• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
3 years më parë

Kriza ekonomike, qeveria do të japë 52 milionë euro për përballimin e saj

ngaFast News
në Aktualitet, Finance
0
Kriza ekonomike, qeveria do të japë 52 milionë euro për përballimin e saj

Qeveria do të japë 6.1 miliardë lekë për të përballuar krizën ekonomike. Shifra është bërë e ditur nga ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj në komisionin parlamentar të Ekonomisë, ku ëhstë diskutuar për aktin normative të rishikimit të buxhetit. Ajo ka shpjeguar se kjo ndihmë që do të alokohet në formën e paketës së dytë të Rezistencës Sociale do të mbështesë rritjen ekonomike, që për këtë vit pritet të jetë mbi 3.2%.

“Ky akt normativ i përgjigjet krizës së energjisë dhe të çmimeve. Fokusi është akomodimi i mbështetjes për kategoritë. Synimi është shtrirja në kohë e paketës për të përballuar rritjen e çmimeve. Janë 6.1 miliardë lekë që do të përdoren për paketën. Ndërkohë kemi rritur pritshmëritë për të ardhurat dhe kemi ulur pritshmëritë për deficitin buxhetor. Rritja ekonomike për vitin 2022 do të jetë më shumë se 3.2%”, u shpreh Ibrahimaj.

Ministrja e Financave  bëri të ditur se shpenzimet do të rriten me 13 miliardë lekë dhe ato do të fokusohen më së shumti për të përballuar rritjen e çmimeve,  si dhe do  të reduktohet deficiti buxhetor me 17 miliardë lekë.

“Parashikohen masa për të ndihmuar familjet përballë çmimeve, janë parashikuar fonde për kontratat publike. Reduktohet deficiti buxhetor me 17 miliardë lekë, duke e ulur në nivelin e 84 miliardë lekë, deficiti do të jetë sa 4.2% e PBB-së nga 4.5% që ishte. Limiti i huamarrjes është 33 miliardë lekë dhe jo 50 miliardë. Borxhi publik do të jetë 70.1% e PBB-së, por parashikimet janë pjesë e rishikimeve pasi mund të kemi ulje të borxhit nëse kursi vijon i tillë”, ka deklaruar ministrja.

Pas diskutimit në Komisionin parlamentar të Ekonomisë, akti normativ i rishikimit të buxhetit pritet të kalojë për miratim në seancë plenare.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Pas

Frenohet kredia për individët, hera e parë në një vit e gjysmë

Para

Abuzimet me fondet, KLSH zbulon 263 milionë euro dëm nga institucionet

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Sëmundjet rriten, fondet për shëndetësinë ulen në vlerë dhe në përqindje të PBB-së deri më 2028

Sëmundjet rriten, fondet për shëndetësinë ulen në vlerë dhe në përqindje të PBB-së deri më 2028

nga Fast News
15:30 | 30/12/2025
0

Beyoncé shpallet miliardere nga Forbes

Beyoncé shpallet miliardere nga Forbes

nga Fast News
15:00 | 30/12/2025
0

OSHEE, me inteligjencë artificiale – Tender 98.65 mln lekë për ngritjen e platformës, synohet ulja e gabimeve dhe saktësi në analiza

OSHEE, me inteligjencë artificiale – Tender 98.65 mln lekë për ngritjen e platformës, synohet ulja e gabimeve dhe saktësi në analiza

nga Fast News
14:30 | 30/12/2025
0

Njihuni me arritjen shkencore të vitit

Njihuni me arritjen shkencore të vitit

nga Fast News
14:00 | 30/12/2025
0

Para
Abuzimet me fondet, KLSH zbulon 263 milionë euro dëm nga institucionet

Abuzimet me fondet, KLSH zbulon 263 milionë euro dëm nga institucionet

Recent News

Sëmundjet rriten, fondet për shëndetësinë ulen në vlerë dhe në përqindje të PBB-së deri më 2028

Sëmundjet rriten, fondet për shëndetësinë ulen në vlerë dhe në përqindje të PBB-së deri më 2028

15:30 | 30/12/2025
Beyoncé shpallet miliardere nga Forbes

Beyoncé shpallet miliardere nga Forbes

15:00 | 30/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar