• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

2022-i viti i turizmit, hyrjet e të huajve u rritën me 18% në krahasim me para pandeminë

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
2022-i viti i turizmit, hyrjet e të huajve u rritën me 18% në krahasim me para pandeminë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ky vit ka qenë më i mbari për turizmin shqiptar. Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se për periudhën janar-shtator në vend kanë hyrë gjithsej 6.4 milionë shtetas të huaj. Kjo shifër është 32% më e lartë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar dhe 18% më shumë se janar-shtatori i 2019-n, që mbante deri tani rekordin si viti më i mirë turistik, që më pas u ndërpre nga pandemia.

Vetëm në shtator, në vend hynë 761 mijë shtetas, me rritje 54% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe 29% në raport me 9 mujorin e 2019-s.



Sipas INSTAT, 945 e hyrjeve të shtetasve të huaj kishin si qëllim vizitë personale tek të afërm, apo qëllime turistike.

Sipas INSTAT, në Shtator 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 3,8 herë dhe Maqedonia e Veriut me 3,3 herë, krahasuar me Shtator 2021.

Gjatë nëntëmujorit 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 4,0 herë dhe Anglia me 2,0 herë, ndërsa Zvicra ka pasur rritjen më të ulët me 11,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

 

Shqiptarët pushojnë jashtë

Ndërsa janë rritur hyrjet e të huajve në vend, e njëjta tendencë është konstatuar dhe me daljet e shtetasve shqiptarë, që këtë vit nuk kanë pasur kufizime për të udhëtuar jashtë vendit.

Sipas INSTAT, Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Shtator 2022, janë 1.371.621, duke shënuar një rritje me 42,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Shtator 2022 janë 541.216.

Krahasuar me Shtator 2021, ky numër është rritur me 47,6 %.

Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Shtator 2022, janë 830.405. Krahasuar me Shtator 2021, ky numër është rritur me 39,6 %.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë nëntëmujorit 2022, është 4.390.611, duke u rritur 36.2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Preferohen udhëtimet përmes ajrit

Sipas INSTAT, Në nëntëmujorin e vitit 2022, hyrjet dhe daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj sipas mënyrës së udhëtimit paraqiten:

Numri i shtetasve që kanë hyrë:

– Nga pikat ajrore është rritur me 83,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

– Nga pikat detare është rritur me 47,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

– Nga pikat kufitare tokësore është rritur me 25,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i shtetasve që kanë dalë:

¾ Nga pikat ajrore është rritur me 86,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

¾ Nga pikat detare është rritur me 57,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

¾ Nga pikat kufitare tokësore është rritur me 28,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Pas

Rritja e çmimit të energjisë, Enti Rregullator e diskuton sërish të enjten

Para

Paketa fiskale 2023/ Të vetëpunësuarit do të taksohen deri në 23%

Para
Paketa fiskale 2023/ Të vetëpunësuarit do të taksohen deri në 23%

Paketa fiskale 2023/ Të vetëpunësuarit do të taksohen deri në 23%

Të Gjitha

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

nga Fast News
16:06 | 13/05/2025
0

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Recent News

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

16:06 | 13/05/2025
Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar