• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Edhe pse po plaket, Shqipëria ka ende popullsinë e katërt më të re në Europë

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Edhe pse po plaket, Shqipëria ka ende popullsinë e katërt më të re në Europë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe pse mosha mesatare në Shqipëri është rritur në tre dekadat e fundit, vendi ynë vijon të ketë një ndër popullsisë më të reja në Europë. Sipas të dhënave të Institutit Europian të Statistikave, mosha mediane në Shqipëri për vitin 2021 vlerësohej në 37.6 vjeç, ndrëkohë që një vit më parë ka qenë 35.2 vjeç, ndërsa në vitet ’90 ishte 27 vjeç. Por pavarësisht rritjes së ndjeshme në vite, ajo mbetet nën mesataren e Bashkimit Europian prej 44.1 vjeç. Shqipëria ka popullsinë e katërt më e re në Europë, pas Kosovës (30.5 vjeç- viti 2020), Turqisë (32.8 vjeç) dhe Islandës (36.7 vjeç).

Në rajon, popullsia me moshën më të vjetër është në Serbi (44 vjeç), ndërsa dhe shtetet e tjera si Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut po i afrohen kufirit të 40 vjeç. Sipas Eurostat, në vitin 2021, mosha mesatare e BE-së ishte 44.1 vjeç, nga 43.9 në 2020. Në Europë, shteti më i plakur është Italia (47.6), i ndjekur nga Gjermania (45.9), Portugalia (45.8), Greqia (45.5), Bullgaria (45), Spanja (44.7).

Mosha mediane e popullsisë në vendin tonë po rritet me ritme te shpejta nga viti në vit duke sinjalizuar plakjen e popullsisë. Përgjatë një viti mosha e mediane për të dy gjinitë gati u rrit me një vit, ndërsa në 10 vitet e fundit për gratë u rrit me 4.6 vite dhe për burrat me 5.5 vite.

Mosha mediane për popullsinë gjithsej arriti në 38.2 vite me një janar 2022, në raport me 37.6 vite më 2021. Në gjithë dekadën e fundit, popullsia e vendit u moshua me 5 vite.

Për shkak se jetojnë më gjatë, mosha mediane e grave në Shqipëri është më e lartë se burrave.



Në vitin 2022, mosha mediane e grave shqiptare arriti 39.1 vjet (mosha mediane nënkupton që 50% të grave janë nën këtë moshë dhe 50% mbi këtë moshë), duke u rritur me gati 11 muaj për një vit raportoi INSTAT. Ndërsa mosha mediane e burrave arriti në 37.3 vjet ose 2.3 vite më e ulët se grave. Mosha e mediane e meshkujve në Shqipëri si kudo në botë është më e ulët se e femrave për shkak se kanë jetëgjatësi më të ulët se paku më 5 vite.

Pas

Shqiptarët me makina të vjetra, gjysma janë deri në 20-vjeçare

Para

Amnistia fiskale, Caslli: Do të dështojë, nuk ka mbështetjen e ndërkombëtarëve

Para
Amnistia fiskale, Caslli: Do të dështojë, nuk ka mbështetjen e ndërkombëtarëve

Amnistia fiskale, Caslli: Do të dështojë, nuk ka mbështetjen e ndërkombëtarëve

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Miratohet pas mesnate buxheti 2026. Detajet e planit financiar të qeverisë

Miratohet pas mesnate buxheti 2026. Detajet e planit financiar të qeverisë

nga Fast News
09:35 | 12/12/2025
0

Miratohet ligji! Nga 1 janari, rivlerësimi i pronave me 5%

Miratohet ligji! Nga 1 janari, rivlerësimi i pronave me 5%

nga Fast News
09:26 | 12/12/2025
0

Paqja fiskale e Ramës, BE kundër: Ja çfarë është shqetësim

Paqja fiskale e Ramës, BE kundër: Ja çfarë është shqetësim

nga Fast News
14:03 | 11/12/2025
0

“Do ia kalojmë inteligjencës artificiale”, Rama: Të parët në rajon për prokurimet publike, po luftojmë korrupsionin

“Do ia kalojmë inteligjencës artificiale”, Rama: Të parët në rajon për prokurimet publike, po luftojmë korrupsionin

nga Fast News
13:57 | 11/12/2025
0

Recent News

Miratohet pas mesnate buxheti 2026. Detajet e planit financiar të qeverisë

Miratohet pas mesnate buxheti 2026. Detajet e planit financiar të qeverisë

09:35 | 12/12/2025
Miratohet ligji! Nga 1 janari, rivlerësimi i pronave me 5%

Miratohet ligji! Nga 1 janari, rivlerësimi i pronave me 5%

09:26 | 12/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar