• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

190 gra nga Nepali dhe Filipinet do vijnë të punojnë në fabrikat fason; Proeksport Albania do propozojë heqjen e vizave

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Biznes
0
190 gra nga Nepali dhe Filipinet do vijnë të punojnë në fabrikat fason; Proeksport Albania do propozojë heqjen e vizave
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

190 gra nga Nepali dhe Filipinet do vijnë të punojnë në fabrikat fason; Proeksport Albania do propozojë heqjen e vizave

Mungesën e fuqisë punëtore, sektori fason vijon të zgjidhë me marrjen e punonjëseve të huaja. Së shpejti 150 gra nga Nepali dhe 40 nga Filipinet me eksperiencë të ngjashme në vendet e tyre pritet të vijnë në Shqipëri.



Sipas Proeksport Albania rezulton se aktualisht sektori fason ka mungesë të theksuar për 20,000 vende të lira pune.

Për shkak të mungesës së fuqisë punëtore Proeksport Albania ka nisur aktivizimin e kontratave për marrjen e punëtorëve nga vendet e treta, Filipine, Nepal dhe Neymar, ku shumica janë të gjinisë femërore për të ruajtur historikun qe ky sektor ka me rreth 98% te punonjësve te përbërë nga gratë.

Për këtë arsye, Proeksport Albania në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Kombëtar të Punës do të propozojë heqjen e vizave me Nepalin, Indinë dhe Filipinet, pasi procedurat për marrjen e punonjësve zgjasin deri në 120 ditë.

Kryetari i Shoqatës Edvin Prençe pohoi për Monitor se punësimi i grave nga Filipinet po rezulton e suksesshme. Prençe shton se për punonjësit konkretisht nga Nepali kontratat janë mundësuar me garancinë e ambasadës së këtij shteti.

“Duke parë mungesën e theksuar për punonjës sezonale dhe vjetorë të sektorit do të propozojmë heqjen e vizave për Nepalin, Indinë dhe Filipine. Procedurat të fillojnë kur punonjësit ndodhet në territorin shqiptar dhe të jenë plotësuar detyrimet ligjore me kontrata specifike.

Kjo procedurë nuk lehtëson detyrimin e punëdhënësit, por përshpejton procedurën në vetvete që zgjasin minimalisht nga 90 deri 100 ditë. Kjo u jep frymëmarrje bizneseve. Lehtëson procedurat për krahun e punës dhe eliminon humbjen e kohës në procedurat burokratike. Nga ana tjetër do të rriten edhe përfitimet e shtetit nga të ardhurat e paguara për sigurimet shoqërore”, pohon ai.

Mungesa e fuqisë punëtore, për shkak të emigracionit të punonjësve vendas, veçanërisht të rinjve ka sjellë që nga bizneset shqiptare të  shihet si zgjidhje e domosdoshme marrja e punëtorëve të huaj.

Por nisma për marrjen e punonjësve të huaj, veçanërisht nga vendet si Bangladesh apo Nepal nuk ka rezultuar e suksesshme për të gjithë sektorët e ekonomisë.

Përfaqësuesi i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve Enri Jahaj pohon se masa ka dështuar, ku sipas tij disa strukturave akomoduese, së fundmi u janë larguar 40 deri 50 punonjës të rekrutuar, pasi Shqipëria po përdoret prej tyre si vend trampolinë për të emigruar drejt Europës. Për të mbushur boshllëkun me punonjës sektori i bareve dhe restoranteve po punëson punonjës nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova, por në shifra shumë të ulëta.

Për drejtuesin e shoqatës Proeksport Albania Edvin Prençe punësimet e grave po rezultojnë më të suksesshme se marrja e burrave, pasi është shumë herë më i vogël risku për largimin e tyre, ndërsa garancia e dhënë nga ambasadat e shteteve përkatëse, për kontratat e rekrutimeve është një element shtesë për moslargimin e tyre.

Kryetari i Proeksport Albania thotë se nisma për të marrë punonjës nga Bagladeshi ka dështuar në rastet kur sipërmarrësit kanë kontraktuar punonjësit nëpërmjet kompanive të tjera dhe jo nëpërmjet shoqatës.

Problematika me mungesën e punëtorisë që ka nisur në 3-4 vitet e fundit, për 2022 është kthyer në shqetësim për ndërmarrjet shqiptare. Vështirësi paraqiten në të gjitha sektorët e ekonomisë. Shkak i numrit të ulët të burimeve njerëzore mbetet emigracioni masiv i të rinjve./Monitor

Pas

Kryeministri i ri britanik, çfarë mund të nënkuptojë Rishi Sunak për kriptomonedhat?

Para

Adidas “heq qafe” Kanye West dhe “Yeezy”. Reperi zyrtarisht nuk është më një miliarder

Para
Adidas “heq qafe” Kanye West dhe “Yeezy”. Reperi zyrtarisht nuk është më një miliarder

Adidas “heq qafe” Kanye West dhe “Yeezy”. Reperi zyrtarisht nuk është më një miliarder

Të Gjitha

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

nga Fast News
14:14 | 12/05/2025
0

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

nga Fast News
08:23 | 12/05/2025
0

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

nga Fast News
08:19 | 12/05/2025
0

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

nga Fast News
08:17 | 12/05/2025
0

Recent News

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

14:14 | 12/05/2025
Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

08:23 | 12/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar