• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Brenda javës mund të punësojmë 25 mijë persona”, sektorët ku Shqipëria po vuan për punëtorë

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Biznes
0
“Brenda javës mund të punësojmë 25 mijë persona”, sektorët ku Shqipëria po vuan për punëtorë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria po zbrazet. Me dhjetëra mijë janë shqiptarët që zgjedhin të emigrojnë, kryesisht në vendet e Bashkimit Europian. Sot shumë industri, për të mos thënë të gjitha, vuajnë mungesën e fuqisë punëtore. Një problem që për hir të të vërtetës nuk është vetëm shqiptar, por rajonal. Por ekonomia jonë, ajo që na intereson, paraqitet më e brishtë se fqinjët tanë në disa aspekte. Krahas mjekëve dhe infermierëve, emigruan masivisht punëtorët me paga të ulëta.

Tani Shqipërinë po e lënë edhe intelektualët dhe e ashtuquajtura “shtresë e mesme”. Biznesi prej kohësh ka dhënë alarmin, teksa qeveria e ka konsideruar një lëvizje të lirë të njerëzve. Ku qëndron e vërteta? Pse largohen shqiptarët? Çfarë rrezikojnë bizneset specifikisht në Shqipëri dhe ekonomia në tërësi? Për këtë u diskutua këtë të mërkurë në emisionin A2 Business të gazetares Aurora Sulce.





Përfaqësues nga sektori i bujqësisë, industrisë fasone apo tur operatorëve shprehen se janë në momente kritike për shkak të mungesës së punonjësve.

“Ishte sezoni më i vështirë për mungesën e punonjësve. Pati një numër të madh turistësh të përballuar me një numër të vogël punonjësit. Kjo industri vuajti më shumë pasojat e pandemisë dhe i vuajti largimin e punonjësve nga kjo industri. Patëm një rritje të turistëve edhe në krahasim me vitin 2019. Probleme ka pasur në të gjithë sektorët, jo vetëm në hoteleri, por edhe në tur operatorët, guidat. Pati një ulje në numrin total të punonjësve në të gjitha kategoritë. Tur operatorët kishin punuar me klientelë vetëm të huaj dhe gjatë dy viteve të fundit patën një largimin total të punonjësve”, u shpreh Besnik Vathi, përfaqësues i Tur-Operatorëve Turistikë.

Edvin Prence, kryetar i “Pro-export Albania” u shpreh se situata në industrinë fasone është në moment kritik. Ai theksoi se aktualisht do të punësoheshin brenda një javë 25 mijë persona.

“Situata te fasonët është në një moment kritik. Brenda javës mund të sistemojmë 25 mijë persona. Zonat që janë më kritike përqendrohen në Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier e Shkodër. Ne kemi rritje të kërkesës në vlerë 130%, ndërsa kapacitetet arrijnë në 70-75%. Në këtë situatë kritike që po ndodhemi nuk po pyesim as për eksperiencat e mëparshme, mjafton dëshira për të punuar”, tha Prence. “Bujqësia është sektori që ka ndjeshmërinë më të madhe. Paga e ulët, konkurrenca e ulët, sidomos Greqia tërheq shumë punëtorë në sezone të caktuara. Punonjësit e bujqësisë nuk sigurohen ka një amalgamë që duhet rregullisht. Kanë ndikuar shumë edhe politikat fiskale”, u shpreh Eduart Sharka, ish-kryetar i Sindikatës së Fermerëve të Bashkuar.

 

Pas

Paketa fiskale në Kuvend, ministrja e Financave: Ja pse u rritën gjobat

Para

“Bizneset të lodhura me zyrat e punës”, Drejtori i Agjencisë së Punësimit tregon sa kërkojnë punë

Para
“Bizneset të lodhura me zyrat e punës”, Drejtori i Agjencisë së Punësimit tregon sa kërkojnë punë

“Bizneset të lodhura me zyrat e punës”, Drejtori i Agjencisë së Punësimit tregon sa kërkojnë punë

Të Gjitha

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

nga Fast News
10:43 | 09/06/2025
0

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

nga Fast News
10:42 | 09/06/2025
0

Fëmijët para ekranit: Si po u rrezikohet e ardhmja nga teknologjia?

Fëmijët para ekranit: Si po u rrezikohet e ardhmja nga teknologjia?

nga Fast News
10:39 | 09/06/2025
0

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

nga Fast News
10:36 | 08/06/2025
0

Recent News

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

10:43 | 09/06/2025
Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

Jetë mes pritjes dhe shpresës, puna “në të zezë”, shpresa e vetme e shumë shqiptarëve

10:42 | 09/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar