• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Nafta falas në bujqësi, përfitojnë 34 mijë fermerë. Ja kur është afati i fundit për tërheqjen e saj

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Nafta falas në bujqësi, përfitojnë 34 mijë fermerë. Ja kur është afati i fundit për tërheqjen e saj
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Janë rreth 34 mijë fermerë në të gjithë vendin që do të përfitojnë naftë ë falas për aktivitetin e tyre të përditshëm në bujqësi. Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka bërë publike listat e emrave përfitues, ku dhe janë shpërndarë kartat përkatëse për çdo fermer me sasinë e përfituar të naftës në bazë të hektarëve të tokës që disponon.  Ndërkohë, AZHBR, u bën apel fermerëve që janë të pajisur me kartën përkatëse, që të kryejnë tërheqjen e sasisë së naftës brenda datës 15 Dhjetor 2022.

Kjo mbështetje ka qenë pjesë e Skemës Kombetare 2022, e cila është vënë në dispozicion të fermerëve me qëllim që të parandalohet rritja e kostove të prodhimit për produktet bujqësore dhe fermerët të nxiten që të punojnë tokën. Subjektet përfituese të skemës mbështetëse të naftës për bujqësinë janë ato subjekte, të cilët për aktivitetin e tyre bujqësor kryejnë punime të mekanizuara në kulturat bujqësore dhe që plotësojnë disa kritere.

Konkretisht, fermerët individualë duhet të jenë të pajisur me NIPT-in e fermerit me status aktiv; personat fizikë dhe juridikë të jenë të pajisur me NIPT/NUIS me status aktiv. Çdo subjekt përfitues, duhet të provojë se ka tokë bujqësore në pronësi apo përdorim; aplikanti vetëdeklaron kulturat bujqësore të mbjella ose që parashikon të mbjellë, sipas përcaktimeve të formularit të aplikimit on line.

Për të gjitha llojet e subjekteve përfituese, madhësia minimale e sipërfaqes së deklaruar për kryerjen e punimeve të mekanizuara në kulturat bujqësore, duhet të jetë jo më pak se 0.4 ha, e përbërë nga parcela/ngastra me sipërfaqe jo më pak se 0.1 ha. Aplikimet e fermerëve janë on line përmes e-albania.  Ky është viti i dytë I vënies në jetë të kësaj skeme mbështetse, ku numri i fermerëve është dyfishuar.



Pas

Bie besimi në ekonomi, në shtator preku nivelin më të ulët të këtij viti

Para

FMN kundër amnistisë fiskale: Dëmton moralin tatimor, rrezik pastrimi i parave

Para
FMN kundër amnistisë fiskale: Dëmton moralin tatimor, rrezik pastrimi i parave

FMN kundër amnistisë fiskale: Dëmton moralin tatimor, rrezik pastrimi i parave

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

nga Fast News
14:00 | 13/12/2025
0

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

nga Fast News
13:00 | 13/12/2025
0

Recent News

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

14:00 | 13/12/2025
Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

13:30 | 13/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar