• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Inflacioni kap rekordin e 10.7% në Eurozonë, pritet rritje e mëtejshme e çmimeve në Shqipëri

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Bota
0
Inflacioni kap rekordin e 10.7% në Eurozonë, pritet rritje e mëtejshme e çmimeve në Shqipëri
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Rritja e çmimeve po bëhet kërcënuese për ekonominë europiane. Sipas të dhënave paratrake, që pritet të konfirmohen gjatë javëve në vijim nga Instituti Europian i Statistikave, në tetor, inflacioni në Eurozonë arriti rekordin e ri prej 10.7%.

Rritja u nxit nga çmimet e energjisë, të cilat Eurostat vlerëson se ishin 41.9% më të larta se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Çmimet për ushqimet, alkoolin dhe duhanin ndërkohë besohet se janë rritur me 13.1% nga viti në vit.



Inflacioni ishte 9.9% në shtator. Vendet baltike janë vendet më të prekura me inflacionin vjetor që mbetet mbi nivelin 20%. Estonia kryeson listën me një vlerësim prej 22.4%.

Franca mbetet vendi më pak i ndikuar, megjithëse inflacioni vjetor për muajin tetor vlerësohet të ketë arritur në 7.1%. Italia, norma vjetore e së cilës parashikohet në 12.8%, ndërkohë ka shënuar rritjen më të lartë nga muaji në muaj me një kërcim prej 4%.

Banka Qendrore Europiane, mandati i së cilës është të mbajë inflacionin në zonën e euros afër 2%, që nga fillimi i verës ka ndryshuar ciklin e më shumë se një dekade të normave negative të interesit, në një përpjekje për të kufizuar rritjen e çmimeve. Javën e kaluar, ajo njoftoi rritjen e tretë të madhe të normave të interesit.

Bankat qendrore përdorin normat e tyre të interesit për ta bërë paranë më shumë apo më pak të shtrenjtë në mënyrë që ose të frenojnë ose të nxisin shpenzimet, pasi interesat bazë ndikojnë drejtpërdrejt në normat që bankat tregtare ofrojnë për familjet dhe bizneset.

Banka parashikoi se priten rritje të tjera të tilla në muajt në vijim pasi “inflacioni mbetet shumë i lartë dhe do të qëndrojë mbi objektivin [2%] për një periudhë të zgjatur”.

Shefja e BQE-së Christine Lagarde paralajmëroi gjithashtu se aktiviteti ekonomik në eurozonë ka të ngjarë “të ngadalësohet ndjeshëm në tremujorin e tretë të vitit dhe ne presim një dobësim të mëtejshëm në pjesën e mbetur të këtij viti dhe fillimin e vitit të ardhshëm”.

Parashikimi i saj erdhi vetëm një ditë pasi kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ofroi parashikimin e zymtë se gjysma e vendeve në eurozonë mund të hyjnë në recesion në muajt në vijim.

Një recesion në përgjithësi përkufizohet si dy tremujorë radhazi me rritje negative të PBB-së.

Rritja e inflacionit në Eurozonë pritet të reflektohet në Shqipëri. Kjo duke pasur parasysh se vendi ynë importon pjesën më të madhe të produkteve që konsumon dhe rrjedhimisht, është shumë i ndjeshëm nga rritja e çmimeve, në vendet me të cilat ka marrëdhënie tregtare. Në Shqipëri, në shtator inflacioni arriti në 8.1%, niveli më i lartë në 24 vitet që nga dhjetori i vitit 1998. Rritja vjetore e çmimeve në muajin Shtator është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 4.91%, pasuar nga grupi “Transporti” me 0.99%.

Pas

Debati për birrën, ministrja e Financave shpjegon pse u unifikua akciza për importin dhe prodhimin vendas

Para

Drejtuesi i Bankës Botërore: Shqipëria të krijojë rezerva për të përballuar krizat e ardhshme

Para
Drejtuesi i Bankës Botërore: Shqipëria të krijojë rezerva për të përballuar krizat e ardhshme

Drejtuesi i Bankës Botërore: Shqipëria të krijojë rezerva për të përballuar krizat e ardhshme

Të Gjitha

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

nga Fast News
15:00 | 10/05/2025
0

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

nga Fast News
14:45 | 10/05/2025
0

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

nga Fast News
14:20 | 10/05/2025
0

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

nga Fast News
14:15 | 10/05/2025
0

Recent News

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

15:00 | 10/05/2025
Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

14:45 | 10/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar