• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Eksportet po ndjejnë krizën, në shtator ngadalësohet ndjeshëm ritmi i rritjes

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Eksportet po ndjejnë krizën, në shtator ngadalësohet ndjeshëm ritmi i rritjes
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ngadalësohet ritmet e rritjes së eksporteve. Pas një kapërcimi të fortë, pas periudhës së pandemisë, produktet shqiptare me destinacion tregjet e huaja po përballen me disa probleme, si pasojat e krizës globale dhe kostove të larta të energjisë, por edhe ndërprerjen e përkohshme të aktivitetit nga dy sipërmarrje të mëdha, Kurum dhe Albchrome.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në shtator, eksportet u rritën me 16.3%, që është norma e rritjes më e ulët e këtij viti. Në gusht eksportet u rritën me 48.1%.

Peshën kryesore në rritjen e eksporteve në shtator e mbajtën tekstilet e këpucët, ndërsa për herë të parë që nga pandemia shënuan tkurrje shitjet e materialeve të ndërtimit e metaleve, që deri tani kishin qenë një nga nxitësit kryesorë të eksporteve.

Sipas INSTAT, Në Shtator 2022 eksportet e mallrave arritën vlerën 39 miliardë lekë, duke u rritur me 16.3 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 9.5 %, në krahasim me gushtin 2022. Në këtë nëntëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 366 miliardë lekë, duke u rritur me 37.9 %, nga 41% që kishte qenë rritja për 8 mujorin.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Gjatë muajit shtator, në rritjen e eksporteve prej 16.3 %, pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Tekstile dhe këpucë” me 5.8% rritje; “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 5.2% rritje dhe “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 3%. Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet “Materiale ndërtimi dhe metale” me -1.3% dhe “Lëkurë dhe artikuj prej tyre” me -0.01%.  Për 9 mujorin, grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +11.1%; “Materiale ndërtimi dhe metale” me 10.9 % dhe “Tekstile dhe këpucë” me 6.6 %.

Pas

Rama paralajmëron vendosjen e fashës për energjinë në nëntor: Tani nuk kemi mundësi

Para

Punime në autostradën Tiranë-Durrës, ja si devijohet trafiku për 25 ditë

Para
Punime në autostradën Tiranë-Durrës, ja si devijohet trafiku për 25 ditë

Punime në autostradën Tiranë-Durrës, ja si devijohet trafiku për 25 ditë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Prindër: Si të përfitoni nga “zbritjet për fëmijët” në 2026

Prindër: Si të përfitoni nga “zbritjet për fëmijët” në 2026

nga Fast News
15:30 | 10/01/2026
0

100 mijë lekë për shpenzimet arsimore kush ka fëmijë nën 18 vjeç, Tatimet: Ja si të aplikoni për të përfituar rimbursimin

100 mijë lekë për shpenzimet arsimore kush ka fëmijë nën 18 vjeç, Tatimet: Ja si të aplikoni për të përfituar rimbursimin

nga Fast News
14:36 | 10/01/2026
0

Nga detyrimi te zgjidhja: si ndihmojnë pikat EasyPay

Nga detyrimi te zgjidhja: si ndihmojnë pikat EasyPay

nga Fast News
14:33 | 10/01/2026
0

Pse ndodhin përmbytjet? KLSH gjen fajin: Punët e verës lihen për dimër

Pse ndodhin përmbytjet? KLSH gjen fajin: Punët e verës lihen për dimër

nga Fast News
15:30 | 09/01/2026
0

Recent News

Prindër: Si të përfitoni nga “zbritjet për fëmijët” në 2026

Prindër: Si të përfitoni nga “zbritjet për fëmijët” në 2026

15:30 | 10/01/2026
100 mijë lekë për shpenzimet arsimore kush ka fëmijë nën 18 vjeç, Tatimet: Ja si të aplikoni për të përfituar rimbursimin

100 mijë lekë për shpenzimet arsimore kush ka fëmijë nën 18 vjeç, Tatimet: Ja si të aplikoni për të përfituar rimbursimin

14:36 | 10/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar