• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Debati për birrën, ministrja e Financave shpjegon pse u unifikua akciza për importin dhe prodhimin vendas

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Biznes
0
Debati për birrën, ministrja e Financave shpjegon pse u unifikua akciza për importin dhe prodhimin vendas
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Paketa fiskale 2023 që parashikon unifikimin e akcizës për birrën dhe pijet e forta alkoolike ka shkaktuar debat në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave. Qeveria propozon që duke filluar nga 1 janari I vitit të ardhshëm, akciza për prodhuesit dhe importuesit nën dhe mbi 200,000 Hl të unifikohet në masën 710 lekë për Hl. Me ligjin aktual, akciza për prodhuesit dhe importuesit me sasi më të vogël se 200,000 HL në vit është 360 lekë/HL dhe për fashën mbi 200, 000 HL në vit është 710 lekë/Hl.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, pohoi se heqja e fashës së akcizës është në përputhje me direktivën e BE-së, ndërsa niveli i ri i propozuar është 3-4 herë më i ulët se ne vendet e BE-së.



“Ne propozojmë akcizë për birrën 0,002 euro për shishe që është më e ulët se vendet e BE-së, pra është më e vogël se çdo vend ku funksionon direktiva. Nëse niveli i akcizës do të ishte në nivelet e vendeve të BE-së do të ishte 3 – 4 fish më i lartë se niveli i propozuar, duke rritur koston më të madhe. Propozimi ynë dyfishon nivelin e akcizës.

Me ligjin aktual, akciza e birrës është 1.2 lekë për litër. Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve fiskale do të jetë 2.3 lekë për litër. Pra shtohet kostoja për shishe që do të pasqyrohet në çmim me 1.1 lekë për shishë. Kosto që nuk është e parashikuar në planet prodhuese të biznesit, por është më e ulët se vendet e BE-së”, deklaroi ministrja.

Kryetari i Komisionit, Eduart Shalsi, ngriti shqetësim se mos kjo masë do të sjellë që tregu të dominohet nga birra e importit, pasi mund të rrisë çmimet dhe do ta kenë të pamundur të konkurrojnë me birrat huaja. Ministrja shpjegoi se diferencimi është incentivë për të pasur evazion.

“Diferencimi është stimuli për evazion. Nuk bëhet pjesë për birrën shqiptare dhe është 15% e birrës së importit që deklarohet nën 200 mijë Hl dhe përfiton nga kjo masë. E kemi mbajtur diferencimin për të stimuluar fabrikat e vogla artizanalë, gjë e cila nuk ndodhur. Pra në këtë momente nuk e kemi marrë në konsideratë që të vendosim limit për akcizën”, tha ajo. Prodhuesit e birrave në vend e kundërshtuan fort këtë nismë, duke paralajmëruar se rrezikohej mbyllja e fabrikave dhe dalja e rreth një mijë punonjësve si të papunë.

Pas

ERE merr vendimin: Nga 1 nëntori rritet çmimi energjisë mbi fashën 800KW

Para

Inflacioni kap rekordin e 10.7% në Eurozonë, pritet rritje e mëtejshme e çmimeve në Shqipëri

Para
Inflacioni kap rekordin e 10.7% në Eurozonë, pritet rritje e mëtejshme e çmimeve në Shqipëri

Inflacioni kap rekordin e 10.7% në Eurozonë, pritet rritje e mëtejshme e çmimeve në Shqipëri

Të Gjitha

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

nga Fast News
15:00 | 10/05/2025
0

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

nga Fast News
14:45 | 10/05/2025
0

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

Si themeloi 3 biznese pa një lek në xhep? Nga avokat i pushuar në një sipërmarrës të suksesshëm

nga Fast News
14:20 | 10/05/2025
0

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

Sot heshtje zgjedhore, gjoba në rast shkeljeje

nga Fast News
14:15 | 10/05/2025
0

Recent News

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

Nga Vatikani në viralitet, Papa amerikan pushton internetin me këto produkte

15:00 | 10/05/2025
Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

Bitcoin lë pas Amazon-in dhe bëhet aseti i pestë më e madh në botë

14:45 | 10/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar