• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Alarmi i KLSH/ Skema e pensioneve e varur nga buxheti, bie numri i kontribuesve

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Biznes
0
Alarmi i KLSH/ Skema e pensioneve e varur nga buxheti, bie numri i kontribuesve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

 

Nga buxheti i shtetit po jepen gjithmonë e më shumë para për të mbështetur skemën e pensioneve. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dhënë alarmin për këtë dukuri, që reflekton rritjen e numrit të përfituesve të skemës (pensionistëve) dhe uljen e numrit të kontribuersve. E thënë ndryshe, ata që paguajnë sigurime shoqërore. Pas përfundimit të auditit në Institutin e Sigurimeve Shoqërore për aktivitetin e vitit të shkuar, KLSH evidneton se tendencat negative vijojnë të mbeten të qarta në këtë skemë ku mbështetja buxhetore mbetet kyçe.



“Nga auditimi ka rezultuar se mungon Strategjia për zhvillimin e sistemit të sigurimeve shoqërore në periudhë afatmesme dhe afat-gjatë; legjislacioni përkatës është shoqëruar me ndryshime të shumta (deri më tani 22 herë) pa arritur reformimin e sistemit dhe zgjidhjen e problematikave të tij: financimi buxhetor ka ardhur duke u rritur nga viti në vit; ka një rritje të ngadaltë dhe të ulët të numrit të kontribuuesve, dhe kjo kryesisht në sektorin publik, ndërsa është në ulje numri i të siguruarve të vetëpunësuar në bujqësi; ka tendencë në rritje numri i përfituesve (pensionistëve), duke e mbajtur shkallën e vartësisë së sistemit në nivele të ulëta 1 kontribuues për 1.42 përfitues” theksohet në raport.

Gjithashtu, KLSH evidenton se shkalla e zëvendësimit (pension mesatar/kontribute mesatare) është shumë e ulët, duke nxitur informalitetin në këtë drejtim. Megjithëse niveli i kontributeve nuk ka ndryshuar për një kohë të gjatë, paga minimale dhe maksimale që nga viti 2014 janë rritur përkatësisht me rreth 65 % dhe 45 %, duke sjellë për pasojë që rritja e të ardhurave kontributeve të jetë kryesisht nga rritja e pagës sipas KLSH.

“Krahasuar edhe me vendet e rajonit, vijon të ketë një nivel të ulët të ardhurave nga kontributet shoqërore në raport me prodhimin e brendshëm bruto prej 5.4 % në vitin 2021. Ka një numër të konsiderueshëm të subjekteve debitorë prej 103,628 njësi (kryesisht të biznesit të vogël rreth 75 %), duke shkaktuar pasoja këtyre kontribuuesve në përfitimin e pensioneve edhe ndryshimet e gjëra të ligjit në 2014 nuk i kanë dhënë zgjidhje problematikave të skemës së sigurimeve shoqërore në vendin tone”, theksohet në raport.

Në kushtet aktuale KLSH ka rekomanduar që Instituti i Sigurimeve Shoqërore në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë të hartojë Strategjinë e zhvillimit të sistemit të sigurimeve shoqërore, me qëllim arritjen e konsolidimit të skemës, si dhe të mundësojë rritjen e performances nëpërmjet një reforme të qëndrueshme që i përgjigjet problematikave të sistemit të sigurimeve shoqërore.

Sipas të dhënave të raportit, aktualisht ka një numër të konsiderueshëm subjektesh që nuk paguajnë sigurimet. Janë gjithsej 103.628 debitorë, kryesisht të biznesit të vogël, me një vlerë prej 1.4 miliardë lekësh, duke shkaktuar pasoja këtyre kontribuuesve në përfitimin e pensioneve. Ndërkohë që mumri i përfituesve të pensioneve të pleqërisë, invaliditetit dhe familjarë për vitin e kaluar vlerësohej në 673.542 pensionistë, me një rritje prej 7.975 personash.

Pas

Open Balkan/ Vuçiç komenton marrëveshjen e eksporteve, Maqedonia e Veriut e shqetësuar për energjinë

Para

Dixhitalimi i bizneseve, çelet gara për grantet

Para
Dixhitalimi i bizneseve, çelet gara për grantet

Dixhitalimi i bizneseve, çelet gara për grantet

Të Gjitha

“Hidh hapin tënd”, paga 1 deri në 3 mijë euro, kërkohen punonjës në shumë sektorë

“Hidh hapin tënd”, paga 1 deri në 3 mijë euro, kërkohen punonjës në shumë sektorë

nga Fast News
10:00 | 09/05/2025
0

Burger në 27 sekonda? Robotët po transformojnë fast food-in në Kaliforni!

Burger në 27 sekonda? Robotët po transformojnë fast food-in në Kaliforni!

nga Fast News
09:30 | 09/05/2025
0

Harrojeni Marrakeshin! Ky qytet i pazbuluar në Marok është më i lirë, më i qetë dhe 10 herë më autentik

Harrojeni Marrakeshin! Ky qytet i pazbuluar në Marok është më i lirë, më i qetë dhe 10 herë më autentik

nga Fast News
09:00 | 09/05/2025
0

10 cilësitë e një punonjësi të keq!

10 cilësitë e një punonjësi të keq!

nga Fast News
08:30 | 09/05/2025
0

Recent News

“Hidh hapin tënd”, paga 1 deri në 3 mijë euro, kërkohen punonjës në shumë sektorë

“Hidh hapin tënd”, paga 1 deri në 3 mijë euro, kërkohen punonjës në shumë sektorë

10:00 | 09/05/2025
Burger në 27 sekonda? Robotët po transformojnë fast food-in në Kaliforni!

Burger në 27 sekonda? Robotët po transformojnë fast food-in në Kaliforni!

09:30 | 09/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar