• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Interes i ulët për obligacionet 10-vjeçare, interesi arrin 7.48%

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Finance
0
Interes i ulët për obligacionet 10-vjeçare, interesi arrin 7.48%
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pavarësisht rritjes së normave të interesit, obligacionet afatgjata nuk po shihen si një mënyrë investimi e mirë. Rihapja e ankandit të obligacioneve 10-vjeçare që u zhvillua të martën tregoi një rënie të ndjeshme të pjesëmarrjes së investitorëve dhe rritje të mëtejshme të yield-eve.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, nga dy miliardë lekë obligacione të nxjerra në shitje nga qeveria, në ankand u paraqitën kërkesa totale për një vlerë prej vetëm 931 milionë lekësh. Në fund, Ministria e Financave ka pranuar kërkesa totale për vetëm 765 milionë lekë, me qëllim për të mbajtur të ulët yield-in uniform të obligacioneve. Ky yield-shënoi nivelin 7.48%, në rritje të ndjeshme nga ankandi i mëparshëm i obligacioneve 10 vjeçare, që ishte zhvilluar në muajin korrik. Në atë rast, yield-i uniform dhe kuponi i obligacionit kishte qenë 6.25%.





Në harkun e më pak se tre muajve, yield-et e kërkuara nga investitorët janë rritur ndjeshëm, madje yield-i maksimal i kërkuar në ankandin e të martës arriti deri në 10%.

Pjesëmarrja ndjeshëm më e ulët në ankandin e obligacioneve 10-vjeçare mund të lidhet me një kthim në pozita pritëse të investitorëve, pasi Banka e Shqipërisë hodhi një hap të ri drejt shtrëngimit monetar javën e kaluar, duke e rritur normën bazë me 0.5 pikë përqindje dhe duke e çuar në 2.25%, niveli më i lartë prej vitit 2014. Vendimmarrja, por edhe orientimi i dhënë për tregjet për vijimësinë e normalizimit monetar, duket se kanë forcuar pritshmëritë se normat e interesit do të vazhdojnë të rriten me ritme të shpejtë. Kjo tendencë ka qenë e dukshme sidomos gjatë tremujorit të dytë të këtij viti.

Vendimi i Bankës së Shqipërisë iu ka dhënë ndërkohë një hov të mëtejshëm yield-eve të instrumenteve afatshkurtra. Bonot me maturim 6-mujor u emetuan sot me një yield-mesatar të ponderuar prej 3.83%, në rritje me pothuajse një pikë përqindje në raport me ankandin e mëparshëm të këtyre instrumenteve, që ishte zhvilluar në fund të muajit gusht. Në këtë ankand, shuma e shpallur për financim ishte një miliardë lekë, ndërsa Ministria e Financave e rriti në 1.15 miliardë lekë, duke kompensuar pjesërisht shumën e paplotësuar nga obligacionet 10 vjeçare.

Ashtu siç pritej, rritja e normës bazë të interesit po sjell rritje të shpejtë edhe në kostot e huamarrjes për qeverinë. Javën e ardhshme, do të zhvillohet edhe ankandi i radhës i bonove 12-mujore, ku pritet një rritje e mëtejshme e yield-eve. Ky efekt gradualisht po përcillet edhe në normat e interesit të huave me interes të ndryshueshëm të sektorit privat.

Rritja e shpejtë e normave të interesit pritet të shtojë ndjeshëm shpenzimet e familjeve dhe bizneseve, duke ulur konsumin dhe investimet e reja në ekonomi. Rritja e shpejtë e normave të interesit, e gërshetuar edhe normat e larta të inflacionit, është një faktor që pritet të japë ndikim të ndjeshëm negative në rritjen ekonomike gjatë viteve në vazhdim.

Nga ana tjetër, rritja e normave të interesit do të rrisë gradualisht kthimet nominale nga investimi i kursimeve, duke e ngushtuar hendekun e normave të interesit me inflacionin. Kjo vlen për depozitat bankare, ashtu si për investimin direkt në bono dhe obligacione apo për kuotat në fondet e pensioneve dhe të investimit.

Pas

Paketa fiskale 2023/ Të gjitha ndryshimet në propozohen, nga taksat tek gjobat

Para

Njihuni me mentorët e Women Startup Competition

Para
Njihuni me mentorët e Women Startup Competition

Njihuni me mentorët e Women Startup Competition

Të Gjitha

Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, Rama paralajmëron reformë për kontrollin e territorit,

Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, Rama paralajmëron reformë për kontrollin e territorit,

nga Fast News
14:05 | 09/07/2025
0

Kush tha që vullkanet vetëm shkatërrojnë? Qytete e të ardhmes mund të ndërtohen me lavë

Kush tha që vullkanet vetëm shkatërrojnë? Qytete e të ardhmes mund të ndërtohen me lavë

nga Fast News
13:59 | 09/07/2025
0

Parlamenti Europian miraton Raportin 2023-2024 për Shqipërinë, ja mesa vota kaloi

Parlamenti Europian miraton Raportin 2023-2024 për Shqipërinë, ja mesa vota kaloi

nga Fast News
13:53 | 09/07/2025
0

Sa vlen një euro në Shqipëri? Vendet më të lira dhe më të shtrenjta në Europë sipas EUROSTAT

Sa vlen një euro në Shqipëri? Vendet më të lira dhe më të shtrenjta në Europë sipas EUROSTAT

nga Fast News
10:23 | 09/07/2025
0

Recent News

Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, Rama paralajmëron reformë për kontrollin e territorit,

Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, Rama paralajmëron reformë për kontrollin e territorit,

14:05 | 09/07/2025
Kush tha që vullkanet vetëm shkatërrojnë? Qytete e të ardhmes mund të ndërtohen me lavë

Kush tha që vullkanet vetëm shkatërrojnë? Qytete e të ardhmes mund të ndërtohen me lavë

13:59 | 09/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar