• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Inflacioni zhvlerëson rritjen e pagave, zero të ardhura shtesë për familjet

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Inflacioni zhvlerëson rritjen e pagave, zero të ardhura shtesë për familjet
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Rritja e ndjeshme e çmimeve ka zhvlerësuar rritjen e pagave të konstatuar në tremujorin e dytë të këtij viti. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë gjatë tremujorit të dytë 2022, është 60.666 lekë, duke u rritur me 7,0 % krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.  Në të njëjtën periudhë inflacioni mesatar ishte 6.8%, sipas INSTAT (6.2% në prill, 6.7% në maj dhe 7.4% në qershor), çka bën që rritja reale e pagave të ketë qenë pothuajse zero në të njëjtën periudhë. Ndërkohë që në korrik dhe gusht, inflacioni u rrit më tej, duke kapërcyer në 7.5% dhe 8% dhe duke qenë më i lartë se rritja e pagave të tremujorit të dytë.

Nga ana tjetër, vlen të përmendet se rritja e pagave mund të reflektojë edhe formalizimin që është bërë në këtë sektor, pas aksionit të tatimeve që nisi pasi u bë publike databasa e të dhënave të pagave, ku u konstatua edhe informalitet i lartë.

Profesionet që paguhen më shumë

Instituti i Statistikave konstaton se sektori financiar ka pagat më të larta. Sipas INSTAT, gjatë tremujorit të dytë 2022, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në sektorin e Aktiviteteve financiare dhe të sigurimit është 2.16 herë më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grup-aktivitetin e “Bujqësi, pyje dhe peshkim” është 34 % më e ulët.



Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të dytë 2022 paga mesatare bruto për aktivitetin e Ndërtimit, ka rritjen më të madhe prej 13,4 %, ndërsa rritjen më të vogël e ka grup-aktiviteti i Administratës publike dhe mbrojtjes; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale prej 0,1 %.

Gjatë tremujorit të dytë 2022, paga mesatare mujore bruto, për një të punësuar në grup-profesionin e menaxherëve, ligjvënësve, nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë është 68.4 % më e lartë sesa mesatarja në nivel kombëtar, ndërsa në grupin e Punëtorëve (Profesione elementare) është 36.3 % më e ulët.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të dytë 2022, paga mesatare mujore bruto për grup-profesionin e Punonjës të montimit dhe përdorimit të makinerive dhe pajisjeve ka rritjen më të madhe prej 14.8 %, ndërsa rritjen më të vogël e ka grup-profesioni i Forcave të Armatosura prej 0.2 %.

Pas

5 arsye pse tatimet mund t’ju kontrollojnë ju

Para

Papunësia ulet tek burrat, rritet tek gratë dhe të rinjtë

Para
Papunësia ulet tek burrat, rritet tek gratë dhe të rinjtë

Papunësia ulet tek burrat, rritet tek gratë dhe të rinjtë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Euro në pikiatë? BSH do të tërheqë nga tregu deri në 450 milionë euro, ja kur do të ndërhyjë

Euro në pikiatë? BSH do të tërheqë nga tregu deri në 450 milionë euro, ja kur do të ndërhyjë

nga Fast News
13:41 | 22/12/2025
0

Inteligjenca Artificiale shpallet “Njeriu i vitit”! – Revista “Time” vlerëson arkitektët e teknologjisë inovatore

Inteligjenca Artificiale shpallet “Njeriu i vitit”! – Revista “Time” vlerëson arkitektët e teknologjisë inovatore

nga Fast News
12:56 | 21/12/2025
0

Zbulim i mahnitshëm: Bletët ngritën folenë në dhëmbët e kafshëve të zhdukura

Zbulim i mahnitshëm: Bletët ngritën folenë në dhëmbët e kafshëve të zhdukura

nga Fast News
12:30 | 21/12/2025
0

Çmimi për prodhuesit e energjisë – Vendimi për vitin 2026, shteti do ua blejë me 10 lekë/kWh

Çmimi për prodhuesit e energjisë – Vendimi për vitin 2026, shteti do ua blejë me 10 lekë/kWh

nga Fast News
12:00 | 21/12/2025
0

Recent News

Euro në pikiatë? BSH do të tërheqë nga tregu deri në 450 milionë euro, ja kur do të ndërhyjë

Euro në pikiatë? BSH do të tërheqë nga tregu deri në 450 milionë euro, ja kur do të ndërhyjë

13:41 | 22/12/2025
Inteligjenca Artificiale shpallet “Njeriu i vitit”! – Revista “Time” vlerëson arkitektët e teknologjisë inovatore

Inteligjenca Artificiale shpallet “Njeriu i vitit”! – Revista “Time” vlerëson arkitektët e teknologjisë inovatore

12:56 | 21/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar