• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Banka Botërore: Ekonomia shqiptare do të ngadalësohet, duhen reforma

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Banka Botërore: Ekonomia shqiptare do të ngadalësohet, duhen reforma
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ekonomia shqiptare do të ngadalësohet, duke ndjerë efektet e luftës në Ukrainë dhe krizës së çmimeve. Banka Botërore vlerëson në raportin e fundit të Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor se kostot do t”I vuajnë qytetarët dhe kryesisht, më të varfërit.

“Megjithatë, tensionet gjeopolitike mund të shkaktojnë rritje të mëtejshme të inflacionit, probleme në zinxhirët e furnizimit dhe turbullira në tregjet financiare, dhe të gjitha këto mund të zbehin akoma më shumë perspektivat e rritjes ekonomike të Shqipërisë, thuhet në raport. Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe kostove të transportit do të ndikojë negativisht tek qytetarët më të varfër”, theksohet në raport.



Banka Botërore vlerëson se

lufta që po zhvillohet në Ukrainë dhe pasojat e saj në rritjen e shpejtë të çmimeve të energjisë dhe ngadalësimin e rritjes së ekonomisë botërore ka gjasa të kufizojnë ritmet e rritjes ekonomike të Shqipërisë. Pas rritjes së fuqishme të PBB-së në vitin 2021, rritja ekonomike e vendit parashikohet të ngadalësohet në 3.2 për qind në vitin 2022.

“Ekonomia e Shqipërisë u rrit me 6 për qind në tremujorin e parë të vitit 2022, e nxitur nga konsumi privat, eksportet dhe investimet. Tregu i punës shënoi përmirësim dhe papunësia ra në 11.3 për qind. Pas reduktimit të ndjeshëm në vitin 2021, varfëria pritet të vijojë trajektoren rënëse, por presionet rritëse inflacioniste do të ngadalësojnë progresin e arritur kohët e fundit. Në përgjigje të rritjes së çmimeve të ushqimeve, qeveria ka shtuar alokimet buxhetore për mbështetjen e grupeve të cënueshme, të cilat tashmë po përfitojnë nga çmimet e subvencionuara të energjisë elektrike”, theksohet në raport.

Megjithatë, institucioni financiar ndërkombëtar apelon qeverinë që të ndërmarrë politika dhe reforma që nxisin rritjen ekonomike. “Ndërkohë që qeveria po planifikon të vijojë me konsolidimin fiskal, kostot më të rritura në ofrimin e shërbimeve publike mund të krijojnë presione shtesë në rritjen ekonomike, pasi për të garantuar furnizimin me energji nga importet mund të nevojiten më shumë shpenzime. Në periudhën afatmesme, ekonomia shqiptare pritet të rritet me ritme më të ngadalta, në nivele të ngjashme të rritjes me ato para pandemisë”, tha Emanuel Salinas, Menaxher i Bankës Botërore për Shqipërinë. “Këto parashikime varen nga rimëkëmbja e ekonomisë botërore, reformat strukturore të Shqipërisë, si dhe vazhdimi i rrugës së konsolidimit fiskal”.

Në mënyrë të ngjashme me Shqipërinë, performanca e ekonomive të tjera të Ballkanit Perëndimor vijon të ndikohet nga tensionet globale, të cilat po krijojnë probleme të konsiderueshme për rajonin.

“Ndërsa rritja ekonomike në gjysmën e parë të vitit 2022 rezultoi relativisht e fortë, është e qartë se rajoni tashmë po përballet me një situatë të vështirë”, u shpreh Sanja Madzarevic-Sujster, Ekonomiste e Lartë e Bankës Botërore dhe një nga autorët kryesorë të raportit. “Perspektiva e rajonit po rëndohet ndjeshëm nga një kombinim i goditjeve. Kushtet më të shtrënguara të financimit në tregjet ndëkombëtare, ngadalësimi i kërkesës së brendshme dhe të jashtme, si dhe dobësimi i besimit të biznesit dhe konsumatorit sigurisht që do të kenë ndikim në sektorin financiar të rajonit”.

I gjendur përballë goditjeve aktuale, Ballkani Perëndimor duhet t’i japë përparësi politikave mbështetëse për shtresat e cënueshme, duke siguruar që masat të jenë të fokusuara dhe të kufizuara në kohë me qëllim minimizimin e rreziqeve fiskale. Rajoni duhet t’i japë gjithashtu përparësi dhe reformave që nxisin rritjen ekonomike në periudhë afatmesme, dhe me kosto të kufizuar fiskale.

Sipas raportit, reforma të tilla do të përfshinin masa për rritjen e nivelit të konkurrencës në treg, heqjen e barrierave të hyrjes në treg për biznesin, nxitjen e mbajtjes së investitorëve të huaj ekzistues dhe riinvestimeve të tyre, zvogëlimin e barrierave për pjesëmarrjen e femrave në forcën e punës, përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe rritjen e standardeve të qeverisjes, përfshirë dixhitalizimin.

Kriza aktuale thekson gjithashtu rëndësinë e përshpejtimit të tranzicionit të gjelbër në rajon për kalimin nga përdorimi i hidrokarbureve të paqëndrueshme drejt prodhimit më të pastër të energjisë elektrike, si dhe drejt modeleve më të gjelbërta të prodhimit dhe konsumit, thuhet në raport.

Pas

Ujësjellësit rajonalë nisin shlyerjen e 200 milionë eurove borxhe

Para

Zgjedhjet vendore do të zhvillohen më 14 maj

Para
Zgjedhjet vendore do të zhvillohen më 14 maj

Zgjedhjet vendore do të zhvillohen më 14 maj

Të Gjitha

Milionat po hyjnë në sportin e grave/ Pse të gjithë po nxitojnë të investojnë?

Milionat po hyjnë në sportin e grave/ Pse të gjithë po nxitojnë të investojnë?

nga Fast News
08:30 | 13/05/2025
0

3 ide që tingëlluan qesharake…por u kthyen në biznese që tronditën industrinë

3 ide që tingëlluan qesharake…por u kthyen në biznese që tronditën industrinë

nga Fast News
08:00 | 13/05/2025
0

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

nga Fast News
14:14 | 12/05/2025
0

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

nga Fast News
08:23 | 12/05/2025
0

Recent News

Milionat po hyjnë në sportin e grave/ Pse të gjithë po nxitojnë të investojnë?

Milionat po hyjnë në sportin e grave/ Pse të gjithë po nxitojnë të investojnë?

08:30 | 13/05/2025
3 ide që tingëlluan qesharake…por u kthyen në biznese që tronditën industrinë

3 ide që tingëlluan qesharake…por u kthyen në biznese që tronditën industrinë

08:00 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar