobat

Paketa fiskale në Kuvend, ministrja e Financave: Ja pse u rritën gjobat

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Të dypunësuarit paguan 22 milionë euro tatime shtesë mbi pagën në 2025-n, përmes DIVA

Të dypunësuarit paguan 22 milionë euro tatime shtesë mbi pagën në 2025-n, përmes DIVA

nga Fast News
09:55 | 01/04/2026
0

Nga fama në miliarda, VIP-at që ndërtuan perandori reale biznesi!

Nga fama në miliarda, VIP-at që ndërtuan perandori reale biznesi!

nga Fast News
11:00 | 31/03/2026
0

Thashethemet në vendin e punës

Thashethemet në vendin e punës

nga Fast News
10:30 | 31/03/2026
0

Teknologjia në duart e një brezi që guxon, One Albania investon tek talentet e reja të National AI Hackathon

Teknologjia në duart e një brezi që guxon, One Albania investon tek talentet e reja të National AI Hackathon

nga Fast News
10:16 | 31/03/2026
0

Recent News

Të dypunësuarit paguan 22 milionë euro tatime shtesë mbi pagën në 2025-n, përmes DIVA

Të dypunësuarit paguan 22 milionë euro tatime shtesë mbi pagën në 2025-n, përmes DIVA

09:55 | 01/04/2026
Nga fama në miliarda, VIP-at që ndërtuan perandori reale biznesi!

Nga fama në miliarda, VIP-at që ndërtuan perandori reale biznesi!

11:00 | 31/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora