• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

19.9 milionë lekë gjobë për Bankers Petroleum

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Biznes
0
19.9 milionë lekë gjobë për Bankers Petroleum
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gjobë 19.9 milionë lekë për kompaninë Bankers Petroleum. Gjoba është vendosur nga Autoriteti i Konkurrencës për moszbatim të vendimeve të mëparshme Komisionit të Konkurrencës, të vitit 2020 dhe 2021.

Gjatë shqyrtimit të çështjes nga Komisioni i Konkurrencës, rezultoi se ndërmarrja Bankers Petroleum Albania, e cila ka pozitë dominuese në prodhimin e naftës bruto në Republikën e Shqipërisë, nuk ka zbatuar vullnetarisht detyrimin për të aplikuar kushte tregtimi të barabarta për veprime tregtare të njëjta ndaj ndërmarrjeve me të cilat hyn në marrëdhënie kontraktore.



Gjithashtu, Bankers Petroleum Albania nuk ka përmbushur detyrimet e dhëna në lidhje me operacionet hidrokarbure gjatë vitit 2021 dhe periudhës janar – korrik 2022, si dhe për kostot dhe prodhimin e naftës gjatë muajit korrik 2022, pasi të dhënat janë depozituar pas përfundimit të procedurës së monitorimit.

Në vendimin e datës 30 korrik 2020, Autoriteti i Konkurrencës kishte vendosur mbylljen e procedurës së hetimit të thelluar ndaj ndërmarrjes Bankers Petroleum Albania në tregun e prodhimit dhe tregtimit të naftës bruto, por duke vendosur disa detyrime për kompaninë. Konkretisht, nga Bankers kërkohej të aplikonte kushte tregtimi të barabarta për veprime tregtare të njëjta ndaj ndërmarrjeve me të cilat hyn në marrëdhënie kontraktore, të furnizonte ndërmarrjet e përpunimit të naftës bruto në tregun vendas, në respektim të marrëdhënieve kontraktore bazuar në dispozitat e Kodit Civil.

Gjithashtu, Bankers Petroleum Albania duhet të depozitonte pranë Autoritetit të Konkurrencës çdo raportim tremujor mbi kostot e naftës, çdo raportim tremujor mbi prodhimin e naftës dhe operacionet hidrokarbure, si edhe të depozitonte për vlerësim paraprak çdo draft kontratë që do të lidhte me çdo rafineri, për të siguruar përputhshmërinë me kërkesat e ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”. Gjithashtu, AK i rekomandonte Albpetrol dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) kryerjen e parashikimeve të nevojave të tregut vendas për furnizimet e nevojshme me naftë bruto dhe të mbikëqyrte planet e furnizimit të tregut vendas nga ana e Bankers Petroleum Albania LTD.

Vendimi i 22 prillit 2021 e shtyu periudhën e monitorimit të Bankers Petroleum deri në 31 korrik 2022.

Hetimi i Bankers Petroleum në vitin 2020 nisi pas ankesës së kompanive Tosk Energji dhe Al Global Oil, të cilat shfrytëzonin përkatësisht Rafineritë e Ballshit dhe të Fierit, ankesa që lidheshin kryesisht me mosfurnizim në sasinë e nevojshme me naftë bruto nga Bankers.

Në fakt, e vetmja rafineri në vend që përpunonte naftën bruto për prodhim karburantesh, ajo e Ballshit, pas një serie të gjatë dështimesh për t’iu rikthyer funksionimit normal afatgjatë, u demontua dhe u shit për skrap, ndërsa toka ku ndodhet objekti pritet të përdoret nga blerësi për ndërtimin e një parku fotovoltaik. Në një kohë kur çmimet e karburanteve këtë vit kanë arritur nivele rekord, Shqipëria nuk ka një rafineri përpunimi që të shfrytëzojë sasitë e konsiderueshme të naftës bruto që nxirren në vend dhe që, në pjesën dërrmuese, eksportohen

Pas

“Bizneset të lodhura me zyrat e punës”, Drejtori i Agjencisë së Punësimit tregon sa kërkojnë punë

Para

Guvernatori flet për inflacionin e lartë: Prek të varfërit dhe shton pasiguritë

Para
Guvernatori flet për inflacionin e lartë: Prek të varfërit dhe shton pasiguritë

Guvernatori flet për inflacionin e lartë: Prek të varfërit dhe shton pasiguritë

Të Gjitha

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

nga Fast News
14:14 | 12/05/2025
0

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

nga Fast News
08:23 | 12/05/2025
0

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

nga Fast News
08:19 | 12/05/2025
0

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

nga Fast News
08:17 | 12/05/2025
0

Recent News

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

14:14 | 12/05/2025
Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

08:23 | 12/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar