• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Guvernatori Sejko në mbledhjen vjetore të FMN: Problem inflacioni i lartë, rënia fillon më 2023

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Guvernatori Sejko në mbledhjen vjetore të FMN: Problem inflacioni i lartë, rënia fillon më 2023
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtuesit e Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë po marrin pjesë në takimin vjetor të FMN-së dhe Bankës Botërore, që po zhvillohet në Washington. Banka e Shqipërisë bën të ditur se kreu I këtij institucioni, Gent Sejko ka deklaruar se sfidat kryesore të ekonomisë janë lufta ndaj inflacionit dhe nevoja për më shumë reforma në ekonomi.

Gjatë takimeve, guvernatori ka bërë një ekspoze të situatës ekonomike dhe financiare shqiptare. Ekonomia shqiptare ka përballuar mirë goditjet e shumta të viteve të fundit, si tërmeti i vitit 2019 e pandemia COVID-19. Megjithëse ekspozimet e drejtpërdrejta të Shqipërisë ndaj konfliktit Rusi – Ukrainë janë të kufizuara, Shqipëria tani po përballet me sfida që vijnë si pasojë e rritjes së çmimeve ndërkombëtare të energjisë dhe ngadalësimit ekonomik në Evropë. Guvernatori theksoi se aktiviteti ekonomik në vend ka vijuar të shënojë përmirësim, ndërsa shprehu angazhimin e Bankës së Shqipërisë për të dhënë të gjithë mbështetjen e duhur.



Në vijim, kreu i BSH-së, Sejko theksoi se inflacioni vazhdon të mbetet një sfidë kryesore për stabilitetin makroekonomik, rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë ekonomike të vendit, pavarësisht se ekonomia shqiptare do të vazhdojë të rritet. Inflacioni është rritur ndjeshëm dhe pritet të ulet gjatë vitit 2023. Marrja e masave për zbutjen dhe kthimin e tij në objektiv është në fokus kryesor të punës së bankës qendrore. Guvernatori Sejko u shpreh se fillimi i normalizimit të politikës monetare ka qenë i nevojshëm për të zbutur këtë tregues, ndërkohë që ka pasur një vigjilencë të shtuar ndaj normave më të larta të interesit për të ruajtur stabilitetin financiar.

Pas

Krahas ashpërsimit të gjobave për bizneset, qeveria ndryshime dhe tek inspektimet

Para

Makinat elektrike, përgjysmohen çmimet në Kinë

Para
Makinat elektrike, përgjysmohen çmimet në Kinë

Makinat elektrike, përgjysmohen çmimet në Kinë

Të Gjitha

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

nga Fast News
15:00 | 10/05/2025
0

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

nga Fast News
14:45 | 10/05/2025
0

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

nga Fast News
14:20 | 10/05/2025
0

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

nga Fast News
14:15 | 10/05/2025
0

Recent News

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

15:00 | 10/05/2025
Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

14:45 | 10/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar