• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Bilanci i turizmit për këtë vit, Rama i kënaqur: Sektori jep 17% të GDP-së

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Bilanci i turizmit për këtë vit, Rama i kënaqur: Sektori jep 17% të GDP-së
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria bën bilancin e sezonit turistik që u mbyll. Sipas kryeministrit Rama, ky sektor ka ardhur duke u zhvilluar dhe tregues për këtë është kontributi në ekonomi, ku nga 4% që vitin 2013 në 15% të Prodhimit të Brendshëm Bruto këtë vit. Kreu i qeverisë i prezantoi shifrat gjatë një konference me ministret e Turizmit dhe Financave, si dhe kryebashkiaken e Durrësit, qytet që sipas të dhënave të INSTAT rezultoi më i frekuentuari këtë sezon turistik.

“Kemi pasur një diversifikim shumë domethënës të fashave nga Veriu në Jug, falë edhe investimeve të mirëmenduara që janë edhe pikat më tërheqëse të Veriut sidomos një turizëm që ka sjellë disa vizitorë në disa qytete. Kjo shikohet edhe nga hotelet që kanë qenë plot e për plot dhe në rrugë digjitale. Turizmi ishte rreth 4% kur ne e morëm drejtimin e vendit. Kemi qenë një vend pa turizëm. Sot është 17% në Prodhimin Kombëtar. Kemi qenë një vend dhe kjo gjë ka vazhduar prej disa vitesh që bëhej lajm për pisllëkun që dilnim në mediat e huaja si një vend pis i ndotur. Kemi pasur një nga gangrenat më të mëdha të Shqipërisë. Fushën e plehrave të Durrësit e cila bënte lajm çdo verë. Në gjithë mediat që shkruajnë për turizmin Shqipëri e nxjerrë kokën”, deklaroi Rama.





Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj shpjegoi se qarkullimi i të ardhurave në sektorin e turizmit është rritur me 30% gjatë muajve qershor-gusht, ndërsa punësimi është rritur me 4 % krahasuar me një vit më parë.

“Që në vitin 2021 kontributi i turizmit në GDP e vendit rezultoi 7.5%, pra vetëm ato struktura që lidhen ngushtësisht dhe drejtpërdrejt me turizmin, pra hotelet, restorantet, agjencitë e udhëtimit apo kompanitë e dhënieve me qira të shtepive dhe makinave.

Kontributi i atyre sektorëve që lidhen indirekt, kontribuojnë në turizëm, si sektorët e transportit, të investimeve në strukturë turistike, në ndërtime hotelesh, në ndërtim rrugësh, në ndërtime marinash etj., të ardhurat shkojnë në 17.5%. 10 vite më parë kontributi ishte 3-5%, ndërsa në 2021 ishte 17.5%. Këtë vit, vetëm në qershor-gusht kemi pasur një rritje të qarkullimit të këtij sektori me 30%. Ka pasur qytete me rritje më të lartë Saranda dhe Durrësi, por të gjitha qytetet kanë pasur një rritje të qarkullimit mbi 28%. Rritje e punësimit të turizmit me 4% krahasuar me vitin e kaluar, që tregon se kapacitetet janë rritur, numri i bizneseve është rritur, që numri i net-qëndrimeve, i shfrytëzimit të kapaciteteve është rritur, pra tregon një ecuri shumë pozitive”, u shpreh Ibrahimaj.

Sa i përket vizitorëve të huaj gjatë vitit 2022, rritjen më të ndjeshme e kanë shënuar turistët nga Gjermania dhe Italia, me rritje përkatësisht me 60 dhe 85%.

Pas

Si të silleni në 3 muajt e parë të punës

Para

Shqiptarët shpenzuan gjatë vitit pandemik për blerjen e pronave jashtë 541 milionë euro

Para
Shqiptarët shpenzuan gjatë vitit pandemik për blerjen e pronave jashtë 541 milionë euro

Shqiptarët shpenzuan gjatë vitit pandemik për blerjen e pronave jashtë 541 milionë euro

Të Gjitha

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

nga Fast News
10:36 | 08/06/2025
0

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

nga Fast News
10:33 | 08/06/2025
0

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

nga Fast News
16:06 | 07/06/2025
0

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

nga Fast News
16:04 | 07/06/2025
0

Recent News

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

10:36 | 08/06/2025
Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

10:33 | 08/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar